Prokuroria e Tiranës kërkon lënien në burg të Skerdi Tasi, 31-vjecari i arrestuar si autori i dyshuar i të shtënave në drejtim të makinës së Lulzim Mashës, pronarit të një shkolle private. Top Channel ka siguruar dëshminë e Skerdi Tasit, i cili qëlloi tre herë me armë drejt makinë së administratorit të një shkolle private, i identifikuar si Lulzim Masha. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha rezulton se Tasi kishte ngatërruar “shënjestrën”. Ai rrëfen se ka pasur konflikt me një person që kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar. Pasi zbuloi se ishte…
Author: tirana
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar P.p.nr.6759 viti. 2021 për veprën penale të të parashikuar nga neni 180 i K.Penal. Ky Procedim penal eshte hetuar ne unitet me P.p.nr.8390 viti 2021 për veprën penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” ”Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal ku nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi I disa shtetasve…
Dëbora ka zbardhur sërish malet si dhe disa zona në Dibër, madje edhe ato të ulëta që ndodhen në 550 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, raportohet se ditën e sotme janë ulur ndjeshëm temperaturat. Këtë mëngjes, termometri në Peshkopi ka shënuar sërish -3°C, ndërsa në zonat mbi 800 metra temperaturat kanë qenë akoma dhe më të ulëta. Po ashtu, dimri i vonë ka gjetur të lulëzuara një pjesë të pemëtoreve.
Policia Rrugore vijon punën e saj në terren duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Javën e kaluar, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. -Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe…
Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të Georginës, e cila dyshohet të jetë vrarë nga e ëma, Roula Pispirgou. 33-vjeçarja ndodhet në paraburgim në Koridhalo, Greqi. Ndërkohë më 8 prill prokuroria dha urdhër për zhvarrosjen e 9-vjeçares, për të bërë hulumtime të hollësishme për vdekjen e vogëlushes. Mjekët ligjorë kanë deklaruar se në trupin e 9-vjeçares janë gjetur shenja mbytjeje, shkruan protothem.gr. Në këtë mënyrë rezulton se nuk ishte vetëm ketamina, substanca toksike që dyshohet se i dha e ëma, por ishte mbytja ajo që çoi vogëlushen drejt vdekjes. Në rrethana të paqarta mbetet gjithashtu…
Ukraina ka përditësuar të dhënat e fundit mbi numrin e ushtarëve që Rusia ka humbur që nga fillimi i luftës. Sipas të dhënave, 19,500 trupa ruse janë vrarë dhe 1,923 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, sipas skynews. Forcat ukrainase kanë shkatërruar 137 helikopterë, 725 tanke dhe 154 avionë. Gjatë muajit të kaluar, Rusia tha se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur. Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, javën e kaluar pranoi një humbje “të madhe” të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke thënë për Sky News se numri i viktimave ishte një “tragjedi”.
Këngëtari Alban Ramosaj ka qenë në qendër të një faqeje në Instagram, e cila vinte në dyshim jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta në Dubai. Ky postim ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit dhe përmes reagimit të tij, ironizon Donald Veshaj dhe Bora Zemanin.Albani ka shkruar se po të ishte kaq i pasur do të blinte 1 milion ndjekës në Instagram ( duke hedhur dyshime se kështu ka vepruar Zemani, e cila arriti 1 milion ndjekës pak kohë më parë ). Ndërkohë, me shtëpitë që ka përmendur, ai dukshëm ironizon ish partnerin e së motrës, Donaldin.Pasi nuk fitoi BB…
Motra e Emina Çunmulajt, Pepi Cunmulaj, e cila para pak ditësh kishte publikuar një foto ku puthte posterin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish lidhur me këtë veprim. Ajo ka kërkuar falje publikisht pas kritikave të shumta që mori lidhur me foton që shpërndau në rrjet dhe ku krahas së cilës shkruante: “E ardhmja është e ndritur.” Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ka marrë vëmendjen e medias me këtë veprim megjithatë ajo nuk ka ngurruar të sqarojë gjithçka duke dhënë shpjegimin e saj. Me anë të një postimi në profilin e saj “Instagram”, ajo ka…
Një punëtor i ri ka disa muaj që punon në kantierin e terminalit të ri të aeroportit të San Franciskos: quhet ”Canvas” dhe është një robot i sofistikuar i aftë të vendosë mure kartoni gipsi me të njëjtën aftësi si mjeshtri më i mirë, shkruan focus.it. Makina ka përmasat e një lavatriçe të madhe dhe është e pajisur me një krah të gjatë mekanik me të cilin manipulon veglat e ndryshme. Një sistem vizioni me lazer i lejon robotit të identifikojë saktë zonat në të cilat duhet të ndërhyjë dhe të montojë kartonin e gipsit në pozicionet e duhura. ”Canvas”…
Zaimina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Një aksion që kishte për synim goditjen e policëve të korruptuar, ka nxjerr në pah edhe emrin e këngëtares. Bëhet me dije se Zaimina ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme.“Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes. Duket se me lajmet e që qarkullojnë që prej ditës së djeshme, Zai nuk ka pasur mundësi të njihej, deri para komunikimit tonë me të. “Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”,…
Policia e Elbasanit ka vëë në pranga një shtetas 53-vjeçar pasi tregtonte naftë kontrabandë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diesel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me hidrokarbure, uniformat blu arrestuar shtetasin me inicialet Y. K., 53 vjeç, banues në Qukës,. Gjithashtu, janë sekuestruar nga policia edhe 1250 litra karburant, pa faturë doganore. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që fuste hidrokarbure kontrabandë në vendin tonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”. Në kuadër…
Ditët e ftohta dhe me reshje intensive shiu dhe në disa zona dhe bore duket se po ia lënë vendin temperaturave relativisht të larta për pranverën. Sinoptikania Porja tha se të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura 25 gradë ose pak më lartë dhe deri të shtunën ditë tipike të pranverës. “Moti ka pasur përmirësim të dukshëm. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do jenë prezentë deri të shtunën. Përveç ditës së sotme, temperaturat pritet të rriten ndjeshëm, duke kulmuar në mesjavë, do kemi vlera 25 ose lehtësisht mbi 25 gradë ditën e enjte. Rriten temperaturat dhe në zonat malore. Na…