Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mat: 1001 vota më shumë se PD-ja, përgjegjësi dhe mundësi për fitore të tjera

09:36 / April 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
278800853 474124411160392 2330965087880997855 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan PASHA

Një vit më parë u mbajtën zgjedhjet politike të 25 prillit. Socialistët fituan një mandat të tretë qeverisës. Edhe në Bashkinë Mat Partia Socialiste fitoi me rezultat bindës. E mundi kundërshtarin me 1001 vota më shumë. Ky rezultat në asnjë moment nuk është konsideruar nga të zgjedhurit vendorë në bashki dhe PS-ja si triumf, si mundësi për të sunduar pakicën, si fitore për t’u majmur me taksat e qytetarëve apo fondet publike.

PS Mat prej vitesh është fituese e garave elektorale për disa arësye. Para zgjedhjeve ka një organizim kapilar të të gjitha strukturave nga organizata socialiste në Asamblenë e Bashkisë. Sakaq, kur zgjedhjet mbyllen, e rezultatet çertifikohen, socialistët ulen në tryezë dhe analizojnë punën e strukturave të partisë, të drejtuesve të institucioneve, të deleguarve për çdo Njësi Administrative, të çdo antari partie.Merren përgjegjësi dhe masa konkrete.

Fushata e zgjedhjeve të fundit ishte e ndryshme nga të tjerat. Pandemia na detyroi të organizonim takime të shumta me grupe të vogla njerëzish. Nuk folëm për politikat e mëdha. Kryebashkiaku Agron Malaj ishte në krye të fushatës për t’u treguar zgjedhësve çfarë është bërë mirë në Bashkinë e Matit pas zgjedhjes së tij dhe dha garanci për investime të mëdha në ujësjellësa, infrastrukturë, lulishte, objekte social-kulturore, terrene sportive, etj.

Në zgjedhjet e fundit politike në Bashkinë e Matit votuan 15.114 votues dhe u vlerësuan të vlefshme 14.248 vota. 886 zgjedhës gabuan në shprehjen e vullnetit të tyre. Ne socialistët kemi dyshimet tona se shumica e këtyre zgjedhësve votuan në fletën e votimit nr.2 dhe 12 (kandidatin dhe subjektin). Është përgjegjësi e të gjitha strukturave tona që nuk i “edukuam” si duhet votuesit, ndryshe fitorja e PS-së do të ishte më e thellë.

Partia Socialiste Mat fitoi me 25 Prill 2021, 7.158 vota, dhe Partia Demokratike 6.157 vota. Fituam 1001 vota më shumë se opozita reale e kohës dhe rezultuam si Asambleja më e suksesshme në Veri të vendit, me 51 % të votave. E gjithë opozita e bashkuar fitoi 43 % të votave, ose 8 % më pak se PS.

Në qytetin e Burrelit PS fitoi 1040 vota më shumë se PD-ja. Falë punës së shtabeve elektorale në çdo organizatë, Këshill Socialist në NJA, të deleguarve, patronazhistëve në Mat nuk ka më bastione të PD-së. OS-të e Burrelit janë përherë në “garë” se cila prej tyre fiton me rezultatin më bindës. Ndërkohë ne arritëm fitore domethënëvse në Lis, Muzhakë, Dukagjin, Bushkash, Urakë e gjetkë.

Qeverisja e Kryeministrit Rama e bëri më të lehtë, më të suksesshme, me resultative fushatën tonë politike. Me të drejtë jemi krenuar me arritjet e qeverisjes socialiste në çdo pjesë të territorit, kuptohet edhe në Mat.

Puna, përkushtimi, komunikimi i Kryetarit të Bashkisë Agron Malaj e ka rritur Partinë Socialiste në këtë njësi vendore. Kudo, në fshatra e qytete zgjedhësit shprehen publikisht se do të votojnë PS-në, se kryebashkiaku ka punuar për rritjen e jetesës së qytetarëve matjanë.

Zgjedhjet lokale janë përballja e radhës me subjektet e mbetura në vend. Socialistët tashmë nuk janë në dilemë për fitoren e tyre. Ata janë ambicjozë dhe kërkojnë që fitorja të jetë akoma më e thellë. Kjo arrihet më punën e të gjithëve, të zgjedhurve dhe të emëruarve, me bindjen e pjesës “gri” të zgjedhësve se ne jemi alternativa më e mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.