“Për ne Sali Berisha nuk ekziston” kështu është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balli, gjatë një deklarate me gazetarët. Duke u ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri, Balla shtoi se Partia Socialiste nuk e njeh Sali Berishën për shkak se ai nuk bën pjesë në asnjë Grup Parlamentar dhe negociatat do zhvillohen me Enkelejd Alibeaj, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. “Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar është deputet i pavarur në Kuvend. Nuk njoh grup parlamentar të Sali Berishës. Me Sali Berishën, as nuk ka dhe as nuk do këtë negociata për asgjë. Pra Sali…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Roskovec të Fierit, ku një fermer ka humbur jetën në vendin e quajtuyr “Vaskat e peshkut”. Sipas policisë, 50-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet bujqësor pranë këtyre vaskave, por për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka rënë aty duke u mbytur. Njoftimi i policisë: FierInformacion paraprakSot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon…
Tre gra janë ngujuar brenda në dyqani në lagjen 10 korriku pranë një karburanti. Me vete kanë marrë një bombol gazi dhe kërcënojnë për vetëflijim.Arsyeja është një konflikt me pronën dhe konflikte gjyqësore të mbartura ndër vite. 3 kryefamiljaret pretendojnë se shtëpitë me dokumente të rregullta ia kanë dhënë një ndërtuesi para 10 vitesh, por nuk kanë përfituar asgjë.Ende nuk ka detaje të tjera nga ngjarja.
Gjatë një interviste për “Gazetën Shqiptare”, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos deklaroi se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave të BE. Sipas saj, iniciativa “Open Balkan” është një nismë jashtë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi se “vazhdoj të besoj se rruga më e mirë për Ballkanin është përmes partnerëve europianë dhe procesit të anëtarësimit”. Intervista e plotë e Isabel Santos për “Gazetën Shqiptare”: Lufta në Ukranë ka ridimensionuar botën, mendoni se i njëjti proces do të ndodh edhe me Ballkanin Perëndimor? Pushtimi i paligjshëm dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ka…
Kohët e fundit, hepatiti akut te fëmijët është kthyer në një shqetësim serioz për mjekët në mbarë botën. Ndërkohë, gjatë konferencës së sotme të Komitetit Teknik, Silva Bino u pyet lidhur me këtë virus në vendin tonë, për të cilin ajo tha se deri më tani nuk ka raste të zbuluara në vend. “Për sa përket hepatitit kemi marrë njoftime të reja nga OBSH. Ne nuk kemi të dhëna ende në vendin tonë. Rastet më të shumta janë në SHBA për momentin. Është një situatë që po monitorohet në botë. Ne kemi ngritur alertin dhe po e monitorojmë situatën. Deri…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në lidhje me arrestimin e drejtorit të komanduar të burgut të Reçit. Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. “Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Do kemi një konsultim të dytë dhe pastaj me propozimin tim do kalojë në qeveri. Duhet kostuar harta e re gjyqësore nga ministria e Financave”, tha ministri. “Njësia anti korrupsion ka një dinamikë çështjesh në lidhje me pronat. Është çështje që po e përgatisim me sukses. Kur të jetë…
Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se do të hiqet mbajtja e maskës me detyrim. “Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në…
Për dekada, bota u paralajmërua që të përgatitej për një pandemi, por vështirë se u realizua apo u kthye në një prioritet kryesor. Covid-19 goditi botën dhe parandalimi u kthye në axhendën më të rëndësishme globale. Por ajo që po vihet re është se vëmendja e po largohet sërish nga pandemia. “Ne duhet të veprojmë tani. Të gjithë ne e kujtojmë se sa e tmerrshme ishte kjo pandemi dhe ndjejmë urgjencën për të mos lejuar kurrë të lindë një tjetër. Nuk duhet të supozojmë se kërcënimi i ardhshëm pandemik do të duket tamam si Covid. Mund të jetë më infektive, duke kaluar më…
Para pak ditësh, socialistët propozuan secili në një zarf të fshehtë nga 3 emra për postin e kreut të shtetit, por maxhoranca vendosi që mos t’i bëjë ato publike për faktin se është në negociata me opozitën dhe ka deklaruar se nuk do të shkojë në tryezë para saj me emra konkretë. Megjithatë, gazeta “Panorama”, ka zbuluar nëpërmjet burimeve të saj se mes emrave të propozuar nga socialistët janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim…
Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rrahur një punonjës policie në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” ku dy djemtë e tij kanë rrahur një person. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por edhe pas kësaj, dy djemtë, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke iu shkaktuar dëmtime fizike. Tashmë ata akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit…
Policia e Gjirokastrës arrestoi këtë të martë një 58-vjeçar i cili akuzohet për dhunë ndaj kunatës së tij. Sipas policisë, i arrestuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Policia njofton: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases K. B.” Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.