Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi. “Koha na dha prapë të drejtë” nis Basha postimin e tij. Sipas asaj që shkruan Basha, Aqif Rakipi, Tom Doshi dhe Vangjush Dako, të tre të shpallur “non grata” nga SHBA kanë kryer së bashku me kryeministrin Rama “masakrën zgjedhore.” Me po të njëjtin term , ish-kryedemokrati ka cilësuar edhe zgjedhjet e përgjithshme të 15 prillit. “Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama…
Author: tirana
Një sherr mes dy të rinjve për motive banale ka degraduar dhe për pak mund të përfundonte në tragjedi. Policia tha se në Kombinat, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç. Ndërkohë që në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E. K., 28 vjeç. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë…
Ministja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022. “Vende si Ukraina, si edhe shtetet e tjera, prej kohësh e shohin të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm se nuk duhet t’i dëshpërojmë këto vende, por edhe duhet ta mbajmë premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht tani në gjysmën e parë të vitit duhet që përfundimisht…
Policia ka arrestuar një 66-vjeçar nga Tirana pasi dy qentë e tij tërracës “pitbull” kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”. Për fat të mirë, 66-vjeçarja e sulmuar nga qentë është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ky është një tjetër mesazh për rrezikon që mbartin në shoqëri qentë që lëvizin të palidhur dhe maskën mbrojtëse. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit…
Në mbledhjen e kësaj të marte në Komisionin Parlamentar të Ligjeve po diskutohet lidhur me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet akteve normative, ndër të cilave lidhet edhe me ngritjen e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve. Por në këtë moment, mes deputetëve demokratë në këtë komision dhe përfaqësuesve të bordit ka lindur një debat. Gjatë diskutimeve, deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi arsyet se përse ndodh që të merret furnizim për 90 ditë karburant. Ndërsa përfaqësuesi i bordit, Ilir Bejtja, tregoi arsyet se përse ndodh ky fakt. Debati: Bylykbashi: Kjo strukturë menaxhimi do të mbetet në ligj gjithmonë, apo Këshilli i Ministrave…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim shumë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenti Meta çmoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Fico në Shqipëri, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimit Europian, si dhe avokatinë e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.…
The Economist Rusët u futën në Yahidne, një fshat i vogël bujqësor në jug të Chernihiv në Ukrainën veriore, pak pas orës 16:00 më 3 mars. Por javët që pasuan mund të mos harrohen për shekuj me radhë. Të paktën 20 prej tyre vdiqën gjatë 28 ditëve të pushtimit. Gjashtë u qëlluan në rrethana shumë të dyshimta. Një baba dhe vajza e tij 12-vjeçare u qëlluan me armë zjarri teksa po përpiqeshin të arratiseshin; Armët e përdorura ishin aq të fuqishme sa i prenë kokën vajzës. Pjesa tjetër humbën jetën nga asfiksimi në një bodrum në shkollën lokale. Ata u…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka nisur ditën e sotme një aksion për shembjen e ish-kabinave të plazhit në zonën e Golemit. Ndëekohë, banorët janë njohur me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak Kavajë për shembjen e këtyre godinave njëkatëshe, bazuar në akt-ekspertizën e thelluar e Institutit të Ndërtimit, që i ka nxjerr me dëmtime DS4. Por, banorët nga ana e tyre thonë se askush nuk ka ardhur t’i kontrollojë banesat, sepse ato nuk kanë pasur asnjë dëmtim pas tërmetit.
Policia e Tropojës ka arrestuar një 51-vjeçar si edhe ka shpallur në kërkim një të ri, vetëm 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike në zonën e Bajram Currit duke vënë në parcelat me drogë edhe kamera si edhe granata kurth ndaj “infiltruesve” të mundshëm. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar rezulton se të dy ata kanë hapur një parcelë kanabisi në fshatin Kovaç dhe për ta vëzhguar dhe mbrojtur drogën vendosën kamera sigurie si edhe granata kurth ndaj çdokujt që mund të futej aty pa leje. Të njëjtën gjë ata…
Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku kanë nënshkruar një Marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë, me anë të të cilës i kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve. Detajet më të rëndësishme: Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022 Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë…
Një spastrim masiv “stalinist” i inteligjencës sekrete ruse është duke u zhvilluar pasi më shumë se 100 agjentë u hoqën nga puna dhe kreu i departamentit përgjegjës për Ukrainën u dërgua në burg. Në shenjë të zemërimit të Presidentit Putin për dështimet e pushtimit, rreth 150 oficerë të Byrosë Federale të Sigurisë (FSB) janë shkarkuar, duke përfshirë disa që janë arrestuar. Të gjithë të dëbuarit ishin punonjës të Shërbimit të Pestë, një divizion i krijuar në vitin 1998, kur Putin ishte drejtor i FSB-së për të kryer operacione në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik me synimin për t’i mbajtur ato brenda…
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për 262 kg kanabis që u gjetën gushtin e vitit të kaluar në qytetin bregdetar. 21-vjeçari akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike’’, ‘’Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhje e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim. Shtetasit me inicialet, K. K., 21 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në…