Author: tirana

Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj, Greqi.Këngëtarja njihet për energjinë që ka gjatë performancave në skenës.Ajo bëri namin në “Eurovision” me hitin e saj “Fuego”, gjithashtu edhe pak javë më parë në koncertin e Malumas, ku ishte e ftuara speciale.  Epo gjatë super performancave të saj do ndodhin edhe të papritura, siç ka ndodhur së fundmi. Eleni ishte duke performuar në një klub të Athinës ku u përball me një situatë të pakëndshme teksa po kërcente…

Read More

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022, deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. “Vende si Ukraina, si edhe shtetet e tjera, prej kohësh e shohin të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm se nuk duhet t’i dëshpërojmë këto vende, por edhe duhet ta mbajmë premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht tani në gjysmën e parë të vitit duhet që përfundimisht t’i fillojmë negociatat…

Read More

Njësoj si ç’bëri pak më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit duke u bërë kështu, institucioni i dytë ndërkombëtar financiar që parashikon këtë ulje. Në raportin e fundit ‘Lufta në Rajon’ për Europën Qendrore dhe Azinë Banka Botërore ka ulur projeksionet nga 3,8% në 3,2%.Sipas Bankës Botërore çmimet e larta, inflacioni tej parashikimeve dhe lufta në Ukrainë janë rreziqet kryesore të ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti. “Lufta në Ukrainë mund rrisë më tej inflacionin, prishja e zinxhirit të ofertës, shqetësojnë tregjet financiare dhe zbehin perspektivat…

Read More

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku një shëtitje rutinë me makinë e katër djemve që sapo kishin mbaruar mësimin në gjimnaz rezultoi fatale për familjen e një 17-vjeçari shqiptar. 17-vjeçari i quajtur Fabio, për fat të keq u dogj i gjithi brenda makinës së drejtuar nga shoku i tij grek me të cilin ishte në të njëjtën klasë. Gjatë kohës që ata po udhëtonin, automjeti i tyre u përmbys anë rrugës duke marrë flakë tërësisht. Djemtë e tjerë mundën të dilnin nga makina, por jo Fabio, i cili u bë shkrumb e hi brenda…

Read More

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Unicef ka paralajmëruar se rreth 1.5 milionë fëmijë në Ukrainën e shkatëruar nga lufta janë në prag urie për shkak të pushtimit rus. Teksa raportohet se kanë mbetur afro 3.2 milionë fëmijë në Ukrainë, gati gjysma e tyre mund të rrezikojnë të mos marrin ushqim të mjaftueshëm. Mësohet se sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe mungesa e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz pa akses në ujë në Ukrainë. Ndërkohë, me anë të një deklarate, Unicef deklaron edhe se 4.6 milionë njerëz të tjerë kanë akses të kufizuar. Gjithashtu, më…

Read More

Mariupoli nuk po gjen qetësi nga sulmet ruse. Së fundmi, 7 persona kanë mbetur të vrarë pasi një tank sulmoi godinën e organizatës katolike për bamirësi në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi vetë organizata bamirëse nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Twitter”. “Zyra jonë e Caritas në Mariupol u qëllua nga një tank dhe njerëzit ishin aty në atë kohë. Shtatë persona u vranë, duke përfshirë dy gra anëtare të stafit”, bën me dije organizata në Twitter.

Read More

Vazhdojnë thirrjet ndëgjegjësuese për vaksinim masiv të qytetarëve kundër Covid-19. Përmes një pos5timi në rrjetet sociale, Instituti i Shëndetit Publik njofton rëndësinë që ka vaksinimi i fëmijëve. Mes të tjerash, ISHP nënvizon se si ilaçet e përdorura shkaktojnë efekte të dëmshme apo edhe vaksinat që në disa raste shkaktojnë efekte anësore. Disa nga efektet më të dukshme dhe më të zakonshme që shfaqet te fëmijët pas vaksinimit anti-Covid janë skuqje, dhimbje, lodhje, ënjtje në krahë dhe dhimbje koke. Megjithatë, në njoftimin e ISHP-së thuhet se prindërit duhet që të flasin me mjekun e familjes në lidhje me këto simptoma. “Si…

Read More

Nëntë personat e dënuar lidhur me tenderin e uniformave të policisë, kanë apeluar vendimin e shkallës së parë. Sipas abcnews.al, mësohet se çështja është regjistruar tashmë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm dhe seanca e parë pritet të zhvillohet më 21 prill. Kjo dosje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ingerta Hysi. SPAK nga ana e saj nuk ka bërë apelim për vendimin e 30 dhjetorit të dhënë nga gjykata, por kanë qënë vetë të pandehurit ata që kanë apeluar vendimin. Ju sjellim në vëmendje se në ditën e parafundit të vitit 2021 gjykata kundër korrupsionit dënoi me 1 vit burg…

Read More

Dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve vendore janë 16 prilli i 2023 ose 14 maji i po këtij viti që është edhe data e fundit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një mesazh partive politike që të fillojnë nga puna për reformën zgjedhore. Celibashi thekson se KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Mesazhi i Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi per partite politike: Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në…

Read More

Ditën e sotme, në orën 13:00, në selinë blu është njoftuar se do të mbahet një mbledhje e gjerë e deputetëve të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje pritet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, pavarësisht nëse deri më tani kanë qënë në krahun e Berishës apo atë të Bashës. Mësohet se dy do të jenë çështjet primare që do të shtrohen për diskutim në këtë mbledhje: E para lidhet me atë që mbështetësit e Berishës e cilësojnë si “procesi i ribashkimit të partisë”. Pika kryesore e diskutimit për këtë çështje do të jetë fakti nëse ka apo jo një…

Read More

Në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë kreu një kontroll zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi. Pas konstatimit të shkeljeve përkatëse, ndaj subjektit në fjalë u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.

Read More

Ka disa kohë tashmë që Gjermania ka njohur patentat shqiptare dhe konvertimi i tyre në gjermane do të bëhet pa provime shtesë. Një gjë e tillë u miratua në Berlin, nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale. Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli për këtë çështje ku u shpreh se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën në Shqipëri dhe panë nga afër dhënien e patentave, ndryshuan opinion duke miratuar kështu njohjen e lejeve të drejtimit shqiptarëve. “Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të…

Read More