Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetari do e ketë shtetin në xhepin e tij/ Rama: Të gjitha të dhënat e Shqipërisë në një databazë

13:13 / April 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një konference për mediat, kryeministri i vendit, Edi Rama foli lidhur me revolucionin digjital, ku tha se Shqipëria renditet e 17-a sa i përket shërbimeve të tilla.

Kreu i qeverisë bëri me dije se të gjitha të dhënat e Shqipërisë do të jenë në një databazë të vetme, duke eleminuar shërbimet nëpër sportele. Kjo gjë do t♪ ndodhë nga 1 maji e në vijim, ndërsa shteti ndodhet tashmë në një fazë të përmbylljes së një pjesë të konsiderueshme të këtij revolucioni.

“Shtetin do ta fusim në xhep të qytetarit dhe qytetari sa herë ka nevojë mund të nxjerrë nga xhepi”, deklaroi Rama.

Më tej, ai vijoi duke thënë se:

“Vendimi është i prerë në datën 30 prill nuk ka më sportele në Republikën e Shqipërisë, dhe kjo do të funksionojë edhe pse në fillim do të ketë disa ngërçe, por nevoja do t’i bëjë që ta mësojnë. Ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet më të largëta dhe nuk ka nevojë për shembull tjetër. Do ta gjejnë rrugën për të aplikuar mjafton të kenë smartphone. Kam kërkuar që Ministria e Brendshme të marrë të gjithë printerat dhe të gjitha letrat në zyrat e gjendjes civile që të mos ketë mundësi të prodhojnë certifikata me letër, është humbje kohe. 7 mln euro janë kursyer nga pagesat e vogla të sporteleve për të marrë letra, do të kursehen edhe më shumë dhe është e padrejtë kur njerëzve vijon t’i jepen certifikata letër, kur çdokush mund të marrë certifikatë pa dalë nga shtëpia. Të gjitha përfshirë edhe famëkeqen hipotekë, pra nuk ka nevojë sot të shkosh tek hipoteka për të nxjerrë pronën tënde. Të gjithë pronat e  Republikës të Shqipërisë në një databazë. Zakonisht janë burrat që i bëjnë me dhimbje koke, dhe i nxjerrin bojën gjithë shtetit. Ky është një ndryshim kolosal dhe është bukuria e epokës ku jetojmë. Koha e teknologjisë të jep mundësinë t’i hedhësh hapat si duhet, mund të kapërcesh vite të tëra në një vit të vetëm. Sot jemi në vendin e 17 për shërbime digjitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne.

Dhe çuditërisht mos zhvillimi i mëparshëm është avantazh, sepse nëse Gjermania ka problemin që ka një makineri perfekte shtetërore që është e vështirë ta kthesh në një makineri që bazohet tek sisteme digjitale, ne duke mos e pasur ato makineri, por një ‘karrocë Dyli’ e kemi pasur më të thjeshtë të shkojmë me shpejtësi përpara se vendet e zhvilluara.  Kush nuk do që të hyjë në atë kanalin ku pastaj përfundon me xhepa të shpuar, nuk ka nevojë farë as të njohë njeri, mjafton të hyjë këtu dhe të bëjë aplikimin për të gjitha shërbimet.

Ndërkohë nuk e kemi arritur kohën kur martesat të bëhen me aplikim në e-Albania…Të tjerat janë të gjitha online. Pra jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit digjital dhe i japin një goditje korrupsionit në shërbim. Tani kemi filluar ta marrim kthesën por jo të plotë…”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.