Richard Grenell, këshilltari i i njohur ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë kritika të forta ndaj administratës së presidentit aktual Joe Biden, përsa i takon qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Grenell shprehet përmes një statusi në “Twitter” se administrata “Biden” ka shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha në Shqipëri, por nga ana tjetër nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.
‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’, ka shkruar Grenell në postimin e tij në Twitter.

