Author: tirana

Qeveria ka vendosur heqjen e biletave fizike në transportin urban ndërqytetas dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe vendimi. “Do ndalem një prej vendimeve të rëndësishme që prekin transportin, është projekti për disa ndryshime dhe shtesa të VKM për përcaktimin e rregullave për prodhimin , shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta të transportit rrugor. Kjo sjell disa risi, ku hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes e-transport” u shpreh…

Read More

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka bërë publike dje këngën e saj më të re, e cila vjen në bashkëpunim me Dj Geek. Mesa duket, kënga duket se është një dedikim për Donald Veshaj, me të cilin ajo pati një romancë kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Nga sa kuptohet mes rreshtave, Beatrix lë të kuptohet se ajo është përdorur nga aktori i humorit dhe se ai nuk e ka dashur kurrë. “S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton” janë disa nga fjalët që përbëjnë vargjet e këngës së Beatrix. Mirëpo, përveç tekstit, vëmendje të…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndrëkombëtar, që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të cilët kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i lokalizuar dhe arrestuar ata. Konkretisht policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasve: TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI. Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Read More

Teksa është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, është organizuar dhe një seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës. Mes diskutimeve, deputetja Tabaku ka deklaruar se Autoriteti i Konkurencës është një institucion i rëndësishëm i cili ka dhe vëmendjen e Bashkimit Europian. “Autoriteti duhet të jetë më aktiv në kontrollin paraprak të PPP dhe të drejtave eskluzive që atyre mund ti jepen dhe në kontrollin e përputhshmërisë me parimet e konkurrencës të të gjithë instrumenteve ligjore të përdorura për koncesionet, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Kjo do…

Read More

Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec për dhunë në familje. Policia njofton se 42 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 77 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M. H., 77 vjeç“, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Read More

Bazuar në të dhënat e Orgaqnizatës së Kombeve të Bashkuara, të paktën 1,892 civilë janë vrarë dhe 2,558 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të luftës në Ukrainë në 24 shkurt, bën me dije “CNN”. Numri i viktimave të regjistruara përfshin 478 burra, 308 gra, 30 vajza dhe 52 djem, si dhe 71 fëmijë dhe 953 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet, tha në një deklaratë Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Shifrat aktuale të viktimave mund të jenë më të larta për shkak të vonesës së raporteve nga…

Read More

Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen me mjete të forta të njërit prej tyre, dhe telashe me policinë për tjetrin. Policia bën me dije se dy të rinjtë, banues në Kurbin, janë zënë me njëri-tjetrin për motive banale. “Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis Kovaçi, 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, në…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas raportit të departamentit Amerikan në Shtetit për të drejtat e njeriut. Kim nënvizon se SHBA mbështet reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. “SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga…

Read More

Instituti i Statistikave ka theksuar se në 1 tetor të këtij viti do të nisë zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes. Në raportin vjetor të INSTAT thuhet se ky Cens do të zgjasë 6 javë dhe se tashmë elementet për të cilët po kujdeset institucioni janë ato të teknologjisë dhe logjistikës mbi zbatimin. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizohen të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijojë puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet…

Read More

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar, si dhe dyshohet se ka djegur 2 automjete të cilat kanë qënë në pronësi të autorëve të ndryshëm. I arrestuari është shtetasi me inicialet Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të…

Read More

Nga Wendell Steavenson Në ditën e parë të luftës, Sasha u zgjua nga zhurma e bombardimeve të orës 4 të mëngjesit. Për çudi, ishte e njëjtë me kohën, kur Hitleri filloi pushtimin e tij të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941. Nga drejtimi i shpërthimeve, Sasha (jo emri i tij i vërtetë) mendoi se rusët mund të sulmonin aeroportin në Hostomel, disa kilometra larg banesës së tij, në qendër të Kievit. Sasha vendosi të largonte gruan dhe dy djemtë e tij nga qyteti. Ata shkuan me familjen e kunatit të tij në kufi, ku kaluan në Poloni. Ai vetë ishte një…

Read More

Prokuroria e Tiranës nis hetim pasuror për shtetasin Ervis Cara dhe 4 familjarë të tij, të arrestuar pak kohë me parë për trafik automjetesh, nga Kosova në Shqipëri. Referuar hetimeve rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e Ervisit rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë. Gjithashtu nga verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në pronësi një apartament dhe toke arë, sipas policisë Ervis Cara, jeton në Kamzë, në mjë banesë 3 katëshe. Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar…

Read More