Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse. Sipas tij këto vende po “fitojnë paratë e tyre në gjakun e të tjerëve”. Në një intervistë me BBC në zyrën e tij në Kiev të enjten, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë paundë këtë vit, një rritje prej më shumë se 1/3 në vitin e kaluar. “Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se…
Author: tirana
Vëllai i komendianit Chris Rock, Kenny, ka sfiduar aktorin Will Smith në një ndeshje boksi, pas shuplakës së famshme në ceremoninë e çmimeve Oscar. Rock që sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje. “Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë! Unë do lë duart të flasin,” shtoi ai. Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se…
Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj. Makina që ajo po udhëtonte, tip “Volkswagen Lupo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie, si pasojë, e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon. Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.
Një ushtar britanik në Ukrainë është fotografuar i prangosur dhe i rrahur dy ditë pasi u kap nga forcat ruse. Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Newark, Nottinghamshire, u fotografua dhe u video i ulur në një zyrë në një vend të panjohur me një qepallë të fryrë dhe një plagë në ballë. Në pamjet e publikuara nga “marrja në pyetje” e tij, Aslin, i cili duket i rraskapitur, pyetet nëse ka vrarë njerëz dhe përgjigjet: “Nuk e di, nuk kam luftuar”. Aslin, i cili ka shtetësi të dyfishtë britanike dhe ukrainase, po luftonte në Mariupol me Brigadën e 36-të Detare…
Është miratuar në Kuvend me 105 vota letërnjoftimi elektronik për shqiptarët. 14 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa një ka abstenuar. Sakaq, me 72 vota pro u miratua rezoluta ERRU për vitin 2021. Në Kuvend u miratua edhe ligji për krijimin e grupeve vendore të veprimit me 71 vota pro dhe 41 kundër. Sakaq, projektligji për të drejtat e autorit u miratua me 71 vota pro.
Lulzim Basha tashmë i dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike vijon me takimet. Basha ishte sot me demokratët e Beratit. Ish-kryetari është takuar për të diskutuar lidhur me situatën e brendshme në të cilën ndodhet PD prej disa muajsh. Një ditë më parë Basha ishte në Mirditë, ndërsa ka pasur një sërë takimesh në bazë.Disa javë më parë Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar. Aktin e tij, ai e ka cilësuar si hap pas, që mund të çonte në bashkimin e demokratëve. Megjithatë, duket se kjo është shumë larg të ndodhë. Në një prononcim për mediat ditën e…
Policia e Matit ka dhënë informacion për gjetjen e një mine antitank në Burrel. “Blutë” njoftojnë se në fshatin Baz, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë antitank e vjetër. Për rrjedhojë është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë. Njoftimi i plotë: Mat/ informacion paraprak Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij…
Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny ka lëshuar një seri postimesh në “Twitter”, duke i bërë një thirrje të qartë Perëndimit. Ai kërkon që mediat sociale të ndërmarrin një fushatë kundër regjimit siç e konsideron ai, të “çmendur të Putinit”. Navalny, i cili po vuan një dënim nëntëvjeçar, pasi u dënua për mashtrim muajin e kaluar, tha në tëeet-et e tij se “e vërteta dhe informacioni i lirë goditën regjimin e çmendur të Putinit po aq fort sa Javelins”, armët antitank të SHBA-së. duke u përdorur nga forcat ukrainase kundër armaturës ruse.Navalny tha se Kremlini ka gënjyer duke pohuar se…
Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën në afrimin për anëtarësim në NATO, tha të enjten Sekretarja e Jashtme Liz Truss. “Suedia dhe Finlanda janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje – Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo që ata vendosin”, shkroi ajo në Twitter. Të nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, duke ndryshuar peizazhin e sigurisë në Evropë, Suedia dhe Finlanda po i afrohen anëtarësimit në NATO. Të dy vendet do të vendosin deri në verë nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov…
Psikologia Eleni Mylonopoulou, e cila trajtoi 20-vjeçaren Caroline Crouch që u vra barbarisht nga i shoqi pilot, ka treguar detaje të reja në gjyqin që po mbahet për këtë rast. Mylonopoulou ka thënë se Crouch, kishte 20 muaj para se të vritej që shkonte te ajo, për shkak të problemeve që kishin në martesë. Sipas saj, Caroline kishte dyshime se i shoqi kishte një lidhje tjetër paralele, dyshime këto që janë konfirmuar edhe nga avokati i saj. “Ajo frikësohej prej tij. Nuk takoheshim shpesh sepse Babis s’e lejonte. Flisnim me mesazhe të shkurtra në telefon dhe më sqaronte gjërat përciptas”,…
Një burrë dhe një grua u gjetën të vdekur në një shtëpi në Bingley, Yorkshire, pasditen e djeshme, ku sipas informacioneve të policisë dyshohet se kanë kryer vetëvrasje. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë oficerët e policisë jashtë pronës pas zbulimit tragjik. Mësohet se dyshja vdiqën në një përpjekje të dyfishtë vetëvrasjeje. Trupat e tyre janë dërguar në ekspertizë mjeko-ligjore për t’u përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia ka konfirmuar se nuk po i trajton vdekjet si të dyshimta.
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë si pasojë e Covid ka ndërruar jetë një 76-vjeçar nga Vlora. Ndërkohë që numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka qene 56. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit…