1222 njerëz janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus vetëm në rajonin e Kievit, tha prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova për Sky News.. “Sigurisht ne shohim krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në terren në të gjitha rajonet e vendit”, tha ajo. Prokurorja komentoi gjithashtu sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 njerëz dhe la më shumë se 100 të plagosur. Ajo tha se raketa që sulmoi stacionin hekurudhor ushte raketë ruse. “Është absolutisht një krim lufte, ishte një raketë ruse”.
Author: tirana
Lionel Mesi është futur në historinë e kampionatin francez të futbollit, Liga 1, pasi regjistroi tri asistime të shtunën mbrëma ndaj Klermont, ku PSG fitoi me rezultatin tenistik 1-6. Argjentinasi asistoi dy herë për Kilian Mbapenë dhe një herë për Nejmarin. Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ishte hera e dytë brenda këtij sezonit që kompleton het-trik me asistime në një ndeshje. Kësisoj, 34-vjeçari është bërë lojtari i parë në historinë e Ligës 1 që ka regjistruar së paku tri asistime në dy ndeshje të ndryshme brenda një sezoni.Gjithashtu Mesi mban vendin e parë për sa i përket…
Autoritetet shëndetësore belge pezulluan ditën e premte prodhimin në fabrikën italiane të ëmbëlsirave Ferrero në Belgjikë, pas një hetimi të kryer ku rezultuan me dhjetëra raste të salmonelës në çokollatën e njohur Kinder. Kompania prodhuese, i cili mori disa kampion nga vezët e çokollatës Kinder Surprise dhe produkteve të tjera nga marketet në Spanjë, Britani, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara, doli në një deklaratë duke u shprehur se produkte të tjera Kinder të prodhuara nga fabrikat e saj ishin konfiskuar gjithashtu. Megjithatë kompania nuk dha shpjegime direkte se kjo tërheqje e produkteve nga raftet lidhej me salmonelën.Megjithatë agjencia e sigurisë…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar dy foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit. Një ditë pas ditëlindjes, kur mori dhe një urim publik nga Meta, Kryemadhi shkruan se ‘nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme’, teksa shprehet e bekuar për familjen dhe miqtë e saj. Nga Llogaraja në Kep të Rodonit, plot 28 vite diferencë . ❤️“Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet…
Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim. Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.
Dy konkurrentët e ‘Përputhen’, Alesja dhe Astriti duket se ishin në rrugën e duhur dhe të dy u bënë bashkë për t’i treguar Rrushes që kanë pëlqim për njëri-tjetrin, por gjithçka ka marrë fund. Astriti i është kthyer pëlqimit të tij të parë, Rrushes por miqësia mes dy shoqeve është krisur. Në përballjen në Për’puthen Prime, Astriti i tha Alesjas se “pështyma” ishte gjesti më i shëmtuar që i ka bërë, ndërsa ajo tha se mund ta kontrollonte por është gjëja më e paktë që mund të bënte kundrejt tij pasi ndihet e përdorur.Astriti: Ti vërtet ishe pëlqimi im, unë për…
Kryeministri Edi Rama ka vizituar panairin e Bujqësisë dhe është takuar me fermerët dhe eksportues të shumtë. Vizita ka qene dje, mes punimeve të Kongresit të PS, teksa Rama shkruan se ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë. “Ndiqeni pak…Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë,…
Përgjegjësi i Veterinarisë, Dedë Rama ka reaguar në lidhje me shpendët e ngordhura që u gjetën ditën e sotme në bregdetin e Shengjinit. Ai tha se në fillim u krijua gjendje alarmante sikur bregdeti ishte mbushur me pula të ngordhura, kurse ne në terren specialistët gjetën vetëm katër pula që nuk kanë lidhje me zonën territorial të qarkut Lezhë, e sidomos me fermat e Lezhës, sipas Dedë Ramës. “Na u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti ishte mbushur me pula të ngordhura, kurse ne në terren nuk pamë gjë tjetër, vetën se katër pula që nuk kanë lidhje me zonën…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka pasur një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku diskutuan mundësinë e sanksioneve shtesë kundër Rusisë si edhe për mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Zelensky tha se gjatë diskutimit me Oalf “theksoi se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe dënohen”.
“Kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe përfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale të tjera si kongresi i Lepurit në bark”, kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka reaguar me kritika për Kongresin e PS të mbajtur një ditë më parë, (të shtunën më 9 prill). Statusi: Kongresi i lepurit ne bark! Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave. Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si…
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj në një intervistë për ekranin e News24 ka zbuluar më shumë për të vërtetën e largimit nga “Portokallia” dhe mundësinë e angazhimit në politikë. Binaj foli dhe për rolin e tij si baba i tre fëmijëve dhe jetën jashtë ekranit. “Ka qenë një ndërthurje betejash, sprovash, momente gëzimi, momente hidhërimi, momente dështimi. Unë nuk kam qenë kaq i mirë sa jam tani, askush nuk ka lindur i ditur, ka qenë një udhëtim që më ka mësuar shumë, kam pasur rreth meje njerëz që më kanë mbështetur, një prej tyre është Agron Llakaj…
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shfaqur edhe problematikat e përhershme në aksin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1 ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks dhe duke u bërë shkak për aksidente të mundshme. Prezenca e shtuar e gurëve në rrugë është bërë shpeshherë burim aksidentesh, pasi mjetet jo vetëm që po qarkullojnë vetëm në një korsi, por rruga ka mungesë ndriçimi dhe shumë kthesa. Drejtuesit e mjeteve kanë deklaruar se shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi vijon të jetë një…