Policia Rrugore e Sarandës ka vënë dje në pranga një 45-vjeçar pasi ky i fundit tentoi të korruptojë efektivët e policisë, të cilët e kapën duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas ndalimit që i’u bë nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi me inicialet K. A. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative. I arrestuari është një 45-vjeçar me iniciale K. A, banues në fshatin Xarë, Konispol. Njoftimi i policisë: Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin K.…
Author: tirana
“Nën pretekstin e krizës ukrainase, Perëndimi na ka shpallur një luftë hibride në thelb totale. Ajo mbulon një sërë fushash, duke përfshirë informacionin.” kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Kjo deklaratë e Lavrov erdhi në konferencën “Marrëdhëniet Ndërkombëtare Dixhitale 2022”. “Perëndimi ka përvetësuar titullin e fenerit të demokracisë, siç e dini, dhe po shkel rëndë detyrimet e tij ndërkombëtare për të garantuar shprehje të lirë të opinionit dhe akses të barabartë në informacion”, shtoi Lavrov.
Ka filluar para disa minutash seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kujtojmë që në këtë seancë, deputeti Zef Hila ai i cili ka thirrur një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë. Sakaq, në nisje të kësaj seance, deputeti me mandatin më të ri në Parlamentin Shqiptar, Pandeli Majko u zgjodh anëtar i Komisionit të Jashtëm. Gjithashtu, ndryshime ka pasur edhe për Etilda Gjonaj dhe Benet Becin. Benet Beci do të jetë anëtar në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese, ndërsa Etilda Gjonaj anëtare në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar Benet…
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi. Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Ermal Mamaqi ishte kryefjala e mediave rozë para pak kohësh pas asaj shakaje që aktori i humorit bëri në “Big Brother Vip” në lidhje me Bora Zemanin. Mirëpo, Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku teksa u bë pjesë e një loje, atij iu kërkua të jepte një këshillë për disa personazhe publikë. Kështu, 2 prej tyre për të cilët Ermali duhet të formulonte një këshillë ishin edhe aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani. “(Për Donaldin) Mund t’i këshilloj që të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.”– u shpreh…
Një 44 vjeçar ka denoncuar në polici largimin e gruas nga shtëpia. Pasi nuk ka mundur që të kontaktojë me të, burri ka bërë denoncimin në polici. “Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thotë policia.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.;Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Portieri i Dinamos, Simon Simoni është një nga talentet më të spikatur të Superiores dhe cilësohet si një zbulim i këtij sezoni. Flitet se në verë, ai mund të shitet nga Dinamo, edhe pse këta të fundit janë pranë rënies nga kategoria. Sipas “Panorama Sport”, dy klube të “Serie A” janë interesuar për shërbimet e portierit të ri, i cili është edhe pjesë e Shqipërisë U-21. Sukadrat që janë vënë pas Simonit janë Udinese e Sassuolo, ndërkohë që mendohet se transferimi mund të bëhet për shumën e 500 mijë eurove.
Këtë të enjte, Policia e Krujës ka zbuluar një shtëpi bari në këtë qytet dhe ka çuar në pranga 4 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë. 2 shtetas u arrestuan pasi u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë. Po ashtu, u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur. Ky operacion…
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit ku do të zhvillojë takim ‘kokë më kokë’ me presidentin e vendit Ilham Aliyev. Rama do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov. Mësohet se qëllimi i vizitës është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fokus i diskutimeve do të jenë investimet, ekonomia, si edhe lufta Rusi-Ukrainë. Të premten Rama niset për në Stamboll, Turqi ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”, një kompani që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik. Axhenda e kryeministrit Edi Rama në Azerbajxhan dhe…
Mbrëmja e sotme do të na dhurojë sërish emocione të bukura, teksa luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Europa League dhe Conference League. Nga përballjet e sotme, pritet të mësojmë se cilat skuadra do të presin biletën për të shkuar në gjysmëfinalet e këtyre kompeticioneve. 2 ndeshjet e para do të fillojnë në orën 18:45, ku Atalanta pret Leipzig ndërsa PSV do të ndeshet me Leicester. Sfidat e para mes këtyre ekipeve janë mbyllur në barazim dhe sot ato do të ketë një tjetër betejë për të siguruar kualifikimin dhe vetëm fitorja u bën punë këtyre skuadrave. Four…
SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahirin.Mësohet se SPAK kërkon dënimin për trafik droge. Ish-ministri Sajmir Tahiri u dënua me tre vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.