Author: tirana

Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te nënkalimi i “Kopshtit “botanik”, ku një mjet në ecje është përfshirë nga flakët. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Siç shihet edhe në videon e Abc në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.

Read More

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e djeshme, këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”. Projekti që erdhi i realizuar me videoklip u kuptua menjëherë që ishte një dedikim për Donaldin, pasi teksti lidhej drejtpërdrejt me marrëdhënien e tyre. Më herët, ishte aktori që bëri të ditur se i ka dhënë fund lidhjes së tyre, pasi po lufton për Borën.Ndërkohë, është vënë re një detaj i rëndësishëm, në pamjen e Trixës që ka të bëjë me veshjen. Ajo kishte zgjedhur një kostum si personazhi “Catwoman” dhe që nuk kishte se si mos lidhej…

Read More

A janë grumbulluar toksina në trupin tuaj? A e ndjeni nevojën për të pastruar trupin tuaj? Dietat “detox” premtojnë të pastrojnë organet tona. Por meqë ra fjala, çfarë saktësisht përdoren këto dieta për të detoksifikuar? Realiteti është se dietat detoksike janë më shumë një mit marketingu sesa një dietë e shëndetshme. Prandaj më poshtë do të analizoj 4 të vërteta rreth dietave detoksike. Trupi ynë pastrohet vetë Trupi ynë është autonom, ai është në gjendje të largojë shtesat toksike vetë. Për shembull, mëlçia jonë prodhon enzima që ndihmojnë në neutralizimin e toksinave të tilla si amoniaku, ndërsa veshkat filtrojnë rreth 180 litra gjak në…

Read More

Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa vendi prej 24 shkurtit po përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit. Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid, shkruan Sky News. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes”.

Read More

Gazetarët e “Sky” pyetën Lucas Vazquez pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Real Madrid dhe Chelsea. Ata e pyetën në lidhje me Benzema, dhe anësori u shpreh i bindur rreth sulmuesit francez. “Unë jam i bindur, jam i bindur se Benzema duhet të fitojë Topin e Artë. Ai është sulmuesi më i mirë në botë, të gjithë e kemi parë atë.” Më pas Vazquez u pyet rreth asistimit magjik të Modric drejt Rodrygo. “Ai ka shumë të tilla, nuk e mohoj dot. Por për këtë asistim që dhuroi sot, ishte thjesht spektakolar”.

Read More

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri ka qenë 48, si dhe nuk ka patur asnjë humbje jete. MSh bën me dije po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë. Njoftimi i MSh: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.…

Read More

Një zjarr i cili dyshohet i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe pylli me dushk në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit. Zjarri është shfaqur rreth mesditës dhe vijon të jetë aktiv duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Në zonë kanë shkuar punonjës të shërbimeve publike te bashkisë, të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Ndërkohë edhe policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e mërkurë memoralin e heroit tonë Kombëtar në Lezhë, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në mesazhin e saj në instagram Kim shkruan se guximi dhe mençuria e Skënderbeut do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët. Postimi i Kim: Një nder për të vizituar #Lezhën, qytetin e lashtë ku Gjergj Kastrioti mundi të bashkonte të gjithë popullin shqiptar në 1444 për të luftuar një forcë pushtuese që dukej shumë e fuqishme për t’u mposhtur. Guximi dhe mençuria strategjike e #Skënderbeut le të vazhdojë të na frymëzojë. Bashkimi bën…

Read More

Ish-deputeti Aqif Rakipi ka reaguar pasi dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj tij  dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Intervista e plotë me Aqif Rakipin A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare. A do ta ndiqni në hapa ligjorë?Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.…

Read More

Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evroian ranë dakord të dërgojnë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, njoftoi të mërkurën nëpërmjet një deklarate diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell. Ai tha se është thelbësore që Bashkimi Evropian të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, derisa Rusia përgatitet për një sulm të ri në lindje të vendit pasi “javët e ardhshme do të jenë vendimtare”. Kjo është paketa e tretë e ndihmës ushtarake që BE-ja ka rënë dakord të dërgojë në Ukrainë, prej fillimit të pushtimit rus. Në total, BE-ja ka dërguar 1.5 miliard euro ndihmë ushtarake.Në muajt…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Pastorin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Fitor Muça: “Me mirënjohje për përkushtimin e pandërprerë gjatë tri dekadave, në ndihmë të njerëzve në nevojë; për shërbesën në mbjelljen e shpresës si dhe në fuqizimin e vlerave njerëzore e kombëtare në shoqërinë shqiptare post-komuniste. Në vlerësim të angazhimit të veçantë dhe vetëmohues gjatë krizës së Kosovës si dhe për punën e palodhur për t’u ardhur në ndihmë shumë të pastrehëve në qytetin e Tiranës.” Në fjalën e tij drejtuar familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, pjesëmarrës…

Read More

Ndër vendimet e qeverisë së kësaj të mërkure ishte edhe emërimi i prefektit të ri të qarkut të Korçës. Kryeministri emëroi në këtë detyrë 37-vjeçarin Nertil Jole. Nertil Jole ka lindur në Korçë. Pas shkollimit në vendlindje ku kreu shkollën e mesme, ai kreu studimet e larta në Universitetin Perëndimor të Anglisë në Bristol për Teknologji Arkitektonike dhe Projektim. Pas kthimit në Shqipëri, ka mbrojtur Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund…

Read More