Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Ja 6 gjërat që nuk duhet t’ia thuash askujt, sipas të urtëve nga Lindja

11:56 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
m wise man parable
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Popujt e lashtë zotëronin mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi… Ja disa prej atyre që na kanë lënë të urtët e Lindjes së largme.

1. Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj

Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Mbajini ato sekrete mes jush dhe Perëndisë. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që doni.

2. Mos i ndani limitet e trupit tuaj me të tjerët

E keni parasysh kur keni dhimbje, lodhje apo vështirësi për të bërë disa aktivitete? Nëse është e mundur, mos e ndani këtë me të gjithë. Trupi është diçka shumë personale dhe ju duhet të mësoni të jeni të fortë dhe të jetoni me të, pa keqardhje.

3. Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse

Nëse ndihmoni dikë, duhet ta bëni atë për dashuri dhe të mos mburreni. Egoja mund të stimulojë këtë qëndrim, por duhet t’i qëndroni sa më larg të jetë e mundur, arrogancës. Përveçse jeni në një situatë shumë të komplikuar, ju gjithashtu mund t’i bëni të tjerët të ndihen në siklet dhe të nënçmuar.

4. Shmangni mburrjen për guximin dhe vlerën tuaj

Kur dikush është i admirueshëm, njerëzit e dallojnë lehtë, nuk ka nevojë të mburremi. Ajo që do të merrni nga kjo mburrje e vetvetes nuk është aspak pozitive.

5. Mos e humbni kohën duke folur keq për të tjerët

Kur flasim keq për të tjerët, ne zbulojmë shumë më tepër për veten sesa për atë që jemi duke folur keq. Për më tepër, mjedisi bëhet i rënduar dhe mendja mbushet plot me mendime të këqija.

6. Mos tregoni të gjitha problemet që keni në jetën tuaj personale

Ka nga ata që përhapin, edhe në rrjetet sociale, problemet me të cilat ballafaqohen. Mos harroni se është shumë e rëndësishme t’i mbani për vete. Kur flasim shumë, rrezikojmë zbulimin e sekreteve ose të bëhemi tejet të dobësuar përballë atij që po dëgjon./ bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026

Ngjarja në Vlorë, Nufi sqaron rolin e dy efektivëve: Nuk janë truproja personalë

17:22 / September 4, 2026

Situata kritike, banorët kërkojnë ndihmë! Zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt fshatit dhe rrezikon banesat

16:20 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.