Një burrë i përshkruar me probleme mendore ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë, kanë thënë zyrtarët të dielën.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në llogarinë e tij në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin.
Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.