Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për krimin e mashtrimit. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë në Durrës bënë të mundur kapjen e 53-vjeçarit Arben Kupi, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për këtë shtetas e cila e ka dënuar, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim”.
Author: tirana
DEMI Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të arsyetoni më mirë lidhur me disa strategji që keni ndjekur në të kaluarën dhe që tani duhet të modifikohen. Këshillohet që të mos tregoheni kokëfortë, por të jeni më shumë pjesëmarrës, pasi horoskopi i kësaj dite hap një periudhë të rëndësishme, sa i takon një projekti të ri. PESHORJA Kjo është një periudhë shumë e mirë për të zgjeruar rrjetin miqësor dhe për të bërë njohje të reja. Megjithatë nuk duhet të lini pas dore disa aspekte të jetës tuaj sentimentale, të cilat mund të minojnë stabilitetin e një…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës. Teksa ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij Ajola dhe djalin e tyre të vogël Kajan, Veliaj shkruan: “Gëzuar e bekime nga familja jonë e vogël për familjen e madhe të Tiranës sonë! Në një muaj janë bashkuar gjithë festat e besimeve tona, thuajse si një mesazh që të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë! Bashke ❤️ TiranaEYC2022 🇦🇱”. Gezuar e bekime nga familja jone e vogel, per familjen e madhe te…
Një 15-vjeçare e cila ishte zhdukur që prej fillimit të kësaj jave është gjetur nga policia greke. Adoleshentja Fotini Giannopoulou ishte arratisur bashkë me një 22 vjeçar nga Shqipëria pasi e kishte njohur në Instagram. “Jam grindur sërish me prindërit dhe dua të largohem”, kështu i është shprehur Fotinija shoqes së saj 17 vjeçare, përpara se të largohej nga shtëpia. Menjëherë pasi ishte larguar nga shtëpia, Fotini ka zhvilluar biseda online me një 22-vjeçar nga Shqipëria por edhe me shoqen e saj 17-vjeçare, të cilën e ka takuar në stacionin e metrosë në Anthoupolis. “Të presim dhe të shohim”, thuhet…
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar me 14 kilogramë kokainë në Itali. Sipas burimeve, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në autostradën e Parmës. Ai qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Leço-s. 31-vjeçari ishte në ndjekje prej kohësh nga autoritetet dhe është kapur në autostradë pasi në makinë i janë gjetur 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako. Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë. 30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma. Nëse…
Rita Ora ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare ku kryesisht gatuhen ushqime tradicionale shqiptare. Artistja ka postuar së fundmi disa video në rrjetet sociale ku tregon për ndjekësit e saj se si mund të bëhet një byrek me spinaq apo taratori. Këto dy specialitete Rita duket se i pëlqen shumë teksa ka zbuluar dhe recetën se si përgatiten. Në një video në “Tik Tok”, këngëtarja e hitit “R.I.P” ka vendosur në sfond melodinë e “Valles së Rugovës” (remix) teksa tregon për fansat ingredientën që duhen dhe si bëhet. @ritaora How…
Ushtria ruse në Ukrainë është parë së fundmi të krijojë automjete të super-blinduara në stilin e filmit legjendar apokaliptik ‘Mad Max; Fury Road’ teksa përballen me mjetet portative anti-tank të ushtrisë së Ukrainës. Pamje nga zona të ndryshme të vendit të shkatërruar nga lufta duket se tregojnë ushtarët e Putin që përshtasin mjetet e tyre me shtresa mbrojtjeje shtesë teksa avancojnë në pushtimin e tyre. Dhe në fakt observuesit tregojnë se modifikimet janë shumë të ngjashme me ato në makinat e filmit legjendar post-apokaliptik Mad Max. Një foto tregon kamionin ushtarak që është veshur me një mburojë të blinduar në…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, e cila pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Pagjumësia është shumë e dëmshme për sistemin kardiovaskular. Dhe nga statistikat 50% e personave që kanë probleme me zemrën vuajnë pikërisht nga shqetësime që lidhen më një pushim të mirë gjatë natës. Pra mungesa apo çrregullimet e gjumit sjellin një sërë shqetësimesh jo vetëm në anën fizike, psikologjike, ndikojnë në marrëdhëniet shoqërore, në lëkurë, por kompromentojnë edhe shëndetin e zemrës, duke rrezikuar seriozisht jetën. Këtë e vërteton edhe një studim i fundit i kryer nga universiteti i Oslos, ku kërkuesit shkencorë kanë monitoruar për më tepër se një vit e gjysmë rreth 1050 pacientë. Në konkluzionin e kërkimit problemet e…
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e tretë të saj duke bërë që vendi të rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të. Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur, qytete të kthyera në gërmadha. Forcat pushtuese akuzohen për krime lufte pasi bombarduan maternitetet dhe civilët ukrainas. E megjithatë Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë e Zelenskyt. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh. Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t’i rezistojë ende Ukraina ato? A munden…
Zgjedhjet e përcaktuara për t’u mbajtur ditën e sotme për kreun e ri të PD-së në Bulqizë, janë shtyrë në një afat të papërcaktuar. Shkak janë bërë përplasjet mes kandidatëve për numrin e anëtarëve në lista. Më herët u publikua lajmise kandidati Fatos Hoxha kishte deklaruar se në lista ishin shtuar rreth 500 anëtarë më shumë se ç’ishin në dhjetor. Kjo ka bërë që Komisioni për Organizimin e zgjedhjeve të marrë vendimin e shtyrjes së datës së votimeve për kreun e PD-së në Bulqizë.