Author: tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.1 në kryeqytet pas padisë së prindërve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe”, njofton policia.

Read More

Atë që nuk e bëri dot me Shqipërinë, Gjibraltarin dhe Ishujt Asuncion, Londra e ka realizuar me shtetin afrikan të Ruandës, për ngritjen e qendrave të shqyrtimit të kërkesave për azil për ata që kalojnë ilegalisht kufirin detar mes kontinentit evropian drejt Britanisë. Rreth 10 mijë kilometra larg drejt Afrikës, do të transferohen me avion të gjithë ata që do kapen dhe do të kërkojnë azil, dhe kryesisht meshkujt me një kosto financiare që shkon në 1.4 miliardë sterlina. Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson, qëllimi është lufta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që e kanë shndërruar kanalin mes Anglisë dhe…

Read More

Në apelin e grupit parlamentar demokrat, Agron Gjekmarkaj do jetë mungesa e parë dhe e përhershme për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës. “Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka shigjetuar opozitën se nuk njeh ligjet e shtetit shqiptar. Në replikë me deputetin e opozitës Agron Shehaj, i cili e akuzoi se familjarë të saj kanë përfituar prona, Ministrja Xhaçka saktësoi se asnjë anëtar I familjës së saj nuk janë pasuruar si investitorë strategjikë, por si rezultat i punës prej 30 vjetësh. “Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë ndaj kapeni pas kauzave pa kauze e flisni palacolleqe ketu. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz sit ti. Njerëz si ti qe nuk…

Read More

Nga Hamdi Fırat Buyuk Duke pasur parasysh efikasitetin e tij kundër forcave ruse, nuk duhet të jetë habi që droni i armatosur Bayraktar TB-2 i Turqisë ka “këngën ukrainase të luftës” në YouTube, me më shumë se gjysmë milioni klikime. Droni ka rezultuar tepër i rëndësishëm për forcat e armatosura të Ukrainës në mbrojtjen kundër një pushtimi rus që filloi më 24 shkurt. “Banditët rusë janë kthyer në fantazma nga dronët Bayraktar”, shkroi ushtria ukrainase në faqen e saj në Facebook në mes të marsit. Lavdërimi është reklama më pozitive për një dron të prodhuar nga dhëndri i presidentit turk…

Read More

Teksa ka folur për ‘To Vvima’, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Escobar, tha se PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një pronar servisi në Durrës, pasi ky i fundit u kap duke shitur lëndë narkotike në biznesin e tij. Po ashtu, 45-vjeçari akuzohet edhe për prodhim të lëndëve narkotike, punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Specialistët…

Read More

Ministrja për marrëdhëniet me Shtetit dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend. Elisa Spiropali u shpreh se Sali Berisha ka ndërtuar tre Piramida, dhe e teta është ajo në PD që nuk do të ngjitet kurrë në majë. Spiropali “thumboi” edhe Bashën duke thënë se erdhi vonë dhe iku nga Kuvendi se i erdhi gjumi. “Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie…

Read More

Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen e saj, ku mes shumë urimesh ra në sy edhe ai i Beatrix Ramosaj. Trixa e ka uruar publikisht Dafin duke i dedikuar disa fjalë të ngrohta që konfirmojnë edhe raporton e mirë mes tyre. Teksa i uron Dafinës 33-vjetorin, Trixa ka publikuar një fotografi të sajën, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje fenomenale. Ambicioze, shumë punëtore, të suksesshme, të lirë dhe të fortë që nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim dhe roli model që je sot. Të dua”, thuhet në urimin e Beatrix.

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar i cili ishte kthyer në mënyrë ilegale në Itali për herë të dytë është arrestuar nga policia. Shqiptari ka tentuar t’i shpëtojë policisë që trokitën në derën e shtëpisë ku ishte mysafir duke u hedhur nga dritarja e katit të dyti, por mori dëmtime në këmbë dhe legen. Sipas Parma Today, ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 13 prill. Me të mbërritur policia për të verifikuar prezencën e personit, i cili ka precedentë të shumtë për krime kundër pronës dhe trafik droge, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga dritarja e dhomës së gjumit.…

Read More