Author: tirana

Në një kohë që selia blu ziente nga debatet mes grupit të deputeteve të Komisionit të Rithemelimit dhe pjesës tjeter që janë kundër Berishës, ish-kryeministri Basha ndodhej kilometra larg në një takim me mbështetes të tij. Basha ka vijuar axhenden e tij të takimeve me bazën demokrate duke u ndalur këtë të martë në Rrogozhinë. Kjo bashki në fakt ishte e vetmja ku Basha ia doli të marrë më shumë vota sesa Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 6 marsit. Ferdinand Saraci, kandidat i Bashës në Rrogozhinë mbetet ende njeriu i tij i besuar dhe personi që mesa duket…

Read More

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se deputetët e Partisë Demorkatike nuk thanë asnjë fjëlë për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit. Kjo sipas Bardhit, pasi ata kanë pasur hallin e Sali Berishës, pasi edhe ky i fundit ka përfunduar “non grata” në SHBA. Bardhi shtoi se deputetët e PD-së po e përçajnë partinë për interesat personale të ish-kryeministrit. Komentet Bardhi i bëri gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat. “Së pari, Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltës, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndryshe nga Z. Berisha.…

Read More

Studiuesit arritën në përfundimin se çiftet që i menaxhonin të ardhurat bashkë, ishin më të lumtur dhe më pak të prirë të ndaheshin, krahasuar me çiftet e tjera që mbanin llogari të ndara. Në veçanti, çiftet që ndanin financat raportuan ndërveprime më pozitive dhe lidhje më të mira, dhe ata ndiheshin më të qëndrueshëm. Ata e treguan këtë lidhje të fortë përmes përdorimit të më shumë përemrave si “ne”, “jonë” dhe “ne”, dhe kishin më pak gjasa të përdornin “unë”, “unë” dhe “imja”.

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se kauza opozitare u shit më 25 prill. Komentet Kryemadhi i bëri gjatë takimit me delegatët e partisë në Konventën e Tiranës. Ajo shtoi se ka ardhur koha që opozita në tërësi dhe LSI në veçanti të nisë punën për riorganizimin e strukturave të saj dhe për përgatitjen për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pjesë nga fjala e Kryemadhit: Të nderuar delegatë dhe delegate të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Bashkisë Tiranë. Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vijmë në…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka publikuar një fragment nga filmi “Koncert në vitin ‘36”, ku ironizon përçarjet në PD. Ajo shkruan se “ndarja e miletit në “dysh” a në “tresh”, i shërben aq shumë atij që qeveris rehat në përçarje, sa s’dihet me sa e paguan”. Sipas saj politika shqiptare është e zhytur në moçalin e të shkuarës që përsëritet e përsëritet. Postimi i plotë i Grida Dumës: Arti është forma më e lartë e politikës! Veprat e mëdha artistike janë po aq dhe mjeshtëri e plotë e ideologjisë politike. “Koncert në vitin ‘36”, është padyshim një kryevepër…

Read More

“Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë. Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!”. Kështu deklaroi deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Në analizën e tij Salianji tha para deputetëve se personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propagandimit në publik të ndarjes. Mes të tjerash Salianji i sugjeron ish-kryeministrit Berisha që të ndalë sulmet ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. “Çdo mbledhje pa axhendë duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që del nga kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë më shumë paqartësi, më shumë mjegull dhe…

Read More

Deputeti i PD Xhelal Mziu në mbledhjen e grupit parlamentar është shprehur se nëse vazhdohet me përçarje nuk mund të fitojnë dot, ndërsa ka krahasuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit me atë të 25 prillit. Ai ka propozuar një platformë që do të finalizohet me kuvend kombëtar përbashkues. “Të përçarë nuk fitojmë. Në Dibër më 6 mars dy pjesët e PD morëm 9 mijë vota, nga 17 mijë që morëm si opozitë në 25 prill. Duhet të marrim përgjegjësinë si grup parlamentar. Për të hequr dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm. Të hartojmë një platformë zgjedhjesh e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një metro të Bruklinit, ku janë plagosur 13 persona nga një burrë me jelek portokalli ndërtimi i veshur me një maskë gazi, i cili hodhi një kuti tymi për të shpërqendruar turmën e orës së pikut. Në video shihen njerëz që dalin duke vrapuar të trembur nga metroja e gjitha në tym. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha për CBC News se incidenti ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit ET në metronë e linjës R në lagje. Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Read More

Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti i saj Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet 90’. Edhe pse kanë kaq shumë vite të ndarë, ish-çifti ka ruajtur përherë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, Amos dhe Elia Zaharia. Ata shpesh janë shfaqur në evenimente të ndryshme si një familje e bashkuar. Sikurse ka ndodhur edhe së fundmi, ku Gjergj Zahari ka festuar 70-vjetorin e tij pranë ish-bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar disa…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të martën, më 12 prill, se Rusia do të triumfojë në të gjitha qëllimet “fisnike” të luftës në Ukrainë. Ai po ashtu tha se sanksionet e Perëndimit po dështojnë që ta gjunjëzojnë ekonominë ruse. Duke folur për luftën në Ukrainë për herë të parë pasi forcat ruse u tërhoqën nga veriu i Ukrainës, Putin tha se situata në Ukrainë është tragjedi. Megjithatë, sipas tij, Rusia nuk ka zgjidhje tjetër pos të luftojë, pasi siç tha lideri rus, duhet të mbrojnë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës dhe për të parandaluar këtë shtet që të bëhet…

Read More

Qerime Hoxha është bashkëshortja e Xhevair Hoxhës, i cili ditën e sotme vrau të fejuarën e djalit dhe më pas veten e tij. Hoxha ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë por pranon se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar asaj por edhe banorëve të fshatit se do ta vriste Merushen, gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tyre. Sipas saj Merushe Hazizi e acaronte bashkëshortin e saj 61-vjeçar duke i thënë se nuk kishte shtëpi e duhej të largohej. Teksa pastronte gjakun i cili ka mbuluar çdo cep të shtëpisë, Qerime Hoxha…

Read More

Shumë shpesh figura e Ajnshtajnit lidhet me vegjetarianizmin, kur në realitet për pjesën më të madhe të jetës së tij fizikani i madh ishte i gjithëdijshëm. Në fakt, ai ndaloi së ngrëni ushqime me origjinë shtazore vetëm pak para vdekjes dhe me këshillën e mjekut të tij. Por çfarë ka ngrënë gjatë jetës së tij? Gjurmimi i dietës së Ajnshtajnit u bë i mundur falë një letre që ai i kishte dërguar kolegut të tij Hans Meuhsan në vitin 1944. Sipas asaj që thonë shumë studiues, Ajnshtajni nuk e anashkalonte kurrë mëngjesin. Në fakt, vakti i tij i parë i…

Read More