Ky është momenti i vrasjes së 55-vjeçarit Nazim Bandula dje në orën 8:15 të mëngjesit në lagjen “Rus” në Shkodër. Po pinte kafen e mëngjesit ashtu si çdo ditë në lokalin e lagjes në qytetin e Shkodrës, kur papritur një automjet u afrua dhe qëlloi me automatik kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend. Në pamjet që ka siguruar Panorama, shihet një automjet me ngjyrë gri teksa ndalon përpara lokalit dhe dëgjohet breshëria e armës që ka qëlluar ndaj Nazim Bandulës. Viktima ndodhej bashkë me një person tjetër, kur një mjet tip “Benz E-clas”, ngjyrë gri, me xhama të…
Author: tirana
Një shkrim nga Ana Palacio, “Project Syndicate” Skenat e frikshme të lëna pas tërheqjes nga Bucha, për të cilat Ukraina akuzon trupat ruse për torturimin dhe vrasjen e civilëve, e kanë intensifikuar presionin ndaj Perëndimit për të ofruar më shumë armë sulmuese për Ukrainën, dhe që Evropa të ndalë importet e energjisë ruse. Por përtej debatit legjitim mbi gatishmërinë e Evropës për të paguar një kosto kaq të lartë në emër të Ukrainës, qëndron realiteti i zymtë se sanksionet nuk janë një formulë magjike. Për 40 vite, Shtetet e Bashkuara nuk janë shprehur qartë nëse do ta mbronin Tajvanin në…
Pas ngjarjes horror të ditës së djeshme në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau në mënyrë makabre nusen e djalit të tij, Merushe Hazizin, duke e therur me thikë në banjë, familjarët e kësaj të fundit kanë hapur sot dyert e mortit. Kortezhi me njerëz, familjarë, të afërm, miq e bashkëfshatarë po marrin pjesë në ceremoninë mortore të 30-vjeçares, ndërsa familjarët kanë refuzuar praninë e medias. Në fakt, vrasja e të resë nga Xhevair Hoxha erdhi pasi ky i fundit nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e saj me dajlin e tij, Fatjonin. Prej afro 3 vjetësh, ata…
Deputetja e PD, Flutura Açka ka propozuar zgjidhje për krizën në PD duke sugjeruar formimin e Këshillit të të Urtëve si dhe ngritjen e Këshillit të Bashkimit. PROPOZIMET E AÇKËS PLATFORMA CURZIOPër një bashkim të plotë të demokratëve dhe të të gjithë shqiptarëve me vokacion të djathtë me demokratëtSiç mund ta ketë vënë re çdo shqiptar ditët e fundit, pas gjithë asaj rrokapjekjeje të madhe demokrate të muajve të fundit, demokratët dhe kampi ynë demokrat nuk prodhon më asnjë lajm për shqiptarët, madje edhe kongresi kashtor socialist, pas të cilit fshihet një strategji edhe më e egër sundimi mbi shqiptarët,…
Një rast tjetër i dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit është regjistruar në Pogradec, ku Policia Kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një shtetas turk, i cili u kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49…
NGA BEN BLUSHI Janë dy komplekset kryesore të shqiptarëve. E para, që jemi të vegjël. Pra jemi një vend pa peshë, që nuk ka bërë shumë prokopi, s’ka shpikur asgjë, s’ka patur ekonomi të fortë, nuk ka patur ushtri, nuk ka pushtuar dot një vend tjetër, por vetëm është pushtuar dhe prandaj ka humbur territore dhe popullsi, e prandaj nuk ka patur mundësi të vendosë për fatet e veta e jo më për ato të botës. Ky është kompleksi i territorit. Kompleksi i dytë, është kompleksi i përkatësisë. Megjithëse jemi europianë nuk jemi ndjerë pothuajse kurrë të tillë. Jemi pushtuar…
Një tragjedi ka ndodhur në Itali brenda familjes Mertone. Një krim i rëndë brenda familjes është zbuluar në Itali, ku Antonio Martone ka vrarë dhe djegur trupin e vëllait të tij, Domenico. Mediat italiane raportojnë se autori kreu krimin e rëndë me qëllim që të përfitonte dëmshpërblim nga sigurimi i jetës. Karabinierët vunë re përhapjen e flakëve dhe një kolonë tymi që dilte nga një tokë bujqësore, pranë qytetit të Sant’Antonio. Ata gjetën kufomën e një njeriu plotësisht të djegur, i cili ishte vendosur nën një tendë të vogël. Hetimet e para bënë të mundur zbulimin se trupi i përket…
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”. Këto përfundime përfshihen në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë. “Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të…
Vajza e mitur, që dyshohet se është viktima e dhunimit nga këngëtari Asdren Gjikolli -Gjiko, ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se “sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”. Përveç kësaj ajo në deklaratën e saj e konfirmon se Gjiko ka bërë edhe fotografi dhe videoincizime derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale. Insajderi, të premten ka nisur publikimin e detajeve nga aktakuza. Nga ana tjetër Gjiko po kërcënon gazetarët me padi, për të mos publikuar lajme Ndaj reperit Asdren Gjikolli – Gjiko në mars të vitit 2017, është ngritur aktakuzë për veprën e…
Gjykata më e ulët i kishte caktuar 10 vite dëbim. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale. Shkalla e dytë mbetet në cilësimin e rastit si lëndim të rëndë trupor dhe kjo nënkupton dëbim nga vendi dhe 19 muaj burgim. Është ende e paqartë nëse kosovari do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme Federale. Përleshja para një klubi në qytetin e Lucernit ka ndodhur pesë vjet më parë. Dëshmitë dhe disa video-incizime kanë inkriminuar kosovarin, të cilin, Gjykata Penale e Luzernit e kishte dënuar për lëndim të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Përleshjes i ka…
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërkohë që vijonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”. Ndërkaq, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj, ka bërë një reagim ditën e sotme lidhur me këtë raport, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare si të korruptuar. Po ashtu, Alibeaj thotë se DASH ka konfirmuar faktin e…
Ditët e fundit, dy artistët e njohur Semi Jaupaj dhe Ylli Limani kanë shkëmbyer disa komente në “Instagram” me të cilat kanë ngritur shumë dyshime tek ndjeksit e tyre se ata janë në prag të publikimit të ndonjë bashkëpunimi. Teksa këngëtari kosovar ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar një video me këngën e tij të re, një vëmendje të madhe ka marrë komenti i Semit e cila i shkruan: “Boll bre mshele gojën”, e cila është një frazë e shkëputur nga videoja e tij. Nga ana tjetër, Ylli i përgjigjet komentit të saj: “Kush e ka gati këngën e re…