Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut do t’i nënshtrohet një investimi të plotë pas më shumë se 40 vitesh. Ajo pritet që të rehabilitohet plotësisht, me një projekt të ri dhe transformues. Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ky investim do të mundësojë një shërbim më dinjitoz për qytetarët dhe personelin e këtij institucioni. “Ne nuk kemi ndalur investimet në shëndetësi në një periudhë jo të lehtë, qoftë nga pandemia, por edhe nga kriza të tjera që kanë kapluar Botën. Nëpërmjet buxhetit të vitit 2022, kemi vendosur që projekti që kemi hartuar për Qendrën Kombëtare të Gjakut,…
Author: tirana
Deri më tani, kompania gjigande Apple ka praktikuar sensorë të vegjël dhe mesatar në kamerat e telefonave Iphone. Aktualisht, modeli më i fuqishëm nga seria aktuale, iPhone 13 Pro Max, përdor një sensor 12MP për kamerën kryesore. Ndërkohë, thuhet se në modelet e iphone 14 Pro dhe Pro Max, kompania e famshme do të rrisë rezolucionin e kamerës në 48MP. Për rrjedhojë, baza e kamerës në anën e pasme të aparatit celular do të jetë më e madhe. Madje, kjo rritje pritet të jetë e konsiderueshme në krahasim me sensorët aktualë 12MP, të cilët janë të disponueshëm në serinë iPhone…
Popujt e lashtë zotëronin mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi… Ja disa prej atyre që na kanë lënë të urtët e Lindjes së largme. 1. Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Mbajini ato sekrete mes jush dhe Perëndisë. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që…
Kryetari i të përndjekurve Politikë të Mirditës, Kol Nikolli është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Ai po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër arresti, lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin Mars për çmimet ku u bllokua Rruga Kombit në hyrje të Rrëshenit. Por Nikolli është habitur, pasi nuk ka qenë fare pjesmarrës në atë protestë.
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22-urdhër arreste në saj të një operacioni të koduar “Posta”. Nga sa është mundur të mësohet, operacioni në fjalë është organizuar kundër mallrave kontrabandë. Raportohet se të akuzuarit e zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të cilat ishin të paregjistruara, ndërsa mallrat i kishin kontabandë. Ndërkohë, deri më tani thuhet se janë ekzekutuar disa nga urdhër ndalimet e lëshuar.
Legjionarët kuqezi ishin sërish protagonistë në këtë javë të Serie A, mbi të gjitha dy portierët e Kombëtares, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, dy lojtarët më të vlerësuar. Gardiani i Torinos zhvilloi një 90-minutësh fantastik përballë Milan, duke i dhuruar ekipit granata një pikë: “I pagëzuar nga Juric si titullar në këtë fund sezoni, u tregua i zoti në disa momente, mbi të gjitha në goditjet e Calabria dhe Tonali, nota 6,5”. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Thomas Strakosha në fitoren me “poker” golash që Lazio siguroi në transfertë përballe Genoa:
Lehtësohen masat anti-COVID në burgjet në vend. Mësohet se çdo i dënuar do të zhvillojë katër takime në muaj. Bëhet me dije se takimet do të jenë jo vetëm për familjarët, por edhe më gjerë.
Nëse flasim për fshatin Vërri në Tiranë nuk mund të mos e lidhim këtë fshat me Shëngjergjin. Pikërisht në Vërri është vendosur qendra e kormunës së Shëngjergjit, ndërkohë që largësia e kësaj qendre nga Tirana, Elbasani ose Burreli, kur udhëton më këmbë, është 7-8 orë. Sipas gojëdhënave, pikërisht në këtë vend ka qenë dikur qendra e vetë fshatit të dikurshërn të Shëngjergjit, por banorët, pothuaj u zhdukën nga një epidemi e madhe, kurse ata që mbetën u ngjitën më lart, në lindje pranë lartësive dhe pyjeve të mëdha, duke u shtuar, atje ku janë edhe sot. Emri Vërri, ka kuptimin…
Është kthyer sërish normaliteti në pikën e përbashkët kufitare të Morinës pas shkrirjes së strukturës së policisë kufitaresi pasojë e arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Tashmë, kjo strukturë policore është zëvendësuar plotësisht dhe po vijon punën pa probleme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me policinë kufitare të Kosovës. Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi. Kujtojmë se struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha, duke përfshirë edhe nivelet drejtuese…
Pas 6 ditësh kërkime intensive për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit i cili ra në lumin Fan të Mirditës të martën e kalaur teksa ishte duke luajtur, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë operacionin e nisur pasi nuk u gjet asnjë gjurmë e vogëlushit, S.Laska. Kërkimet vijuan këto ditë përgjatë lumit dhe HEC-it të Repsit, por nuk u arrit asnjë rezultat që mund të çonte tek trupi i 10-vjeçarit. Ndërkaq, në terren për kërkimin e trupit të vogëlushit janë tashmë vetëm policia lokale, FNSH, zjarrfikësit dhe banorë të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.
Mbretëresha Elizabeth II ka zbuluar se infektimi me COVID e ka lënë shumë të lodhur dhe “rraskapitur”. Këtë gjë, monarkia 95-vjeçare e ka konfirmuar gjatë një telefonate me stafin e mjekëve që e kuruan. Ajo, sipas mediave angleze, mësohet se u ka thënë bluzave të bardha: “Covid-i e lë një person shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo e kam gabim? Kjo pandemik e tmerrshme nuk është një rezultat i mirë”. Kur u infektua, Pallati Mbretëror njoftoi se Mbretëresha po manifestonte simptoma të lehta të sëmundjes, të ngjashme me ftohtin. Ndërkohë, burime për Daily Mail, thonë se Mbretëresha Elizabeth kishte…
Kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, në një intervistë të dhënë për DW ka shpjeguar arsyet për duhet të përshpejtohet procesi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deutsche Welle: Disa politikanë shqiptarë kanë qenë së fundmi tek ju për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Si mund t’i bindni skeptikët në BE që të heqin dorë nga qëndrimi i bllokues? Anton Hofreiter: Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i…