Author: tirana

Tragjedia e ndodhur dje në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier ishte e rëndë dhe sot, familjarëve u duhet të futin në dhe viktimat e kësaj ngjarjeje. Të dyja ceremonitë mortore janë zhvilluar sot, ndërsa Fatjon Hoxha, djali i Xhevairit që ishte dhe vrasësi i nuses së tij, ka zgjedhur të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe jo të nuses që i ati ia vrau me thikë. Sigurisht që përcjellja për në banesën e fundit të 61-vjeçarit dhe 30 vjeçares janë bërë të ndara nga njera-tjetra, por djali ka zgjedhur babanë. Fatjoni ka qënë prezent për të…

Read More

Dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. “Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë. Por cili është komenti dhe rruga…

Read More

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e marrë për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën, pasi ky i fundit i bëri rekurs vendimit të apelit të GJKKO për ta lënë në burg. Gjykata e Lartë thekson në vendim se gjykatat e faktit kanë arsyetuar drejtë, së pari në lidhje me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova që i dyshuari mund të ketë kryer veprat penale, të cilat i atribuohen nga prokuroria. Gjykatat kanë arsyetuar gjithashtu edhe në lidhje me kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg’ ndaj Lefter Kokës dhe përse kjo masë sigurimi personal…

Read More

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Edhe pak ditë kanë mbetur nga performanca e saj në Torino dhe duket se kënga “Sekret” po korr shumë sukses. Ndërkohë, që po dhuron performanca të shumta në të gjithë botën, Ronela ka treguar se si ndihet në këto momente. Ajo ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën shfaqet duke qarë dhe shprehet se ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Postimi i plotë: “Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash. Falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës është bërë i mundur arrestimi i shtetases me inicialet M. G., 36 vjeçe. Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Njoftimi i plotë i policisë: “Kapet një shtetase e shpallur në kërkim në…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një grup të rinjsh të programit të OSBE-së në Shqipëri “Youth Trail”, në të cilin merrte pjesë edhe Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco. Në fjalën e tij, presidenti Meta u ka dhënë një mesazh të rinjve, duke i kërkuar atyre të jenë të bashkuar dhe të marrin në dorë fatet e tyre. “Ka ardhur koha për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e domosdoshme që…

Read More

Genard Hajdini, është një ndër personazhet më të njohur në rrjetet sociale. Së fundmi përmes një video Genardi ka shprehur një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Ai i ka kërkuar Ramës që ta bëjë president, duke i premtuar se do ta mbrojë vendin nëse vijnë rusët ashtu si Zelensky në Ukrainë. “O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë. Të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky. Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku. Do të udhëheq popullin si president i shqiptarëve. Më zgjidh president dhe Sonidën…

Read More

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet, sheqeri është më i dëmshëm sesa kripa. Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele…

Read More

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Thanos Plevris, ka njoftuar sot lehtësim të masave anti-Covid. Duke filluar nga data 1 maj deri më 31 tetor do të hiqen certifikatat e vaksinimit. Kjo masë do të rishikohet më 1 shtator. Plevris deklaroi se në periudhën e ardhshme do të rishqyrtohet edhe demonstrimi i certifikatës evropiane për hyrje në vend. Siç është paralajmëruar, nxënësit do të kthehen nga shkolla pas Pashkëve pa pasur nevojë të bëjnë autotest. Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjoba prej 100 euro për ata që nuk janë vaksinuar mbi 60 vjeç do të pezullohet nga 15 prilli. Mesatarja e rasteve…

Read More

Një 27-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur të moshës 17 vjeçe në Korydallos. Gjatë bisedës që bënte me vajzën në rrjetet sociale, shqiptari i ishte prezantuar asaj sikur pakistanez. Ndërkohë, kur vajza dhe shqiptari janë takuar në shtëpinë e tij, 27-vjeçari e ka marrë me forcë të miturën dhe e ka përdhunuar. Pas ngjarjes, 17-vjeçarja e ka denoncuar rastin në polici dhe këta të fundit u vunë në lëvizje, duke prangosur shqiptarin. Njoftimi i plotë i policisë greke: Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga…

Read More

Gjykata ka vendosur të dënojë me 29 vjet burg autorin e vrasjes së Taulant Beqiraj. Mësohet se trupi gjykues i kryesuar nga Enkel Peza dhe 2 anëtarët, Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, i cili vrau Beqirajn një vit më parë në Vlorë. Ndërkohë, kjo masë e vendosur nga gjykata është 2 vjet më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Elton Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë dje një deklaratë të fortë, teksa ka kërkura nga institucionet e drejtësisë që të nisin goditjen ndaj të korruptuarve, të inkriminuarve dhe oligarkëve në Shqipëri. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Koçi u shpreh se drejtësia në vend ka filluar të dala nga rutina, por shtoi se ajo, e veçanërisht Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që në shënjestër të ketë edhe oligarkët. “Duhet të pranojmë se Drejtësia ka filluar të veprojë mbi politikanët, pavarësisht se ka akoma krime të kryera publikisht që nuk janë ndëshkuar akoma. Por…

Read More