“Të hënën në mëngjes do të jem me Draghin në Algjeri për të nënshkruar një marrëveshje gazi që do të na lejojë të përballemi me çdo shantazh rus. Fatkeqësisht jemi vonë si vend, na është dashur të diversifikoheshim shumë më herët, por kemi shumë partnerë dhe miq rreth botës”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, i cili më pas shton: “BE duhet të vendosë një tavan maksimal për çmimin e gazit. Nuk mund të mendojmë në këtë moment të preferojmë dinamikën spekulative të çmimeve në vend të sigurisë së familjeve tona”.
Author: tirana
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama se e ktheu Partinë Demokratike në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë! Nishani komenton Kongresin e PS-së në një postim në “Facebook”, ku shkruan se “në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i radhës prej Edi Ramës”. Ai deklaron se kryeministri i vendit deklaroi pa iu dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të…
Janë zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, shkruan Abcnews.al. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi. Siç kuptohet nga përgjimet, efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve. “Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte)…
Një grua e moshuar, Antonina Kaletny, po pret djalin e saj ulur në një karrige përballë rrënojave të ndërtesës së bombarduar në të cilën jetonte burri. Ndodh në Borodyanka, një qytet ukrainas në veriperëndim të Kievit, i cili fatkeqësisht është bërë i njohur pak ditë më parë se ka qenë skena e disa prej episodeve më të përgjakshme të luftës. “Më 1 mars, rreth orës 21:30, fashistët e Kremlinit fluturuan këtu dhe hodhën një bombë. Apartamenti i djalit tim është në katin e tretë – shpjegon gruaja për AFP – Tani jam duke pritur që të hiqen rrënojat… Ndoshta ka…
Rusia po përpiqet të kompensojë humbjet e trupave në Ukrainë me ndihmën e ish-personelit ushtarak, sipas inteligjencës britanike. Forcat ruse po kërkojnë të rrisin nivelet e tyre të trupave me personel që është shkarkuar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012, tha të dielën Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të rregullt të inteligjencës. Përpjekjet për të fituar më shumë fuqi luftarake përfshijnë përpjekjen për të rekrutuar forca në separatistët rusë. Është e paqartë se sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov,…
Ish-policit të vrarë Artan Cuku, i jepet titulli “Qytetar Nderi”. Nga sot, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku. Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk duhet të ketë më oficerë të vrarë. “Nuk duhet të kemi më oficerë të policisë të vrarë. Policët janë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë. Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjshme e vendit”, tha Manja. Artan Cuku, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u vra në moshën 42-vjeçare, më 8 prill në hyrje të pallatit të tij në…
Në bregdetin e “Ranës se Hedhun” në Shëngjin një numër i madh me pula të ngordhura është parë mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjell nga dallgët e detit. Pamje të tilla tronditëse prishin imazhin e kësaj perle të bregdetit të Shëngjinit duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë, por edhe për faktin se për pak ditë pritet të hapet sezoni turistik.
Papa Françesku ka reaguar sërish për luftën në Ukrainë. Në kremtimin e të dielës, Papa shprehet se tmerret e luftës duhet të përfundojnë, ndërsa bën thirrje që të ndalen menjëherë sulmet ndaj civilëve. “Kur ushtrohet dhunë nuk dihet më asgjë për Zotin. Ne kemi harruar përse jemi në botë dhe në këtë mënyrë kryejmë mizoritë. Këtë e shohim sot edhe me çmendurinë e luftës, duke u kthyer pas në kryqëzimin e Krishtit. Të moshuarit kanë mbetur të vdekur, të rinjtë janë privuar nga e ardhmja dhe ushtarët janë dërguar për të vrarë vëllezërit e tyre”, ka thënë më tej Papa…
Nusja e re Nicola Peltz mahniti me një fustan nusërie të pabesueshme Valentino teksa pozoi për fotot e saj të dasmës pasi u martua me Brooklyn Beckham, shkruan DailyMail. Nusja trashëgimtare, 27 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës në fustanin e saj krejt të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa shtrëngonte një buqetë me lule të bardha pranë chuppah-së, në të cilën çifti u martua në një ceremoni hebraike. Fustani i saj i jashtëzakonshëm me një vello mahnitëse gjithëpërfshirëse, e cila përmbante zbukurime delikate me dantella dhe Nicola e tregonte në çdo centimetër se kush ishte nusja. Aktorja fluturoi në Romë…
Vizita e Boris Johnson në kryeqytetin ukrainas Kiev ishte “shumë në kohë dhe shumë e rëndësishme”, thotë një këshilltar i presidentit ukrainas. Ihor Zhovkva, këshilltar i lartë diplomatik i Presidentit Volodymyr Zelensky, thotë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar “nuk erdhi duarbosh”, me dyshen që diskutuan lloje të ndryshme të mbështetjes që mund të ofrojë MB. Kjo përfshinte raketa kundër anijeve si dhe mbështetje financiare. Zhovkva i tha BBC One’s Sunday Morning se raketat kundër anijeve do të ndihmonin në mbrojtjen e qyteteve si Odesa, të cilat u qëlluan nga luftanijet ruse. Ai thotë se Ukraina ka nevojë për “armë,…
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, pas ndeshjes me Getafe foli për mediat dhe mes të tjerash theksoi: Mund të ishte një lëkurë bananeje pas ndeshjes së Champions League, por ne u përgjigjëm mirë, kontrolluam topin dhe nuk rrezikuam pas. Getafe na mundi në janar dhe ishim të shqetësuar, pasi po luanim me ta pas Champions League dhe mund të kishim rrëshqitur. Djemtë që po luajnë më pak e ndihmuan skuadrën, ata ishin gati. Jemi në formë të mirë dhe kemi krijuar një diferencë në kampionat. Duhet të vazhdojmë kështu. Nuk e humbëm kokën pas ndeshjes kundër Barcelonës. Kishim avantazhin…
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 mln eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu ai thekson se të arrestuarit duhet të tregojnë personat të cilët sipas Presidentit u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale. Reagimi: “T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në…