Numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus është rritur në 183. Komisionerja për të drejtat e njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Lyudmila Denisova, raporton në kanalin e saj Telegram se deri më sot, “sipas Regjistrit të Unifikuar të hetimeve paraprake, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 183 fëmijë kanë vdekur ndërkohë 342 fëmijë janë është plagosur”.
Author: tirana
Ditët e zeza nuk po mbarojnë për skuadrën e Skënderbeut. Ditën e djeshme, korçarët u mundën thellë në kampionat nga Tirana kryesuese në Korçë, me rezultatin 0-4. Mesa duket, ekipi i drejtuar nga Skënder Gega ka marrë rrugën për në Kategorinë e Parë edhe pse matematikisht ata qëndrojnë ende në garë. Korçarët kanë grumbulluar vetëm 20 pikë në këto 28 javë të luajtura, çka tregojnë se tek Skënderbeu po e ndjejnë seriozisht makthin e Kategorisë së Parë, e cila para pak vitesh as që mendohej. Dikur Sënderbeu bënte krenarë gjithë shqiptarët dhe madje cilësohej si “kombëtarja” e dytë e vendit…
Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është mundur të parandalohet nga Policia e Kukësit. Falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja”, u arrestua n jë 36-vjeçar i cili i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt…
Këngëtari italian, Al Bano ka folur së fundmi me dhimbje për luftën në Ukrainë, ku ka shprehur gjithë indinjatën e tij për atë që po ndodh atje. “Kam lexuar që gishti është gati për të shpërthyer një luftë nukleare, shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë, sepse do të jetë fundi’, u shpreh italian. Më pas, ai kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus’: ‘I dashur Putin, Zoti na ka dhënë jetën dhe vetëm Ai mund të na e marrë’. “Të shoh teatrin e Mariupol, ku kam kënduar, të shkatërruar, më bën të ndjehem keq’. Pamjet që vijnë…
Ekonomia e Ukrainës parashikohet të përgjysmohet këtë vit, për shkak të pushtimit rus, i cili ka shkatërruar fabrika dhe ndërtesa të mëdha banimi, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi, thuhet në një raport të Bankës Botërore. Sipas tij, prodhimi ekonomik i Ukrainës pritet të tkurret për 45 për qind, ndërsa shkalla përfundimtare e rënies ekonomike do të varet nga “kohëzgjatja dhe intensiteti i luftës”. “Pushtimi rus po i jep një goditje masive ekonomisë së Ukrainës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë…
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik teksa po udhëtonte nga Ravenna në Forli. Ai ishte duke shkuar për tek e dashura e tij, kur humbi kontrollin e “Alfa Romeo”-s, doli nga rruga dhe gjeti vdekjen pas përplasjes me pemët pranë bregut të lumit Ronco. Viktima e tragjedisë që ndodhi pasditen e vonë të së shtunës përgjatë Ravegnanës është Lorenc Beqari, 45 vjeç me kombësi shqiptare. Aksidenti ndodhi në Durazzanino, në kufirin mes provincave Forlì-Cesena dhe Ravenna, ndërkohë që zona ishte përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe shi. Dinamika e fakteve po shqyrtohet nga…
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në muajin qershor. Kështu shkruan media “Euractiv” referuar burimeve të saj, duke nënvizuar se kjo vjen pas ofertës së Ukrainës. Në artikull shkruhet se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, sipas kryeministrit Edi Rama. Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun europian është e lidhur me Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut”, shkruan “Euractiv”. “Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët…
Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën pyjore Mola Kalyva , në Kassandra të Chalkidikisë në Greqi. Në vendngjarje po operojnë 150 zjarrfikës me 40 automjete dhe gjashtë grupe këmbësore, ndërsa katër avionë Canadair po operojnë nga ajri, si pasojë e terrenit të vështirë ku ka shpërthyer zjarri. Sipas informacioneve nga autoritet lokale, zonat e banuara përreth nuk rrezikohen nga zjarri, ndërsa era e fortë po vështirëson shuarjen e flakëve të mëdha që po përhapen nga momenti në moment.
Përgjimet që zbuluan korrupsionin në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës kanë nxjerrë dhe emra të njohur në pah. Një prej tyre është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila do të kalonte në kufi bashkë me fëmijët, por pa prokurën e bashkëshortit, raporton BW. Personi i regjistruar me emrin “Tani Durrës”, i kërkon Laertit ta kalojë. DOSJA Në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Ëhatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durres” i thotë, Laertit Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po ska procurë Zajmina Vasjari… Laerti: Kur do kthehet: Tani: Ja…
Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk shkaktohet nga këta faktorë. Shumë nga ulçerat shkaktohen si rezultat i pranisë së bakterit Helicobacter pylori (H. pylori) dhe kjo lidhet me përdorimin afatgjatë të barnave anti-inflamatore si ibuprofeni dhe aspirina. Edhe pse nuk ka një dietë specifike që trajton ulcerën e stomakut, ka disa ushqime që mund ta përkeqësojnë, përmirësojnë e madje ta kurojnë atë, me të cilat AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë. Simptomat e ulçerës së stomakutDhimbje dhe djegësi në stomak Fryrje, gromësira ose ndjesi ngopjeje…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohen virtualisht me kryeministrin indian Narendra Modi këtë të hënë. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë bëhet me dije se në takimi pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke përfshirë pandeminë dhe ekonominë globale. Gjithashtu në fokus do të jenë edhe pasojat e luftës brutale të Rusisë Kundër Ukrainës si edhe zbutjen e ndikimit të saj destabilizues në furnizimin global të ushqimit. Ndërkohë Rusia po kërkon tregje të reja për naftën pasi sanksionet perëndimore o shtrëngojnë ekonominë e vendit dhe India ka përdorur këtë naftë me zbritje të madhe.