Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se ushtria e vendit të tij nuk do e ndalë ofensivën në Ukrainë deri në raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes midis dy vendeve.
Më tej, kryediplomati rus deklaroi se qëndrimi i Moskës nga negociatat e fundit me Kievin ka ndryshuar.
“Ukraina ka bërë një kthesë 180 gradë , por ne jemi të durueshëm dhe këmbëngulës dhe nuk do ta ndalim luftën deri në takimin e ardhshëm,” tha ai.
Ndërkaq, sipas Lavrov, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar bisedimet me Ukrainën, por Moska nuk do të ndalojë operacionin e saj ushtarak deri në momentin kur palët të mblidhen përsëri dhe të ulen në tryezën e bisedimeve.
Sa i përket politikës perëndimore kundër Rusisë, Lavrov tha se ajo është e hidhur dhe po evoluon “me një ritëm të furishëm”, duke patur parasysh këtu vendosjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.
“Kjo është një politikë që pasqyron zemërimin dhe përmbysja e Bashkimit Evropian dhe Perëndimit është shumë serioze, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Lavrov.
