Brenda vitit 2026 banorët e Tiranës do të kenë furnizim të pandërprerë 24 orë me ujë të pijshëm.Në një intervistë për TV SCAN, Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Elton Kacidhja, bën me dije se projekti strategjik prej 144.4 nga të cilat 80 milionë euro janë hua nga Banka Evropiane e Investimeve pritet të nisë së shpejti dhe do ta kthejë kryeqytetin në një kantier ndërtimi.Nga ana tjetër, deri në realizimin e këtij projekti, Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të propozojë vendosjen e detyrimit ligjor për pastrimin e depozitave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ujit për konsumatorët.Mospastrimi i depozitave dhe amortizimi…
Author: tirana
Në kohët e sotme është shumë e kushtueshme që të keni një fëmijë, pavarësisht vendit në të cilin jetoni. Por, ndërkohë që Amerika ka një kosto mesatare për rritjen e fëmijëve, Kina është bërë një nga vendet më të shtrenjta në botë për të rritur fëmijë. Koreja e Jugut kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për të rritur një fëmijë, që nga lindja e deri në moshën 18 vjeç, e matur si përqindje e produktit të brendshëm bruto për frymë, sipas një studimi nga Jefferies. PBB është matësi më i gjerë i aktivitetit ekonomik të një vendi. Kina vjen…
Ish-presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë ekskluzive për emisionin NBC Today ka folur për luftën në Ukrainë. “Putini në Ukrainë ishte aq i pamatur sa nuk mund ta kishim parë kurrë tetë, dhjetë vjet më parë. Por rreziku ka qenë gjithmonë aty. “Putini ka qenë gjithmonë i pamëshirshëm ndaj popullit të tij si dhe ndaj të tjerëve”, shtoi Obama.
“Agjencia Kombëtare e Parandalimit të Korrupsionit dhe OJF-ja ‘Lëvizja e Ndershme’ kanë regjistruar 100 tradhtarë”. Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Kombëtar për Transmetimet TV dhe Radio, marrë nga Ukrinform. Në mesin e 100 tradhtarëve siç i kanë cilësuar, 73 prej tyre janë politikanë, 13 zyrtarë ligjzbatues, 13 media dhe një gjyqtar. Sipas Ukrinform, 637 raste të tradhtisë janë kapur tashëm në Ukrainë. Sakaq, situata në Ukrainë sa vjen edhe po përkeqësohet. Unicef ka shprehur sërish shqetësimin, duke thënë se 1.5 milionë fëmijë që rrezikojnë nga uria.
Në ndihmë të maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që do të garojnë për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik, universitetet krahas kritereve për përzgjedhjen e fituesve, kanë nisur të shpallin edhe kuotat e mundshme të pranimit në çdo program studimi të ciklit të parë “Bachelor”. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit ka miratuar kuotat e pranimeve për të gjitha fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, i cili njëherazi është edhe ndër më të preferuarit në radhët e maturantëve. Pas vlerësimit të bërë…
Pamje të rënda nga Roskoveci, ku një 61-vjeçar vrau nusen e djalit të tij 30 vjeçe pasi nuk pranonte të ishte partnerja e të birit. Pak minuta pas krimit forca të shumë policie kanë mbërritur në vend dhe zona është rrethuar me shiritët e krimit. Gra që shpërthejnë në lot e qajnë me zë vrasjen e dy personave dhe të tjerë njerëz që përpiqen t’i ngushëllojnë. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha. Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak…
The Economist Rusët u futën në Yahidne, një fshat i vogël bujqësor në jug të Chernihiv në Ukrainën veriore, pak pas orës 16:00 më 3 mars. Por javët që pasuan mund të mos harrohen për shekuj me radhë. Të paktën 20 prej tyre vdiqën gjatë 28 ditëve të pushtimit. Gjashtë u qëlluan në rrethana shumë të dyshimta. Një baba dhe vajza e tij 12-vjeçare u qëlluan me armë zjarri teksa po përpiqeshin të arratiseshin; Armët e përdorura ishin aq të fuqishme sa i prenë kokën vajzës. Pjesa tjetër humbën jetën nga asfiksimi në një bodrum në shkollën lokale. Ata u…
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në Roskovec ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas i dha fund jetës së tij duke u vetëvaruar. Ngjarja ka tronditur fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Banorët kanë treguar për gazetarin Ervis Kuçi se janë shokuar kur kanë dëgjuar lajmin. “Nuk kam dëgjuar asgjë për konflikte, nuk di të them, shumë njerëz të mirë”, ka thënë një banore. Ndërsa një tjetër banore e fshatit tha se nuk dinte që familja të kishte probleme dhe se të vërtetën e të gjithë situatës e dinë vetëm familjarët. Nuk dimë gjë për probleme,…
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se po gjurmon disa dhjetëra raste të dy nën-varianteve të reja të Omicron, për të vlerësuar nëse ato janë më infektive apo të rrezikshme. Ajo ka shtuar BA.4 dhe BA.5, variante në listën e saj për monitorim. OBSH tha se kishte filluar t’i gjurmonte për shkak të “mutacioneve të tyre shtesë që duhet të studiohen më tej për të kuptuar ndikimin e tyre në potencialin për të shmangur imunitetin. Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por vetëm disa mutacione ndikojnë në aftësinë e tyre për t’u përhapur ose për t’iu shmangur imunitetit të mëparshëm nga vaksinimi…
“Topi i Artë” 2022 do të ketë një risi, duke filluar nga ky vit: do të jepet për sezone të plota futbolli (nga korriku deri në qershor e ardhshëm) dhe jo për vite kalendarikë. Ndaj, çmimi i radhës, ai i vitit 2022, do të jepet në verë, pasi të kemi përfunduar këtë Champions League dhe kampionatet përkatëse kombëtare, pa llogaritur Botërorin e nëntor-dhjetorit. Sipas “L’Equipe”, Karim Benzema ka nisur të kryesojë listën e favoritëve për ta fituar trofeun prestigjioz. Nuk është i vetmi, por kryesori. Është e rëndësishme që “L’Equipe” ta thotë këtë, pasi “vëllai i tij i gjakut”, revista…
Zbardhen të tjera qëndrime në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD. Përveç debatit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka pasur dhe ndërhyrje nga deputetë të tjerë. Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupit e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’. Termi guvernatore është përdorur nga Berisha për ambasadoren e SHBA. Nga Xhaferaj ka pasur gjithashtu një akuzë për Berishën dhe Alibeajn.“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si…
Organizata e njohur ndërkombëtare, “Save the Children” i ka hequr postin e ambasadorit të bamirësisë Cristiano Ronaldos, pas incidentit që u përfshi ylli portugez të shtunën e kaluar, kur i theu celularin një tifozi 14-vjeçar, teksa sulmuesi shfaqej i revoltuar pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit. Në tension e sipër teksa po hynte në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Goodison Park”, Ronaldo e goditi djalin autik në dorë, duke bërë që atij t’i fluturojë telefoni në tokë dhe të bëhej copash. 14-vjeçari është autik dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, “ka qarë dhe ka…