Author: tirana

Mbrëmjen e së dielës ka shpërthyer një sasi tritoli në një hotel në Sarandë. Sipas policisë, sasia e tritolit është vendosur në hotelin në pronësi të N.Y.. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve.

Read More

Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emannuel Macron, mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës “Eiffel”. Macron mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy). Fillimisht ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit, duke u shtrënguar duart. Në fjalën e tij, Macron falenderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën. “Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua”, tha ai dhe shtoi: “Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por President i të gjithëve”. “Unë u them atyre që votuan për të djathtën…

Read More

Koronavirusi i zgjatur është kthyer tashmë në fokusin e studiuesve të cilët po analizojnë të dhënat që po arrijnë nga pacientët e shtruar në spitale. Sipas një studimi britanik rezulto se vetëm një në katër pacientë me Covid-19 u shërua plotësisht brenda një viti nga shtrimi në spital, ku ndër të tjera paralajmërohet se Covid-i afatgjatë mund të bëhet një gjendje e zakonshme. Studimi, i paraqitur në Konferencën Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (EÇMID) dhe i publikuar në The Lancet Respiratory Medicine, përdori të dhëna nga pacientë të rritur të shtruar në 39 spitale në Mbretërinë e Bashkuar…

Read More

Një burrë i përshkruar me probleme mendore ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë, kanë thënë zyrtarët të dielën. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në llogarinë e tij në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin. Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Read More

Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje. Në pranga ra E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura. Vajzat ishin të moshës 15 dhe 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Një 18 vjeçare në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët. Denoncimi është bërë nga nëna e saj M. L., 48 vjeçe e cila u ka thënë bluve se e bija nuk është kthyer në banesë. “Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, ka njoftuar policia. Ndërkohë një 31-vjeçar është vënë nën hetim nga uniformat blu pasi ka përndjekur dy…

Read More

Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai. Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë . Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit Ermal Mucolli. I nevrikosur, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet. Polici duket i shtirë për tokë nga kamera e sigurisë së një biznesni. Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për tu…

Read More

Një 30-vjeçar me iniciale Q.K. nga Kamenica, Kosovë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim të disa personave të ndryshëm të cilëve u kishte marrë shuma të ndryshme parash. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “mysafiri” është provuar se 30-vjeçari kishte përfituar 135 mijë euro nga një shtetase duke thënë se do i investonte në Call Center. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Konflikti i brendshëm i PD është thelluar me zhvillimin e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve nga ana Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga grupi i ish-kryeministrit Saliu Berisha, pa marrë “miratimin” e palës tjetër, që janë mbështetësit e kryetarit të Komanduar të partisë Enkelejd Alibeajt. Bashkim Gjeleshi ka shkuar sot të votojë për kryetarin e ri të PD në Bulqizë, por nuk ka figuruar në listën e votuesve. I zhgënjyer ai shprehet se është me 3 tesera partie pasi është anëtar i PD që në 91. “Që në 91 jam anëtar i PD. Kam marrë pjesë masivisht në çdo mbledhje…

Read More

Suedia është duke hetuar një ngjarje e cila është kthyer në një shqetësim të madh për vendin, ku kamionë të mbushur me celularë dhe laptopë, vidhen dhe më pas shiten në vendet e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri, Serbi dhe Kroaci. Në shkurt të vitit 2021, një kamion nga Evropa Juglindore u ngarkua me telefona celularë që ishin vjedhur nga kamionët suedezë. Disa ditë më vonë, policia zbulon se si telefonat celularë përdoren në Kroaci, Serbi dhe Shqipëri. Sipas policisë suedeze, dëmi i kësaj vjedhjeje shkon deri në 600 milionë SEK ose përafërsisht 58 mln euro në vit. Një muaj më…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke folur për A2CNN bëri një analizë të situatës aktuale brenda Partisë Demokratike. “Situata është toksike, nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit. Komunikoj me shumë nga deputetet, rri me ta, përfshirë dhe me zotin Basha, por edhe me Doktorin, është familja ime politike”, tregoi Halimi. Sipas tij, “bashkimi ndodh duke parë me sy realitetin që ndodh. Do t’i thoja të gjithë anëtarëve që të shikojnë realitetin me sy dhe t’i flasin anëtarëve të thjeshtë demokratë, duke i parë në sy, mos të jetojmë në realitete imagjinare ”. Duke mos hyrë në çështjet ligjore brenda Partisë,…

Read More

Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli, teksa presidenti i shtetit Volodymyr Zelensky, është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin. Duke qëndruar brenda Katedrales Shën Sofia në Kiev, Zelensky ka thënë përmes një video-incizimi se Ukraina do të tejkalojë errësirën që e ka sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë në këtë shtet. “Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë…

Read More