Një rrjet grabitësish i përbërë prej katër të rinjsh të cilët grabitën këmbësorët në Heraklion të Kretës është shkatërruar nga policia greke. Bruime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar rumun, një grek 28-vjeçar, një shqiptar 23-vjeçar si dhe një djalë 16-vjeçar të cilët kanë kryer tre grabitje me armë brenda nëntë ditëve. Ngjarjet kanë ndodhur nga data 21 deri më 29 mars, ku grupi prej katër të rinjsh kishte sulmuar me thikë studentët dhe këmbësorët e tjerë në Heraklion. Nga këto grabitje, ata kishin marrë celularë, ora dhe 358 euro para të gatshme. Megjithatë, pas kryerjes së…
Author: tirana
Edhe pse pushtimi i Ukrainës vijon duke shkaktuar çdo ditë e më shumë viktima, dhimbje dhe shkatërrim, presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të rritë figurën e tij në skenën ndërkombëtare në një nivel më të lartë të se ai që korrespondon me pushtetin e tij të vërtetë ekonomik dhe ushtarak. Në fakt, ofensiva e tij ushtarake në Ukrainë ka përforcuar popullaritetin e tij dhe kjo luftë që u nis me urdhër të tij, siç cilësohet nga Moska, perceptohet nga rusët si një domosdoshmëri për mbrojtjen e vendit dhe nga rrethimi i NATO-s. Gjithashtu, parathënia e gjatë e luftës është karakterizuar…
Sipas asaj që shkruan “CNN”, një njofti i zyrtarëve ukrainas ditën e mërkurë ka bërë me dije se afro 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Mësohet se disa fëmijë janë vrarë gjatë ditëve të fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës. Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore, theksohet në deklaratë. Edhe në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, fëmijët janë gjithashtu në mesin…
Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjelimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në ortë vijuese parshikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.…
Bordi i transparencës për çmimet e shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Në mbledhjen e zhvilluar për këtë javë bordi vendosi që çmimi i vajit të lulediellit për tregtimin me shumicë do të vazhdojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet në supermarkete 321 lekë për litër. Shitja e vajit të lulediellit në këto nivele ka mbetur i pandryshuar për 2 javë rresht. Në mbledhjen e zhvilluar më 29 mars bordi i transparencës përcaktoi që çmimi të ishte 299 lekë nga kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga tregtarët e pakicës. Me…
Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare. Një studim nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e Shqipërisë, Elona Dushku, ka treguar edhe njëherë nivelin relativisht të ulët të kulturës dhe të përfshirjes financiare në shoqërinë tonë. Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7 (7 është niveli maksimal), nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi. Rezultatet e vrojtimit në lidhje me përfshirjen financiare, tregojnë se vetëm 54 %…
Spanjollët e Villareal janë duke jetuar një ëndërr përrallore. Pas Juventusit, “nëndetësja e verdhë” arriti të eliminonte edhe Bajernin e Mynihut, duke u shndërruar në hirushen e Championsit. Ishte një ndeshje e luajtur më mirë dhe e dominuar nga Bayerni, 24 gjuajtje, 4 në kuadrat, 65% mbajtje e topit për Nagelsmann por në fund është Villarreali. Strategjia perfekte e tyre funksionoi duke goditur në momentin më të mirë dhe pas golit të Lewandowskit në 52’ ishte Chukwueze në 88’ në një kundërsulm perfekt që ndëshkon Bayernin. Një rezultat shokues ashtu si i pari por ndoshta i drejtë sepse bavarezët këtë…
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, i ftuar në “Log.”, ka komentuar situatën politike në PD. Bumçi tha se PD që prej 6 marsit është më e bashkuar. Sipas tij në 6 mars demokratët kuptuan se kush e ka shumicën në parti. Pjesë nga diskutimi: Bumçi: PD është më e bashkuar sot se sa ishte para 6 marsit. Faktet janë këto ishin dy realitete ku kishim një shumicë shumë të qartë konfirmuar në 11 dhjetor, dhe nga ana tjetër Lulzim Basha i cili nuk njihte realitetin. Në 6 mars diferenca e votave ishte më shumë se dyfishi në favorin tonë…
Testet psikologjike me iluzione optike mund të zbulojnë disa aspekte të personalitetit tuaj që nuk i keni ditur për veten tuaj. Teste të tilla japin zgjidhje bazuar në atë që i kushtojmë vëmendje së pari, cili është perceptimi ynë, këndi nga i cili shikojmë jetën tonë dhe botën përreth nesh. Mjafton të shikoni një foto që përbëhet nga disa elementë, të zgjidhni një element, pra atë që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe më pas të lexoni zgjidhjet dhe të zbuloni diçka të re për sekretet e personalitetit tuaj. Testet psikologjike me iluzione optike mund të zbulojnë disa aspekte të personalitetit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Maliq. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Orman ku një drejtues mjeti me iniciale Xh. Sh. ka përplasur një 13-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore kurse drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Autoritetet ukrainase thonë se kanë shkatërruar një përpjekje për të prishur infrastrukturën e tyre energjetike përmes një sulmi kibernetik. Ata thonë se hakerat fillimisht hynë brenda sistemeve në shkurt. Më pas ata u përpoqën të aktivizonin softuerin me qëllim të keq më 8 prill, gjë e cila mund të sillte ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike. Ky lloj sulmi është kryer në Ukrainë edhe më parë që në vitin 2015. Megjithatë, autoritetet thonë se këtë herë sulmi u pengua. Përgjegjësit thuhet se janë një grup hakerimi i njohur si Sandworm, i lidhur me inteligjencën ushtarake ruse dhe një seri operacionesh…
Robin Gosens është lojtar i Interit me të drejta të plota. Mbrojtësi gjerman u afrua te zikaltërit në formë huazimi në janar nga Atalanta, sakaq zikaltërit kanë shfrytëzuar të drejtën e blerjes. Në arkat e klubit nga Bergamo do shkojnë 25 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme. Gosens ka luajtur 6 ndeshje këtë periudhë me kampionët e Italisë, ku ia ka dalë të jetë protagonist me anë të një assisti. Dhënia e dakordësisë përfundimtare për blerjen e futbollistit është dhënë nga trajneri Inzaghi. Interi renditet në vendin e dytë të kampionatit.