Author: tirana

Deputeti Flamur Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi. Ai e ka bërë Bardhin fajtor për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike. Ky i fundit ka thënë se nuk i merr leje askujt pasi është në partinë e tij ndërsa ka ironizuar qëndrimin e Grupit të Rithemelimit në lidhje me vendimin e gjykatës. Pjesë nga replikat Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.

Read More

Shërbimi i transportit urban në Tiranë pritet të përkeqësohet. Vendimi i qeverisë për të subvencionuar 100 lekë për litër naftë sektorit të transportit urban pas shtrenjtimit të karburanteve në nivelet mbi 230 lekë për litër do të shoqërohet me ndalimin e dhënies të subvencionit nga bashkia. Për muajt mars-prill-maj që operatorët e transportit urban do të tërheqin subvencionin e rritjes të çmimit të naftës, nuk do të marrin subvencionin e Bashkisë të Tiranës për rënien e numrit të pasagjerëve nga pandemi e Covid-19. Kryetari i Shoqatës të Transportit Kombëtar Qytetas Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se mosdhënia e subvencionimit të…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të presë në Kiev presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier. Lajmi është bërë me dije nga gazeta gjermane Bild. Sipas të përditshmes gjermane, Steinmeier kishte planifikuar një vizitë në Ukrainë, në vendin që prej afro dy muajsh po përballet me luftën. Mirëpo, homologu i tij ukrainas nuk e ka mirëpritur. Steinmeier me sa duket donte të udhëtonte për në Kiev të mërkurën. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy refuzoi vizitën e Steinmeier, sipas “Bild”. Arsyeja për këtë janë marrëdhëniet e ngushta mes Presidentit Federal dhe Rusisë në vitet e fundit. Mbështetja e Steinmeier për tubacionin e diskutueshëm…

Read More

Prodhuesi gjerman Volkswagen është pranë përfundimit të ndërtimit të fabrikës revolucionare Triniti. Volkswagen prej javësh nuk është deklaruar për asgjë për faktin se dëshiron të mbyllë disa projekte siç është ndërtimi i fabrikës së veturave elektrike Triniti që kap vlerën e dy miliardë eurove, për të cilën shpresojnë që do të ndihmojë të ketë një avantazh ndaj Tesla – rivalit të tyre që ka filluar prodhimin në fabrikën e re në Berlin. Në atë fabrikë Tesla mund të prodhojë modelin Y për vetëm dhjetë orë, ndërsa Volkswageni për prodhimin e veturës elektrike ID.3, i nevojitet tri herë më shumë kohë.…

Read More

Një 45-vjeçar i lindur në Egjipt dhe banues në Itali është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të korruptonte policin kufitar si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë. I arrestuari me iniciale A.E. tentoi të korruptonte policin për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara Po kështu një tjetër rast i korrupsionit aktiv është goditur në Portin e Durrësit. Një 54-vjeçar nga Tropoja tentoi të korruptonte policin kufitar me 100 Euro pasi u refuzua të dilte nga Shqipëria, për shkak të mungesës së dokumentacionit. /

Read More

Studiuesit kanw zbuluar se kemi një rritje me 800% të njerëzve që duan të eliminojnë dhjamin e barkut me pije detoksike. Gjithashtu 387 % më shumë persona iu drejtuan Google për ‘metoda ekstreme të humbjes së peshës’. about:blank Mjekia Rogers paralajmëroi se dietat ekstreme mund të varfërojnë trupin tuaj me minerale dhe vitamina thelbësore, duke bërë që të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të irrituar. “Gjithashtu ju vë në rrezik më të madh pasi do keni dhimbje koke, kapsllëk dhe anemi”, shtoi ajo. about:blank Dr. Rogers shpjegoi se ndryshimi i zakoneve tuaja të të ngrënit herë pas here është…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë analizën tremujore të Policisë Rrugore, ku ka kërkuar edhe një plan masash me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas Nanos, plani i masave do të duhet të dorëzohet që sot, deri nesër duhet të jetë i njohur për të gjitha stafet dhe në datën 14 duhet të fillojë zbatimi. Nano u shpreh se janë shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak. Po ashtu ai u…

Read More

Në një kohë që Serbia vijon armatosjen e saj duke marrë sëfundmi nga Kina dhe sistem antiajror, amerikanët kanë nisur një stërvitje me forcat shqiptare për përdorimin e armëve të lehtë. Sikurse mund të shihni nga fotot, Batalioni i Dytë i Këmbësorisë, bërthama e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore, ka zhvilluar qitje me mortaja nën asistencën e ekspertëve amerikanë te Gardës Kombëtare të Neë Jersey.

Read More

Nga Andrei Soldatov & Irina Borogan-“Foreign Affairs” Midis shumë pikëpyetjeve rreth luftës katastrofike të Rusisë në Ukrainë, një nga më të dukshmet ka të bëjë me tensionet në rritje midis presidentit rus Vladimir Putin dhe shërbimeve të tij të sigurisë dhe ushtrisë. Lufta filloi kur Putin mbajti para kamerave një takim të këshillit të sigurisë, në të cilin ai e poshtëroi Sergei Naryshkin, shefin e shërbimit të huaj të inteligjencës, për entuziazmin e pakët që po shfaqte mbi pushtimin. Dy javë më vonë, ndërsa forcat ruse po përballeshin me shumë humbje dhe me një rezistencë të papritur nga ukrainasit, Putin…

Read More

Muaji maj shënon dhe 100-vjetorin e themelimit të Bashkisë Mat. Nën kujdesin e kryetarëve të bashkive Agron Malaj dhe Ilmi Hoxha është programuar të zhvillohen disa aktivitete artistike e historike.Panaire, koncerte, festivale, sesion shkencor, vizitë në Muzeun Historik, etj, do të mbahen në datat 5, 6, 7 Maj 2022. Sipas drejtorit të Kulturës në Bashkinë Mat Sokol Meta, larmia e madhe e aktiviteteve do të lartësojë këtë event të rëndësishëm të historisë së Matit. Pas një vizite në varrezat e Dëshmorëve në 5 maj dhe vizitave në familjet e dëshmorëve, programi parashikon takimin e valltarëve të vegjël midis shkollave 9-vjeçare…

Read More

Autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij. Ish-Senatori zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. Kryeministri Albin Kurti thotë se duhet të njihen shkaqet, rrethanat dhe informacionet tjera për rastin e tij, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me “Dick Martyn, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”, u shpreh ai. “Shteti dhe populli i…

Read More