Author: tirana

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale. “Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4 për qind të PBB-së. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshëm B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi…

Read More

Çfarë shihni në figurë? Imazhi i mëposhtëm, një iluzion optik tregon nëse jeni të lumtur me jetën tuaj apo keni nevojë të bëni disa ndryshime. Nëse shihni mbetjet e një molle Ju i merrni gjërat siç janë dhe jeni të lumtur me atë çfarë shihni në jetë. E dini që gjithnjë mund të besoni te njerëzit tuaj të afërt dhe se do ju mbështesin pavarësisht gjithçkaje. Zakonisht jeni në humor të mirë dhe ia transmetoni këtë të tjerëve. Nëse shihni dy profile njerëzore Marrëdhëniet janë një prioritet i madh në jetën tuaj. Mund të jeni duke kaluar një periudhë pasigurie…

Read More

jë skenë e turpshme u regjistrua në kampionatin e moshave në Brazil, në sfidën mes Desportivo Ferroviaria dhe Nova Venecia të zhvilluar të dielën pasidte. Në momentin që arbitri Artur Gomes Rabelo fryu bilbilin për të sinjalizuar fundin e pjesës së parë, trajneri i Desportivo, Rafael Soriano hyri në fushë për të kundërshtuar vendimin. Soriano filloi të kundërshtonte gjyqtarin dhe mori një karton të verdhë për këtë. Anësorja Marcielly Neto, u përpoq ta ndante atë nga Rabelo. Por Soriano humbi gjakftohtësinë dhe goditi me kokë gjyqtaren në fytyrë. u pa duke Asistentja femër u pa duke shtrënguar hundën e saj.…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, iu kundërpërgjigj deklaratave të opozitës. Ministrja Xhaçka theksoi se bashkëshorti i saj po investon në pronën e tij private dhe se nuk ka përfituar asnjë pronë të shtetit. “Berisha mashtrues! Bashkëshorti im s’ka përfituar asnjë cm2 tokë nga ky shtet. Dhe si për çdo biznesmen që punon me djersë e riskon në këtë vend, unë jam krenare për burrin tim, po gruaja juaj, është krenare për ju? Berisha, je shëmbëlltyrë e vdekjes politike që i ulërin dëshpërimi i vulës së fatit të…

Read More

Megjithëse Roman Abramovich demonstroi synimin e tij për të ndihmuar Ukrainën duke marrë pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë pas pushtimit të vendit të tyre fqinj, mund të mos jetë gjithçka aq “paqësore” sa duket, shkruan “MARCA”. Sipas disa raporteve, pronari i Chelseat kishte planifikuar plotësisht lëvizjet e tij në përpjekjen për të shmangur sanksionet e mundshme që prekin drejtpërdrejt asetet e tij. Prona e Abramovich Sipas informacioneve të fundit, biznesmeni rus ishte në dijeni të qëllimeve të Putinit për të pushtuar Ukrainën dhe ai vendosi të lëvizte pronën e tij dhe ta mbante të sigurt nga sanksionet. Në…

Read More

Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon: Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore. Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me…

Read More

Tensionohet situata në Parlament, pasi nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi t’i ndërpresë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se i mbaroi koha. Megjithatë Berisha ka vijuar për disa minuta fjalimin e tij pa mikrofon. Në këtë moment është çuar në drejtim të foltores edhe deputeti demokrat Flamur Noka, duke nxitur ndërhyrjen e Gardës. Debati në Kuvend: Flamur Noka: Kush je ti? Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për…

Read More

SHBA shpalli sot edhe dy individë të tjerë nga Shqipëria në listën e zezë duke u ndaluar kështu përgjithmonë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkretisht ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Atyre si dhe familjarëve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA ndërkohë që të gjitha pronat dhe interesat e tyre në SHBA bllokohen dhe raportohen në OFAC. Rregullat e saj ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë dhe qytetarët brenda SHBA duke përfshirë këtu prona të personave të përcaktuar non grata.

Read More

Piloti rus, Artiom Severjukhin, i cili garon me licencë italiane, për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë, u bë protagonist në një përshëndetje naziste nga podiumi. Në videon e shkurtër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të garës në Portugali, duket Severjukhin duke bërë gjestin. Tani për 15-vjeçarin hapet një procedurë disiplinore dhe vlerësohet edhe heqja e licencës italiane, por që do të pritet për disa kohë deri sa të merret vendimi përfundimtar. #Russian driver Artyom Severyukhin, competing under the Italian flag at the #European Junior Karting Championship, showed a #Nazi salute at the awards ceremony.He competing…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se nesër do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD-së. Mësohet se mbledhja e grupit është parashikuar të mbahet nesër në 13:00 në selinë blu. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje. “Nesër në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që sekretari i grupit, Arbi Agalliu, u ka dërguar deputetëve. Gjithashtu nuk dihet nëse është njoftuar ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen. Kujtojmë se në mbledhjen e fundit Alibeaj debatoi me Berishën, duke i kujtuar se është i përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Read More

Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani. Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër. Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave. Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri. Prodhimi më i ri i kësaj…

Read More

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një letër, drejtuar disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit. Meta permes kesaj letre shprehet se sa i takon deklaratave te Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës, janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës. Me tej ai shton se nuk ka rrëzuar, refuzuar apo…

Read More