Nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar, ish-kryeministri Sali Berisha i prerë tha se nuk i druhet asgjëje në tokë. Ish-kryeministri tha se ka kod të pathyeshëm. “Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe ky është pansiri i Sali Berishës”, tha ai. Berisha gjithashtu u shpreh se ai që duhet të ketë frikë nga drejtësia është Basha, sepse është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare dhe jo ai.
Author: tirana
Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një aktivitet me temë “Together for football” sot në Lezhë së bashku me drejtuesit e Federatës Afgane të Futbollit dhe Kombëtaren e vajzave afgane të futbollit. Të pranishëm në eventin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shënkollit së bashku me delegacionin afgan ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, futbolllistet e Kombëtares shqiptare të femrave, Megi Doçi, Luçije Gjini e Esi Lufo si edhe përfaqësues të FSHF-së. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka shprehu gatishmërinë e FSHF-së për të mbështetur Federatën Afgane dhe ekipin e vajzave…
Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë. Në mbledhje pritet të diskutohet për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Bashës ia ka mbyllur dosjet Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj do të shkojë në SHBA, ndërsa Basha jo. “Nëse shkonte përballet me ligjin kjo ndodhte. Ndaj u kthye kështu që ju kur të dalin politikanët para jush, kur keni fakte konkrete ju duhet ta pyesni Gjekmarkaj do niset për në SHBA, ai u rikthye. Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nik Muzin me paratë e tij. Ju duhet të…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se që nga 1 korriku, policët e burgjeve do të kenë paga dhe uniforma të reja. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Manja theksoi se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i mban gjithmonë premtimet dhe se Partia Socialiste është në rrugën e saj drejt mandatit të katërt. “Më 1 korrik do fillojë paga e re për policinë e burgjeve. Po ashtu më 1 korrik do fillojnë procedurat për uniformat e reja për policët e burgjeve. Ne jemi qeveri i të mbajtjes së fjalës” “Dikur Raporte të DASH sulmoheshin ndërsa…
Këngëtari i njohur, Ylli Limani sapo ka publikuar para pak ditësh këngën e tij më të fundit, e cila titullohet “9”. E sigurisht që, si çdo projekt i tij, edhe kjo këngë rezultoi një hit e cila deri më tani numëron më shumë se 2 milion klikime në “Youtube”. Ndërkohë, Ylli është i njohur edhe për videot gazmore që poston në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku këngëtari ka vendosur që t’i testojë prindërit nëse mbajnë mend vargjet e këngës së re. “Ky është test me prindërit e mi për të parë nëse e kanë mësuar këngën time më…
Menjëherë pas analizës 3-mujore të bërë pak ditë më parë dhe direktivave që u dhanë nga Drejtori e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat synonin rritjen e forcës ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore në fuksion të rritjes së sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Sarandës ka nisur me intensifikimin e masave për parandalimin e aksidenteve. Kryesisht, kontrollet janë përqendruar në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve, që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave…
Motra e Merushe Hazizit, që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha, ka rrëfyer detaje tronditëse kur nuk kanë kaluar as 48 orë nga krimi i rëndë. Esmeralda Hazizi tha në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se fajtor për vdekjen e të motrës nuk është 61-vjeçari, i cili e vra, por bashkëjetuesi i saj Fation Hoxha. Sipas saj, Fation Hoxha e gënjeu Merushe Hazizin duke i thënë se ishte beqar dhe e ndau nga burri si edhe 3 fëmijët e saj. Por më pas u zbulua e vërteta, ku rezultoi se ai ishte i martuar dhe me…
Ditën e djeshme ra në pranga një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një 17-vjeçare duke u shtirur se ishte pakistanez. Sakaq, një reagim për ngjarjen e tronditëse ka dhënë edhe nëna e 27-vjeçarit, e cila u shpreh se nuk ka pasur aspak dijeni mbi ngjarjen. Ajo tha se atë natë ndodhej në shtëpi, kurse i biri ka ardhur me një vajzë dhe të dy kanë shkuar në dhomën e tij. “Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 19:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me…
Qeveria ka njoftuar një rishikim të faturave të energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që vlerësohet se harxhojnë shumë. Fillimisht kryeministri Rama dhe më pas ministrja Balluku njoftuan mbi një studim që është duke u bërë në këtë drejtim për të identifikuar ato familje që e kalojnë këtë fashë. Referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s duket se janë mbi 50 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Në total, OSHEE ka rreth 1.2 milion abonentë familjarë, nga të cilët rreth 50 mijë vlerësohet sipas raporteve publike se harxhojnë…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” martirin e lirisë së Kosovës, Nuhi Berisha (pas vdekjes), me motivacionin “mirënjohje për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj dhunimit të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, duke dhënë edhe jetën e tij në moshë të re në fushën e betejës.” Kreu i shtetit mbajti një fjalim drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të nderuara pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, ku u shpreh: Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë kërkuar shumë mund dhe sakrifica gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Shtypja,…
Në seancën e sotme plenare, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbajti një fjalë nga foltorja e Parlamentit, ku foli lidhur me aktin normativ që mundësoi zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit për personat të cilëve iu kishte skaduar afati i këtij dokumenti dhe nuk mund të votonin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë nga qeveria për të bërë të mundur pajisjen me mjet identifikimi të 144 mijë qytetarëve të cilët mundën të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu, Ministri ka vijuar më tej duke sqaruar se Shërbimi i…