Author: tirana

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron për fitoren e zgjedhjeve në Francë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se rizgjedhja e Macron në krye të shtetit është një fitore për Francën dhe Europën, ndërsa e cilësoi rivalen e tij Marine Le Pen, si një ekstremiste pro Putin. Postimi i Sali Berishës: Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen! Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte. Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij…

Read More

Nga Hasan PASHA Një vit më parë u mbajtën zgjedhjet politike të 25 prillit. Socialistët fituan një mandat të tretë qeverisës. Edhe në Bashkinë Mat Partia Socialiste fitoi me rezultat bindës. E mundi kundërshtarin me 1001 vota më shumë. Ky rezultat në asnjë moment nuk është konsideruar nga të zgjedhurit vendorë në bashki dhe PS-ja si triumf, si mundësi për të sunduar pakicën, si fitore për t’u majmur me taksat e qytetarëve apo fondet publike. PS Mat prej vitesh është fituese e garave elektorale për disa arësye. Para zgjedhjeve ka një organizim kapilar të të gjitha strukturave nga organizata socialiste…

Read More

Një nga vetitë më të panjohura dhe më të nënvlerësuara të një motori makine është ajo e ndërprerjes, përdorimi i të cilit mund të reduktojë ndjeshëm konsumin e karburantit. Konsumi i karburantit të një makine ndikohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Më të rëndësishmet prej tyre janë kushtet tona të drejtimit dhe zakonet e drejtimit , pasi ato ndikojnë shumë në rezultatin përfundimtar. Duke u fokusuar, pra, në mënyrat se si mund të zvogëlojmë konsumin e karburantit, duke maksimizuar efikasitetin e makinës sonë, ia vlen të provojmë, për ta çuar konsumin e motorit ne nivele të ulta. Kjo ndodh kur…

Read More

Rizgjedhja e Emmanuel Macron duhet kuptuar edhe si një përgjigje e demokracisë ndaj sulmit të Rusisë kundër Europës dhe porosi për zhvillimin e mëtejshëm të projektit europian, shkruan Frank Hofmann për Deutsche Welle. Rezultati për habi është shumë i qartë: Gati 60% e francezëve vendosën sërish për Emmanuel Macron, por sidomos ata i treguan kufirin konkurrentes radikale të djathtë, Marine Le Pen që fitoi pak më shumë se 40% të votave. Por Le Pen do të mbetet në politikë, dhe me këtë edhe kërkesat, që Franca të dalë nga NATO dhe Bashkimi Europian të bllokohet. Në qershor rizgjidhet parlamenti francez.…

Read More

Instituti i Teknologjisë i Masaçusets (MIT) në Boston, SHBA ka përpiluar një listë me 10 teknologji dhe inovacione, të cilat mund të kenë një ndikim pak a shumë të rëndësishëm në jetën tonë në muajt e ardhshëm. Ja cilat janë ato: 1. Fundi i përdorimit të fjalëkalimeveNe i kemi përdorur ato për më shumë se 20 vjet. Kemi dhjetëra apo edhe qindra prej tyre:vargje tekstesh pak a shumë komplekse, që kanë për detyrë të mbrojnë jetën tonë në internet. Ne i besojmë fjalëkalimeve për të hyrë në smartfonin tonë, fotografitë, rrjetet sociale, llogaritë bankare rrjedhëse në banka. Por ekzistenca e…

Read More

Prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve deri në vitin 2030, thotë një studim i fundit i Fondacionit të Trajnimeve Europiane. Studimi vë në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor, por sidomos Shqipëria do të përballet me një krize të tregut të punës, që po krijohet në mënyre specifike nga emigracioni i lartë i moshave të reja. Studimi vuri në dukje se, brenda periudhës së projeksionit 2020–2030, rezultatet e skenarit bazë tregojnë se, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga shpërthim me eksploziv në katin e parë të një hoteli në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë. “Në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive”. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Hoteli ka qenë në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit i vrarë në 2001 në Spanjë. Mësohet se Yzeiri nga Fieri u ekzekutua barbarisht me prerje koke në Spanjë atë kohë.

Read More

Nga Ylli Tabaku Pjesa e tretëPublikohen kujtimet e ish-të burgosurit dhe internuarit politik, Ylli Tabaku, me origjinë nga Tirana, pinjoll i një prej familjeve të pasura të kryeqytetit, ku babai i tij, Ramazan Tabaku, pasi kishte dhënë ndihma dhe shuma të mëdha financiare për çetën e Pezës gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, pas mbarimit të Luftës, për kontributin e dhënë, u emërua si Kryetar i Entit të Grumbullimeve dhe në 1947-ën, u dënua me burg të përjetshëm në gjyqin e “Grupit të Deputetëve”, gjë e cila kishte ardhur pas një debati që ai kishte bërë me Enver Hoxhën te Hotel…

Read More

Ditën e sotme, moti do të jetë i kthjellët me pak vranësira në pjesën e parë të ditës. Ndërkohë kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me reshje shiu në skajin verior dhe në juglindje të Shqipërisë, ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë…

Read More

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një godinë biznesi në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, sot në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Sqarim i Policisë Tiranë – Në lidhje me pretendimet e shtetasit të arrestuar A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Më datë 14.04.2022, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, i dënuar më parë për vjedhje, informacion i dhënë dhe për mediat e publikun. Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte…

Read More

Dashi Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe nëse keni arsye për t’u ndjerë krenarë, mos e shprehni dhe mos e teproni. Ka gjasa që të rritet numri i personave që ju kanë zili dhe kjo do t’ju përballë me disa vështirësi. Demi Demat duhet të përpiqen të mos konfliktohen me askënd. Mësohuni të eliminoni paqësisht situata të tilla. Ky do të jetë edhe çelësi i ekuilibrit tuaj emocional. Është dita e duhur për të bërë disa riparime në shtëpi. Shmangni udhëtimet e gjata dhe mjekimet e tepërta. Binjakët Binjakët do të kenë vështirësi në komunikim. Ka…

Read More