Author: tirana

Policia në qytetin e Nju Jorkut ka arrestuar një person të dyshuar qëlloi 10 udhëtarë në një sulm që ndodhi në orar piku një stacion metroje në Brooklyn. Frank James, 62 vjeç, u cilësua për herë të parë nga policia si “person me interes” të martën, duke nisur një gjueti masive.Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për rastin ku 23 persona mbetën të plagosur, 10 prej të cilëve me plagë plumbi. Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën…

Read More

Dashi Koha është në anën tuaj nesër më në fund! Pas një periudhe të gjatë ndjesie sikur të mos kishit kontroll mbi kalendarin tuaj, jeni përsëri në krye. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të mendoni për veten dhe të relaksoheni. Demi Nesër të kuptuarit e një situate të panjohur mund të mos jetë aq e lehtë sa zakonisht. Ka një ajër të fortë konfuzioni, që po lundron dhe po sulmon shumë njerëz, përfshirë edhe ju. Kthejeni përqendrimin te çështje të thjeshta, por me prioritet. Binjakët Ju padyshim dini se si të krijoni një atmosferë të mirë…

Read More

Vllaznia është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Partizanin përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0. Vllaznia do të ndeshet me Laçin në finale. Penalltitë 5-4 Gjuan Latifi dhe shënon. 5-4 Gjuan Murataj dhe shënon. 4-4 Gjuan Gjurgjeviç dhe shënon. 4-2 Gjuan Mirosavljev dhe shënon. 3-3 Gjuan Adili dhe shënon. 3-2 Gjuan Hoxha dhe shënon. 2-2 Gjuan Hoxhaj dhe shënon. 2-1 Gjuan Matondo dhe shënon. 1-1 Gjuan Gurishta dhe shënon. 1-0 Gjuan Skuka dhe pret Zogoviç. 0-0

Read More

Forcat ruse janë tërësisht gati për nisjen e ofensivës në rajonin e Ukrainës Lindore, Donetsk si dhe në rajonin jugor të Kherson-it. Lajmin e bëjnë të ditur forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. “Në drejtimet Donetsk dhe Tavria (Kherson), sipas informacioneve të disponueshme, armiku është gati për veprime sulmuese,” thuhet në postim.

Read More

Lulzim Basha vijon turin e takimeve në bazë, takime që i ka nisur pasi pasi hoqi dorë nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, Basha ishte në Mirditë ku ka zhvilluar një takim me demokratët e qytetit larg vëmendjes së kamerave. Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryetari i PD ishte në Rrogozhinë, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD, Ferdinand Saraçi, i cili kandidoi në zgjedhjet e pjesshme lokale. Kujtojmë se nga momenti që dha dorëheqjen si kryetar, post që e mbante që nga viti 2013, Basha ka vijuar me takimet në bazë. Në deklaratat…

Read More

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën për ta informuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Ukrainën, sipas Shtëpisë së Bardhë. Ata folën nga ora 11:41 paradite deri në 12:39 pasdite, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Zelensky shkroi në Twitter në lidhje me thirrjen, duke shkruar se ata “vlerësuan krimet ruse të luftës” dhe “ranë dakord të rrisin sanksionet”. “Vazhdon dialogut konstant me Presidentin e SHBA. Vlerësuam krimet ruse të luftës. U diskutua paketa shtesë e ndihmës mbrojtëse dhe e mundshme makrofinanciare 🇺🇦. Dakordësi për të rritur sanksionet”, shkruan Zelensky.

Read More

Puntata e sotme e “Përputhen” është shoqëruar me debate dhe fjalë të rënda mes konkurrentëve, Efit dhe Dritanit. Debati agravoi pasi Dritani hodhi akuza në drejtim të Efit duke thënë se ajo e vlerëson shumë pamjen e saj të jashtme, teksa ajo nuk ia ka kursyer përgjigjen. Dritani: Ti e vlerëson veten nga ana e jashtme. Në çdo vend thua shiko si jam Efi: Mos gënje, kur e kam thënë. Po ofendohem shumë dhe më ka ndodhur shumë shpesh të më thuhet diçka që nuk e kam thënë. Si s’ke turp që vazhdon e thua. Mu vetmja mund të më…

Read More

Komisioni i Rithemelimit të PD është mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu.Siç shihet nga fotot, mbledhja drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, teksa zhvillohet në zyrën e kryetarit, siç u njoftua më herët nga drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo. “Zyra e Kryetarit në seli do të shërbejë si zyra e mbledhjeve të Komisionit të Rithemelimit deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike!”, shkruante Garo. Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit vjen një ditë pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar të PD, ku pati debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit Enkelejd…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka ironizuar gjetjet e raportit, ndërsa shkruan se “paska plasur peshku”. Kryeministri në një postim në rrjetet sociale shkruan se DASH ka thënë më në fund ato që opozita ka thënë që në fillim. Në fund, Rama thotë se kush e lexon çdo vit këtë raport është copy-paste i vitit më parë.Postimi i kryeministrit Rama:Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo…

Read More

E vërteta rreth mizorive në Ukrainë do të shfaqet në sallën e gjyqit, pavarësisht përpjekjeve të Moskës për të turbulluar ujërat, tha për The Times kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale teksa vizitoi një varr masiv në Bucha. “E vërteta shumë shpesh është viktima e parë e luftës,” tha Karim Khan në vizitën e tij të parë në Ukrainë, që pas hapjes e një hetimi për krimet që dyshohet se trupat ruse kanë kryer që pas sulmit. “Por e vërteta del në fund. Në sallën e gjyqit nuk ka vend për t’u fshehur e vërteta dhe në fund do të triumfojë, pavarësisht nga…

Read More

Pas votëbesimit nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare në punimet e Kongresit është zhvilluar dhe mbledhja e parë e Sekretariatit të Partisë Socialiste të ristrukturuar. Mbledhja e zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë. “Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim ri-organizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike.Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që autoriteti i Konkurrencës të jetë më aktiv në situatën e rritjes së çmimeve në treg pasi bordet sipas tij janë të përkohshme ndërkohë që ajo që duhet te jetë e përhershme është liria dhe konkurrenca në tregje. Sipas Braçes çmimet duhet të mos caktohen më siç po ndodh aktualisht, por me rregullat e konkurrencës së lirë. “Sot edhe pikat e bardha shesin me të njëjtin çmim si pikat e brenduara në tregun e hidrokarbureve, ndërkohë që gjithë jetën ka qenë 10 deri 15 lekë më poshtë sesa pikat e brenduara. Kanë unifikuar çmimin dhe…

Read More