Author: tirana

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave. Që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne duhet të kujdesemi që t’i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinjë”, tha ai në fund të marsit pas takimit me homologun e…

Read More

Elbasan – Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi Ledio Sulkuqi , 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Një incident me të shtëna është regjistruar në ishullin grek Mykonos, pasditen e së dielës, 10 prill. Mediet lokale raportojnë se një shqiptar është konfliktuar me kunatin e tij, e si pasojë e ka qëlluar 2 herë me armë zjarri.Ky i fundit ka marrë plagë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë helene. Sherri mes dy shqiptarëve ka ndodhur në aeroportin e Mykonos. Sipas informacioneve të protothema.gr , motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e viktimës. Mësohet…

Read More

Rusia ka humbur tashmë rreth 19,500 trupa në Ukrainë. Deklarata është lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.Midis 24 shkurtit 2022 dhe 11 prillit 2022, humbjet totale luftarake të armikut përfshinin gjithashtu 725 tanke, 1,923 automjete të blinduara luftarake, 347 sisteme artilerie, 111 sisteme raketash të shumëfishta, 55 sisteme luftarake kundërajrore, 155 sisteme luftarake kundërajrore, 153, 154 avionë, 1923, 347 automjete luftarake të blinduara. mjete motorike, shtatë varka, 76 depozita karburanti, 119 mjete ajrore pa pilot, 25 njësi pajisje speciale dhe katër sisteme të lëvizshme SRBM. Të dhënat ende nuk janë përditësuar. Llogaritja është e ndërlikuar…

Read More

Një aktivitet korrupsioni që ishte organizuar mirë dhe funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës. “BW” ka zbardhur një pjesë të dosjes, ku sipas Prokurorisë punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë apo rezultonin në TIMS të kërkuar, apo nuk donin të regjistroheshin. Prokuroria deklaron se janë 313 rastë të dokumentuara të korrupsionit me pamje filmike audio e video. Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim Laert Sulo, Ani…

Read More

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshihen nëpër sekrete. Kjo do të krijonte një situatë të sikletshme dhe do t’ju merrte kohën e lirë. Do të ishte më mirë të përqendroheshit në punë apo në çështjet familjare. Demi Demët rrezikojnë të përballen me probleme, pas një mashtrimi të bërë nga ana e tyre. Bëni shumë kujdes gjatë bisedave ditën e nesërme. Mos ndani sekrete familjare me të huajt. Jepini prioritet sporteve dhe aktiviteteve fizike. Binjakët Disa Binjakë duhet të lënë mbresa të paharrueshme tek një person i seksit të kundërt. Ka gjasa që diçka mos t’ju shkojë…

Read More

Kancelari i Gjykatës në Elbasan, Ledio Sulkuqi, u godit me sende të forta mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, në zonën muzeale të qytetit rreth 100 metra nga komisariati i policisë. Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Read More

Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin për efektivët e Policisë Kufitare në Morinë të cilët u arrestuan disa ditë më parë për akuzat për korrupsion. 15 prej tyre do të qëndrojnë në burg, 14 në arrest shtëpie, 2 prej të cilëve qytetarë, ndërkohë që 4 efektivë të tjerë mbeten të pezulluar. Për më shumë se 1 vit, kabinat ku qëndronin punonjësit e policisë Kufitare në Morinë u mbajtën në vëzhgimin e SPAK me anë të kamerave. Përgjimet treguan se efektivët, turn pas turni merrnin vlera monetare për të lejuar kalime të paligjshme të qytetarëve. Në pamje duket që efektivi…

Read More

Persona të paidentifikuar kanë dhunuar me leva dhe mjete të forta kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ai është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit. Ky dhunim i zyrtarit ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët që të rrahin barbarisht Sulkuqin.

Read More

Franca më 10 prill mban rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në këto zgjedhje garojnë 12 kandidatë, teksa presidenti aktual, Emmanuel Macron po kërkon që ta fitojë një mandat të dytë. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën, atëherë rundi i balotazhit do të mbahet më 24 prill. Fituesi do të zgjidhet në mes të katër grave dhe tetë burrave kandidatë. Presidenti i ri do të ketë fuqinë që të formësojë Francën dhe rolin e saj kyç në Evropë në pesë vjetët e ardhshëm. Edhe pse zgjedhjet janë lënë në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë, për shumicën e…

Read More

Korçë/Informacion paraprak Më datë 10.04.2022, rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.

Read More

Reshje të intensive shiu kanë përfshirë Qarkun e Dibrës që nga mesnata e djeshme. Nga reshjet dhe prurjet e përrenjve malorë ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në rrugë, ça ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por pa shkaktuar bllokime. Në orët e mesditës qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga një stuhi bore, me intensitet të lartë. Nga reshjet e borës nuk ka probleme në qytet por në zonat e thella trashësia shkon në 15 cm, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.…

Read More