Një minë antitank është gjetur në Burrel, ditën e sotme. Mësohet se mina është zbuluar në fshatin Baz. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë pikasur municionin luftarak dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa zona është rrethuar. Dyshohet se mina ka brenda rreth 5 kg tritol.
Author: tirana
Arrestohet në Belgjikë bashkëpunëtori shqiptar i 28-vjeçarit Kristjan Mëhillit, i arratisur natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercellit në veri të Italisë.Sipas mediave belge shqiptari është arrestuar në aeroportin e Zaventem kur donte të hipte në një avion për në Shqipëri, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet italiane. Tashmë ai është në pritje të ekstradimit në Itali. 28-vjeçari Mëhilli, u arratis mesnatën e 31 dhjetorit 2021 nga burgu me ndihmën e vëllait dhe dy personave të tjerë, të arrestuar tashmë. Bashkë me të tentoi të arratisej dhe shoku i qelisë, duke sharruar hekurat e dritares…
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj teksa ka marrë fjalën për procedurë në Kuvend ka uruar deputetin më të ri, Pandeli Majko i cili mori mandatin e Alqi Bllakos. Leskaj, vlerësoi Majkon duke e konsideruar atë politikan me integritet duke u shprehur se beson se nuk do të jetë në grupin parlamentar të kanabisit. Bujar Leskaj: Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do…
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për të 15 të arrestuarit të operacionit “Fast delivery”, që konsistonte në administratorë faqesh online që shpërndanin apo kontrabandonin mallra pa fatura përkatëse. Njoftimi i Gjykatës: Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzes dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Nenit 248 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, V E N D O S I: 1. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. I., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë…
Një nga çështjet më të rëndësishme ditëve të fundit te Liverpool është rinovimi i Salah. Kontrata e egjiptianit të sulmit skadon në vitin 2023, por të kuqtë mund ta humbasin në qershor, nëse futbollistit i vjen ndonjë propozim interesant. Në dijeni për diçka të tillë, klubi i kuq ka filluar punën për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas Metro, gjërat mund të vendosen në vijë shumë shpejt. Marrëveshja e re përfshin përmirësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike. Salah fiton aktualisht 200 mijë paund në javë, sakaq me pagën e re do të fitojë 400 mijë paund në javë. Sipas llogarive të thjeshta, anësori…
Duke folur me Shërbimin Turk të BBC-së, një zyrtar turk ka mohuar pretendimet se një nga anijet e vendit të tyre ka ndihmuar në rikuperimin e anëtarëve të ekuipazhit nga kryqëzori rus Moskva. Pretendimi u bë më herët sot nga ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas. Ai tha gjithashtu se autoritetet turke dhe rumune kishin konfirmuar se anija ishte fundosur. Zyrtari turk nuk e komentoi këtë konfirmim të supozuar. Ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se anija është ende në det dhe vazhdimisht ka mohuar pretendimet se Moskva është goditur nga forcat ukrainase.
Një superjaht që dikur i përkiste Alisher Usmanov, i njohur si një nga “oligarkët e preferuar të Putinit”, është sekuestruar nga autoritetet gjermane pasi përcaktuan se tani ishte në pronësi të motrës së tij. Usmanov, 68 vjeç, një ish-pronar i pjesërishëm i klubit të futbollit Arsenal, u sanksionua nga BE më 28 shkurt dhe nga MB dhe SHBA muajin e kaluar. Dilbar, një superjaht 156 metra (512 ft) i cili është ndër më të mëdhenjtë në botë, u sekuestrua në një kantier detar në Hamburg ku po i nënshtrohej riparimit, tha policia gjermane. Ekuipazhi u pushua menjëherë pas konfiskimit. Besohet…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një vizitë ditën e enjte në Azerbajxhan, ku është pritur nga presidenti Ilham Aliyev. Gjatë takimit dy liderët folën për bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorin energjetik dhe atë të turizmit. Presidenti Aliyev theksoi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë tashmë një bashkëpunim modest sa i përket sektorit të energjisë, por do e forcojnë edhe më shumë atë.“Kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Jemi këtu për të diskutuar zhvillimet dypalëshe por edhe zhvillimet rajonale. Do të shkëmbejmë informacione e do të flasim për rritjen e shkëmbimit tonë tregtar. Do të diskutojmë bashkëpunimin në…
Një 30 vjeçare është shpallur në kërkim pasi akuzohet për braktisjen e fëmijëve të mitur. Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj shtetasi L. K., i coli ka bërë me dije se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën…
Enti Rregullator i Ujit prezantoi këtë të enjte në Kuvend raportin vjetor për vitin 2021, ku rritja e çmimit të ujit për qytetarët duket e pashmangshme. Faktorët që mund të çojnë në këtë rritje janë disa, por më kryesori është çmimi i energjisë elektrike. Sipas raportit të ERRE-s, vendimi i Qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë mbi 7 mijë biznese prek pjesën më të madhe të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo do të thotë se këto shoqëri, prej datës 1 janar 2022 paguajnë një kilovat energji elektrike me çmim deri në tre herë më të lartë se para kësaj…
Disa nuk marrin atë që i takon të tjerë kërkojnë privilegje. Bëhet fjalë për ish punonjësit e sigurimit të shtetit dhe të përndjekurit politik gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri. 31 vite pas rënies së regjimit 3.2 % e atyre që kanë kërkuar të emërohen apo zgjidhen në poste publike, sipas Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit rezultojnë ish bashkëpunëtor. “Në total, që nga krijimi në 2017 e në mbyllje të vitit të pestë të punës, janë verifikuar gjithsej 2.189 kandidatë përpara emërimit / ngritjes në detyrë, si edhe kandidatë për t’u zgjedhur…
Qarku i Vlorës ka kriminalitetin më të madh në Shqipëri. Sipas statistikave zyrtare nga raporti i prokurorit të përgjithshëm, për vitin 2021 përqindjen më të lartë të koeficientit të kriminalitetit e ka Vlora me 1509 për 100,000 banorë, e ndjekur nga Lezha me 1382 për 100,000 banorë. Ndërsa qarku i Tiranës i cili ka popullsinë më të madhe dhe përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063, duke u renditur në vend të katërt pas Vlorës, Lezhës dhe Kukësit. Ajo që bie në sy, është ulja e nvelit të…