Ndryshime në qeveri. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka emëruar zëvendës ministër të Arsimit dhe Sportit Z.Endrit Hoxha. VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRËNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Z. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Author: tirana
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka publikuar një video të re në të cilën paralajmëron se lufta do të bëhet “një gjakderdhje e pafund, duke përhapur mjerim, vuajtje dhe shkatërrim” pa armë shtesë. Duke folur në anglisht, Zelenskiy thotë se Ukraina është mbrojtur kundër Rusisë “shumë më gjatë se sa kishin planifikuar pushtuesit”. Por Rusia ka ende kapacitetin për të sulmuar “jo vetëm kundër Ukrainës”, vazhdon Zelenskiy: Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike do të bëhen objektivat e radhës nëse liria e Ukrainës bie. Duheshin më shumë armë për të “shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë”, thotë ai: Ne kemi nevojë për artileri të rëndë,…
Kremlini e ka quajtur “të papranueshëm” përshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid. Siç kemi raportuar, zoti Biden tha se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse. Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid – i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish – në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.“Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Kjo vështirë se është e…
Republika Çeke ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, tha ministria e jashtme çeke. Ministria tha : Është një nga hapat e shumtë që shpreh mbështetjen tonë për Ukrainën. Çekia ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë pas Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sërish jashtë vendit, dy ditë pas kthimit nga Gjermania. Mësohet se Kryeministri Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi më datat 14 dhe 15 Prill 2022. Rama do të ketë një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si dhe me kryeministrin Ali Asadov dhe kryetaren e parlamentit Sahiba Gafarova. Ndërsa në Stamboll, ku do të ndalet të premten do të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”. Kompania “Tubitak”, Institucioni i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë është një agjenci kombëtare e Turqisë, qëllimi i deklaruar i…
Pamjet e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë shkallën e dëmit në Mariupol. Kjo vjen mes shenjave në rritje se Rusia mund të jetë në prag të pushtimit të qytetit port jugor, i cili dikur kishte një popullsi prej rreth 450,000 banorësh. Kryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se 21,000 civilë janë vrarë gjatë javëve të bombardimeve intensive të Rusisë, ndërsa 100,000 njerëz janë ende në pritje për t’u evakuuar.
Wanda Metropolitano do të jetë e mbushur plot me tifozë sonte, në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Manchester City, e vlefshme për takimin kthyes të çerekfinales së Champions League. Para pak ditësh, UEFA vendosi që një sektor i stadiumit të Los Colchoneros të mbyllej, për shkak të thirrjeve të ekzagjëruara me bazë raciste. Gjithsesi, CAS ka kthyer mbrapsht vendimin. Lojtari i 12-të do të jetë në stadium dhe do jetë një mbështetje e madhe në synimin për përmbysjen e humbjes 1-0. Sesi do shkojnë gjërat sonte, mbetet të shihet.
Në ditët që kur forcat ruse u larguan nga rajoni Sumy në Ukrainën verilindore, autoritetet thonë se një numër në rritje trupash janë zbuluar. “Ka më shumë se 100 të vdekur në mesin e civilëve në rajonin e Sumy. Për fat të keq, ky numër po rritet çdo ditë,” tha në një konferencë të mërkurën Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale Sumy. “Shumë njerëz u gjetën të vdekur me duar të lidhura me shenjat e torturave, të qëlluar në kokë”, shtoi ai.Zhyvytskyi pretendoi se “ka njerëz që mbahen robër dhe ka negociata të përditshme që ata të shkëmbehen ose…
Nuk kanë fund telashet për të ish-pronarin e Chelsea! Tashme janë autoritetet franceze ato të cilat kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovich në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor. Ky sekuestrim vjen në vazhdën e sanksioneve ndaj oligarkëve rus pas sulmit ndaj Ukrainës. Château de la Croë ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës Franceze – Cap d’Antibes dhe agjentët lokalë të pasurive vlerësojnë se vlen rreth 90 milionë paund. E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshi…
Ndërhyrja e qeverisë në tregun ushqimor dhe atë të hidrokarbureve duke përcaktuar çmimet tavan duket se nuk po shmang abuzimin. Vetë përfaqësuesi i mazhorancës, Erion Braçe ngriti shqetësimin në Komisionin e Ekonomisë se sërish konkurrenca në tregje mungon sepse vendimet e bordeve vetëm sa kanë unifikuar çmimet. “Bordet janë të përkohshme, e përhershme duhet të jetë liria dhe konkurrenca në tregje. Çmimet të mos caktohen më siç po caktohen më sepse pavarësisht se bordet po tentojnë të mbrojnë konsumatorin, praktikisht po ndiqen nga operatorët, sipërmarrjet, biznesi, me çmi9me të unifikuara. Sot kudo shitet me të njëjtin çmim në tregun e…
Profesori dhe analisti Michael Clarke ka bërë një parashikim të zymtë mbi luftën e Ukrainës në Mariupol. Sipas Sky News, Clarke tha se trupat ruse kishin marrë Izyum dhe tani po përpiqeshin të zbrisnin në Mariupol me synimin për t’u bashkuar në një “forcë të madhe” në jug. “Do të duhet pak kohë për ta bërë, por nëse ata mund të mposhtin ukrainasit në Mariupol, ata mund të lirojnë ndoshta gjysmën e forcave të tyre atje, të paktën 6,000 ose ndoshta 8,000 trupa, për të filluar të shtyjnë drejt veriut në këtë ofensivë të madhe”. I pyetur nëse Mariupol ka…
“Të gjitha automjete ushtarake amerikane dhe ato të NATO-s që transportojnë armë në territorin ukrainas do të konsiderohen si shënjestra legale ushtarake.” Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Ryabkov tha: “Ne po paralajmërojmë se transportet e armëve SHBA-Nato nëpër territorin ukrainas do të konsiderohen nga ne si objektiva ushtarakë të ligjshëm. Ne po i bëjmë amerikanët dhe perëndimorët e tjerë të kuptojnë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special, për të shkaktuar dëme maksimale në kontingjentet dhe formacionet ruse të…