Rolls Royce ka zbuluar makinën më të re të koleksionit ‘Boat Tail’ të punuar me dorë, dizajni i të cilës është frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh. Rolls-Royce Boat Tail , është model i frymëzuar nga varkat me vela J-Class. Është krijuar në bazë të makinave Boat Tail të viteve 1920 dhe 1930. ‘Boat Tail’ i ri në foto është krijuar pasi u porosit nga një klienti i cili gjithashtu zotëron një tjetër makinë që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932. Janë prodhuar gjithsej tre makina të këtij modeli,…
Author: tirana
Sipas informacioneve, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Mësohet se vendimi për kalimin e Kokës në Durrës ka ardhur në një kohë kur në burgun “313” u vendos ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako. Shkak për këtë lëvizje është që të mos ketë kontakte mes dy të arrestuarve për aferën korruptive të Inceneratorëve. Ndërkaq, ditën e nesërme në orën 10:00, Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ku pritet që ky i fundit të japë sqarime për çështjen. Theksojmë se Koka vijon që të qëndrojë në qelinë e burgut që…
Një shqiptar mesatar, sot, merr një pagë neto prej rreth 4,867 eurosh në vit. Po gjatë të gjithë jetës së tij? Mosha e pensionit në vendin tonë tashmë është e ndryshme për burrat dhe për gratë, por pritet të barazohet në 67 vjeç në vitin 2056. Për këtë arsye po marrim në përllogaritje një moshë pensioni në 67 vjeç. Në rast se shqiptari mesatar do të fillonte të punonte që në moshën 18-vjeçare, atëherë do të punonte për plot 45 vite. Sipas studimeve më të fundit të Bankës Botërore, që janë në linjë edhe me shifrat e sinjalizuara nga Instituti…
Teksa mbajti një fjalë në seancën e sotme në Kuvend, Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj tha s’ka asnjë shtet tjetër si Shqipëria që po subvencionon çmimin e energjisë. Ndërkohë, Ahmetaj u shpreh se ekonomia e vendit vitin e kaluar arriti mbi 7%, duke shënuar një rekord në rajon. Më tej, zv.kryeministri u shpreh se çdo vend është ndikuar nga kriza, por qeveria është përgjigjur tek ata që kanë nevojë dhe tek biznesi i vogël. “Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë. Do rritet çmimi i energjisë? Mos luani me këtë ju lutem. Nuk ka…
Gjatë një prononcimi për mediat, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri komente këtë të enjte mbi raportin e DASH në lidhje me korrupsionin dhe qëndrimin e Berishës brenda partisë. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për një qëllim që janë hallet e shqiptarëve dhe jo të ndiqen standarde të dyfish dhe interesat personale të një njeriu siç është Sali Berisha i shpallur non grada nga SHBA njëlloj si disa zyrtarë të PS-së. Gjëja më e rëndësishme sipas Bashës është që Berisha duhet që të bëjë një hap pas siç…
Kievi ka konfirmuar lajmin për dorëzimin e ushtarëve ukrainas në Mariupol, por ka përgënjeshtruar shifrën e pretenduar nga rusët. Oleksiy Arestovych, këshilltari kryesor i Zyrës së Presidentit të Ukrainës konfirmoi se disa ushtarë nga Kievi u kapën robër nga rusët në Mariupol. “Më duhet të them se një pjesë e Brigadës së 36-të të Marinës është zënë rob, shpjegoi ai, por nuk janë një mijë veta, është gënjeshtër totale. Janë shumë më pak”, citohet të këtë thënë këshilltari presidencial sipas medias ukrainase.
Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses. Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme. Ndiheni të pashpresë, të humbur dhe mendja ju duket sikur do të ikë. Më poshtë do të zbuloni shenjat që tregojnë se do të kaploheni nga një sulm paniku. Shtrëngim në kraharor Ndjesia e adrenalinës shton rrahjet e zemrës. Në raste të tilla, përjetohet një shtrëngim dhe dhimbje në kraharor dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Ndjesia e mbytjes Fyti ngushtohet dhe përtypja duket e…
Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur zyrtarisht, me shumë besimtarë myslimanë në mbarë botën që agjërojnë për javët e ardhshme. Meqenëse ushqimi është kulturor, ajo që njerëzit hanë për syfyr dhe iftar ndryshon. Dietologia Ghazala Yousuf ka dhënë disa këshilla se çfarë duhet të hani gjatë muajit të shenjtë. Çfarë duhet të hani për syfyr? Ghazala Yousuf, një dietologe në Harley Dietitians, rekomandon disa ushqime për hapjen dhe mbylljen e agjërimit tuaj. “Njerëzit duhet patjetër të kenë më shumë karbohidrate komplekse sesa ushqime të rafinuara dhe të përdorin më shumë versione me drithëra të çdo buke që po hani.…
Dashamir Shehi deklaroi se Sali Berisha nuk ka konkurrentë brenda partisë dhe theksoi se do të ishte “tallje” një garë për kreun e Partisë Demokratike. “Berisha nuk ka konkurrentë brenda kësaj partie që po bën. Do të ishte hipokrizi dhe tallje, nuk vlen të vësh disa Nastradina atje dhe të bëjnë si kryetarë. Kjo është partia e Berishës, i takon Berishës dhe e meriton Berisha. Kush hyn aty të bëjë konkurrentin, është t’i hedhë hi në sy njerëzve. Ata që janë aty janë njerëzit e Berishës, unë nuk uroj që ta bëjnë sepse do të ishte teatër. Nëse do ta…
Në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria ka ngritur një grup pune për të vlerësuar familjet e “pasura” të cilat do të paguajnë më shtrenjt energjinë elektrike. Mirëpo, përmes një postimi në “Facebook”, ish-zv.kryeministri, Erion Braçe e ka kundërshtuar sot Ramën në lidhje me këtë vendim. Duke i’u referuar asaj që thotë Braçe, familje të pasur nuk të bën nëse harxhon energji elektrike më shumë por të bëjnë pasuria që zotëron në vlerë monetare dhe pronat e paluajtshme. Gjithashtu, Braçe i sugjeroi qeverisë që të gjejë burime të tjera për të…
Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat para se të hyjë në Kuvend. “Unë vij nga shumë takime në terren dhe shoh që ka frymë përcarëse nga një grup njerëzish të cilët prej kohësh kanë vendosur personale të Sali Berishës. Kjo është diçka që është dëshmuar dhe nga qëndrimet që kanë mbajtur dhe është lehtësisht e verfikueshme. Shpreh keqardhje dhe shqetësim se është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin se kush nuk i nënshtrohet parimit tim shpallet armik, njësoj siç po i bëhet Enkelejd Alibeaj sepse mbron parimet dhe interesat e demokratëve. Kjo është…
SPAK do të marrë nesër në pyetje ish-ministrin Lefter Koka, i cili prej katër muajsh është i arrestuar. Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar pasi akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë rryshfet gjatë kryerjes së detyrës. SPAK shpjegon se e gjitha lidhet me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku Lefter Koka, në cilësine e ministrit të Mjedisit ka shkelur procedurat për dhënien e licencës dhe miratimin e vijimit të ndërtimit të objektit, ndërsa dy personat e tjerë, akuzohet se kanë pastruar para dhe kanë dhënë rryshfet në drejtim të Kokës me qëllim…