Author: tirana

Një grup hetuesish belg kanë zbarkuar në Shqipëri dhe pasi kanë kryer një takim në SPAK, i janë drejtuar prokurorisë së Elbasanit, ku janë pritur nga kreu i këtij institucioni, Kreshnik Ajazi. Burime për ABC bëjnë të ditur se në agjendën e bisedimeve kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale. Sipas abcnews.al, hetuesit belg kanë shtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, e cila mund të hedh dritë në disa nga ngjarje të rënda. Policia arrestoi mbrëmjen e 29 marsit në Fier “të dyshuarin për disa vrasje” Nuredin Dumani, të cilin e cilësoi si “një prej personave më…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza. Gjatë këtij takimi, 2 kryetarët biseduan së bashku për bashkëpunimin mes dy qyteteve, për krijimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës, me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre në aktivitetet e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”. Në fjalën e tij, Veliaj shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, të cilit i bëri si dhuratë edhe simbolin e qytetit, “Kullën e Sahatit”.…

Read More

Prej shtatorit Edona Bilali po ushtron detyrën e Ministres së Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër për PS. Por ndërkohë që Kongresi vijonte punimet, Edona nisi festën në një nga lokalet e Kryeqytetit edhe pse mazhoranca nuk arriti ta fitonte Bashkinë e Shkodrës përballë një PD-je të përçarë.Sikurse mund të shihni edhe në këtë video, në fund të saj Edona thotë se i duhet të largohet pasi do i bashkohet miqve të saj për të festuar në një nga lokalet e kryeqytetit.“Unë nuk po e zgjas shumë sepse siç e shihni pjesa e…

Read More

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se ushtria e vendit të tij nuk do e ndalë ofensivën në Ukrainë deri në raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes midis dy vendeve. Më tej, kryediplomati rus deklaroi se qëndrimi i Moskës nga negociatat e fundit me Kievin ka ndryshuar. “Ukraina ka bërë një kthesë 180 gradë , por ne jemi të durueshëm dhe këmbëngulës dhe nuk do ta ndalim luftën deri në takimin e ardhshëm,” tha ai. Ndërkaq, sipas Lavrov, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar bisedimet me Ukrainën, por Moska…

Read More

Tashmë “Euronews Albania” do të jetë pjesë e Kastrati Group. Shefqet Kastrati ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë, të cilat i përkisnin biznesmenit shqiptar Theodori Çami. Ai do të jetë zyrtarisht investitori kryesor i kompanisë mediatike “Euronews Albania”. Nga ana tjetër, gjigandi mediatik “Euronews”, do të zotërojë 40% të aksioneve të mbetura të filialit të Tiranës.

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Kefalonias në Greqisë, ku një automjet brenda të cilit gjendeshin 4 nxënës ka shpërthyer në flakë pas një përplasjeje. Për pasojë, ky aksident ka rezultuar tragjik për një 17-vjeçar shqiptar i cili ka humbur jetën. Sipas asaj që raporton gazeta greke “Prothotema”, të gjithë nxënësit që ndodheshin në makinën e djegur ishin në të njëjtën shkollë dhe ihsin me origjinë shqiptare.

Read More

Një vend në të cilin demokracia interpretohej në një mënyrë të vecantë, por që për pikëpamje të tjera po bëhej gjithnjë e më e ngjashme me pjesën tjetër të Europës. Me një zhvillim në rritje, që po shtrihej gradualisht nga qytetet në fshatra, deri në veri dhe në lindje, shkruan corriere della sera Rusia e viteve të para të presidencës Putin, nuk ekziston më dhe një numër gjithnjë e më i madh personash po binden që nuk do të rikthehet. Të paktën jo së shpejti. Në këtë mënyrë ata që munden merr valixhet dhe shkon të krijojë një jetë të…

Read More

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini është rikthyer për të folur mbi dështimin për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit. Këtë e bëri gjatë një interviste për “Sportmediaset”: “Jam i kënaqur me atë që kam bërë, më vjen shumë keq për atë që ndodhi, por sinqerisht mund të eci me kokën lart, nuk kam asnjë lloj problemi. Fatkeqësisht, ne patëm disa situata të vështira dhe për këtë nuk arritëm të fitonim, kjo është e gjitha. Djemtë kanë qenë gjithmonë fantastikë dhe nuk kam çfarë t’iu them atyre”. Mancini kujtoi më pas sukseset e arritura në rrugën e tij: “Ne nuk…

Read More

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare në Greqi, Elena Fourerira. Teksa ajo po performonte në një lokal nate në Athinë me balerinat përreth, këngëtarja në një moment rrëzohet. Megjithatë, një pjesë e mirë e të pranishmëve nuk e kuptuan incidentin që ndodhi. Elena reagoi menjëherë duke e kamufluar rrëzimin dhe duke e bërë të duket pothuajse si një lëvizje kërcimi. Në momentin e parë, dy balerinë nxituan ta ndihmonin por ajo vazhdoi të kërcente sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ky incident i pakëndshëm është marrë me mjaft sportivitet nga këngëtarja e cila e ka postuar…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar një shtetase 35-vjeçare pasi kjo e fundit ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Sipas asaj që raportohet, vajza fillimisht është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua. Kështu, ajo ishte kthyre në rrezik për të tjerët. Por, 25 vjeçarja nuk e ka pritur mirë ndalimin nga policia dhe në vend që të bindej, ajo ka reaguar ashpër duke e goditur punonjësin e policis%. Megjithatë, uniformat blu e kanë vënë atë në pranga dhe tani…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ndër të tjera është takuar me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Ndërkohë që hyn brenda në godinën e bashkisë, Rama shprehet se ka qenë njëherë aty kur ai ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë. “Kam qenë njëherë këtu kur kam qenë kryear i bashkisë Tiranë, shumë kohë më parë”, deklaroi Rama. “Kur je njëherë kryetar bashkie, mbetesh përherë kryetar bashkie”, tha kryebashkiakja e Berlinit. Ndërkaq, si Rama ashtu edhe Giffey kishin përgatitur nga një dhuratë për njërin tjetrin. Kreu i qeverisë shqiptare i kishte bërë si dhuratë…

Read More