Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një maknë ka përplasur për vdekje një 56-vjeçar. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More

Raportohet se rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës ka ndodhur një aksident automobilistik. Për pasojë, 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që nga përplasja të mbeten të lënduar 4 persona, 2 shoferët e automjeteve të përfshira në aksident dhe 2 pasagjerët, B. K., dhe K. L., të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll. Si pasojë e përplasjes janë lënduar…

Read More

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, duke sjellë deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përkohësisht kalime vranësirash në për të gjithë Shqipërinë, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Read More

Me anë të një videoje të publikuar në “Instagram”, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar lidhur me sulmet e vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Trixa thotë se gjatë muajve të fundit ka patur shumë abuzime me emrin e saj dhe kjo e ka bërë të ndihet jo mirë. “Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vet`hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur nëë afërsi të “Casa Italia”, në kryeqytet. Policia njofton: “Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.” Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Teksa konflikti në Ukrainë vijon në muajin e tretë, rrugët për ndërmjetësim dhe gjetjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes palëve, që do t’i jepte fund luftës po vijojnë ende. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë takim, fokusi ka qenë në luftën në Ukrainë ku është theksuar se duhen bërë përpjekje të vazhdueshme diplomatike me Rusinë, për përfundimin e ofensivës. Të dy liderët konfirmuan se qëllimi i tyre i përbashkët do të jetë për t’i dhënë fund vuajtjes së civilëve. Nga ana tjetër, Rusia nuk e konsideron…

Read More

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, mesatarja e të ardhurave mujore e një familje shqiptare është 80.115 lekë. 10% e familjeve me të ardhura të larta, zotërojnë 32% të totalit të të ardhurave të gjithë popullsisë. Të dhënat e konsumit tregojnë që: shpenzimet mesatare mujore të familjeve për ushqime dhe shërbime janë 35.388 lekë, ku shpenzimet mesatare mujore të familjeve për ushqime janë 28.293 lekë. Pjesa tjetër e shpenzimeve ka të bëjë me shpenzimet për energji elektrike, ujë, gaz, telefon e internet; shpenzimet për ushqime brenda shtëpisë dhe shpenzimet për energji elektrike përbëjnë përkatësisht 69% dhe 11% të totalit të…

Read More

Komisioni i Rithemelimit ka anulluar zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër. Shkak për këtë vendim është bërë zhvillimi i fundit i ndodhur gjatë procesit të votimit, ku u bë me dije se si shkak i përplasjeve mes kandidatëve, ishte thyer kutia e votimit. Përplasjet kanë ardhur si pasojë e mos-dakordësisë së kandidatëve mbi listën e anëtarëve të PD që kishin të drejtë vote.

Read More

Shefat e Twitter kanë rënë dakord për të shitur kompaninë te Elon Musk për një vlerë me prej 44 miliardë dollarësh. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania gjatë ditës së hënë. Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën CEO i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitter, iu ofrua dhe refuzoi një vend në bordin e tij dhe iu ofrua të blinte kompaninë – të gjitha në më pak se një muaj. Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.…

Read More

Nga sot e në vazhdim, në Sheshin Skënderbej do të nisë një cikël i javëve ndërkombëtare të kulturës. Shteti hapës i kësaj nisme të qeverisë ishte Franca. Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se kjo do të kthehet në një traditë dhe do të forcohen më shumë urat e bashkëpunimit dhe kulturave mes shteteve. Ai thekoi se ka si qëllim për të rritur kalendarin e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese. “Do të ketë aktivitete të ndryshme. Natyrisht ë këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave të njohjes, sa më shumë urave të…

Read More

Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do zhvillojë në Shkollën Shtetërore të Baletit, përkatësisht në vitin e katërt. Tarifa e tij prej 1 mijë lekësh të vjetra në ditë do mblidhet nga një nxënës i klasës për dy muaj me radhë. Këtë gjë që është në kundërshtim me ligjin, profesori e kërkon në orën e mësimit. Emisioni Fiks Fare solli një historik të shkurtër të Shkollës së Baletit, e cila është e vetmja shkollë shtetërore koreografike në Shqipëri. Kurset e para të së cilës nisën që në vitin 1957 dhe zhvilloheshin nga profesorë të shkolluar në…

Read More

Klement Bon sekretari francez i shtetit ka hapur mbrëmjen e sotme natën franceze në Tiranë në kuadër të nismës së qeverisë për javët ndërkombëtare të kulturës. “Jam shumë i lumtur të drejtoj këtë video me këtë rast të veçantë të këtij eventi. Jam shumë i lumtur sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë në Francë. Dhe pak ditë na ndajnë nga caktimi i momentit që lidhet me të gjithë ne, me konferencën mbi të ardhmen e Europës ku janë përfshirë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ne duhet të mendojmë të gjithë bashkë të…

Read More