Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 545 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka rihapur konkursin e gradave. Në Akademinë e Sigurisë u zhvillua provimi për gradën drejtues i parë. 37 efektivë realizuan provimin me shkrim, ku vetëm 18 prej tyre do të përfitojnë gradën e re drejtues i parë. Konkursi është hapur me urdhër të drejtorit të policisë, pas disa vitesh pezullim të këtij procesi. Provimi me shkrim është faza e parë për përfitimin e gradës drejtues i parë, pasi të mërkurën do të mbahet dhe faza e dytë e provimi me gojë. Konkurrentët që dalin fitues do të trajnohen më pas për gradën e…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë sot ‘non grata’, ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe ish-drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulimit (UBK) Sasho Mijalkov. “Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe gërryen besimin e publikut në qeveritë e tyre.” thuhet në njoftim. Nikola Gruevski (Gruevski) është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006…

Read More

Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit ka folur para parlamentit pak minuta pasi u bë publik vendimi i SHBA për t’i shpallur non-grata. Rakipi mohoi që ai dhe babai i tij të kenë lidhje me krimin e organizuar. Ndërkohë i pyetur nga gazetarët Rakipi tha se do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë. “S’kemi lidhje ke ajo pjesë nuk e kuptoj. Po jam i gatshëm. Babai im nga politika ka ik për diçka skandaloze”, tha Rakipi.

Read More

Sot, ish-konkurenti i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj ka bërë një reagim për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, show në të cilin doli i dyti pasi çmimi imadh u rrëmbye nga Ilir Shaqiri. Pavarësisht se i shkoi betejës deri në fund, aktori nuk arriti dot të triumfonte. Sidoqoftë, Donaldi vazhdon të jetë qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga Beatrix Ramosaj dhe për një rikthim të shumëpërfolur me Bora Zemanin. Mirëpo, Donaldi ka vendosur të bëjë një postim në “Instagram” ku i ka dhënë fund thashethemeve që qarkullojnë. “Kam kerkuar falje aty ku duhet…

Read More

Ish- godina e Oficerëve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Nga sa raportohet, kjo godinë ka qënë e braktisur. Nuk dihet ende se sa i madh është dëmi i shkaktuar, megjithatë forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punjnë p%r të vënë situatën nën kontroll dhe për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Read More

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe…

Read More

Kryeministri Rama u takua sot në Berlin me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve. Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkëbiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë. Biseda u përqendrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në…

Read More

Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të lartat në Evropë. Në Bashkimin Evropian, çmimet lokale të naftës janë më të larta vetëm në Finlandë dhe Suedi, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi për një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro. Kjo shifër është më e lartë për 45 centë sesa në shtetin fqinj, Poloni. Çmimet e naftës janë 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë. Çmimet më të ulta të naftës, brenda Bashkimit Evropian, janë në Maltë,…

Read More

37 vite më parë, në 11 prill 1985, u nda nga jeta Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, disa nga anëtarët e Partisë Komuniste në Gjirokastër kanë shkuar pranë ambienteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet. Një prej tyre, e ka kujtuar me mall diktatorin, teksa shprehet se Enver Hoxha e ka ngritur Shqipërinë nga e para pas luftës. Ai thotë se asnjë tjetër nuk e meriton lavdinë më shumë se Enver Hoxha. “Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet, ndërsa ka ndëshkuar drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit. Behet me dije se 42 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera. Ndërkohë, janë vendosur 6.687 masa administrative, me një mesatare 930 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të…

Read More

Dy bukuroshet e njohura, Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata kanë një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën e cila qëndron e fortë prej vitesh. Madje, duket se shoqëria e tyre forcohet më shumë me kalimin e viteve. Ditën e sotme, aktorja feston ditëlindjen e saj dhe npadyshim që Elvana ishte ndër të parat që e uroi atë, duke i dedikuar një urim me fjalë zemre.Teksa postoi një foto të Jonidës në “Instastory”, Elvana shkruan: “Gëzuar ditëlindjen buzëqeshjes më shkëlqyese dhe zemrës më të pastër.” Kujtojmë se Elvana dhe Jonida janë mikesha të ngushta prej vitesh, që në kohën kur ishin…

Read More