Author: tirana

Epidemiologu Erion Dasho akuzoi Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik se nuk janë të besueshëm në lidhje me pandeminë, duke e quajtur organ qesharak. I ftuar në emisionin Debat në A2CNN, Dasho u shpreh se ISHP prej kohësh ka pushuar së qeni një institut i mirëfilltë shkencor, që të japë rekomandime të bazuara mbi evidence. “Rekomandimet e OBSH mirëpriten nga vendet që kanë dobësi në institutet e tyre përkatëse. Nëse flasim për Shqipërinë, ku ISHP prej kohës ka pushuar së qeni një institut i mirëfilltë shkencor, që të japë rekomandime të bazuara mbi evidenca, dhe ku komiteti…

Read More

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka finalizuar me sukses një operacion policor të koduar “Account”. Në kuadër të tij u vu në pranga 1 shtetas, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit: – F. A., 54 vjeç, banues në…

Read More

Ofensiva ruse kundër Ukrainës ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas OKB-së çmimet e ushqimeve kanë arritur në mbarë botën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas njoftimeve të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe të Bujqësisë (FAO) indeksi përkatës është rritur nga shkurti në mars të këtij viti me 12.6%. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta që po vazhdon ka shkaktuar “një valë tronditëse” në tregun botëror të ushqimeve, tha FAO. Ukraina dhe Rusia janë vende të rëndësishme në të cilat kultivohen grurë, misër dhe luledielli. Po ashtu Ukraina është furnizuesi më i…

Read More

Një propozim shumë i bukur dhe i ëmbël ka ndodhur në Malin e Zi, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Podgoricës dhe Buducnostitka, në një moment gjyqtari bëhet protagonist i sfidës dhe bën veprimin e pazakontë për një fushë basketbolli. Arbitri Stefan Vukoviç ndërpreu gjithçka teksa loja ishte në zhvillim dhe i’u afrua basketbollistes së Podgoricës, Violeta Lazareviç duke u gjunjëzuar para saj dhe me një unazë në dorë, i propozoi asaj për martesë. Një video e shpërndarë e cla tregon momentin emocionues është bërë virale, e cila lumturoi jo vetëm ata që ishin në sallë por përcolli gëzim dhe…

Read More

Sporti është një nga fushat e super paguara, ku sportistët më të spikatur kanë fitime marramendëse. Për shembull, Michael Jordan është një nga atletët më magjepsës të të gjitha kohërave dhe përveç asaj q= ai dhuron në parket, kjo u vërtetua edhe një herë kur seria e përbashkët e dokumentarëve ESPN/Netflix The Last Dance numëroi dhjetëra miliona shikues anë e mbanë botës. Popullariteti madh ndërkombëtar që ka krijuar Air Jordan, e ka kthyer ikonën dhe markën në një brand absolut, ndërsa e kanë shdnërruar Jordanin në një miliarder dhe atletin më të paguar të të gjitha kohërave. Një gjë e tillë…

Read More

Sipas Meteoalb, territori i vendit tonë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira të lehta. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30…

Read More

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin. Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve. “Presioni mbi shërbimet…

Read More

Ministri i Jashtëm i Rumanisë Bogdan Aurescu në një takim me ministrin Bujar Osmani nga Shkupi tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre drejt BE-së.Rumania është mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Lufta në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është integrimi evropian si garantues i fuqishëm për të gjithë kontinentin. “Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim këtë ndarje. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur…

Read More

Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare. Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave.Top Channel ka marrë disa të dhëna pranë ERE, sipas të cilave janë 55-65 mijë familjarë që mund të marrin faturën e energjisë me çmimet e rritura. Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, nëse miratohen ndryshimet e reja, një familje që do të…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka dhënë një intervistë për CNN me gazetaren e njohur Christiane Amanpour. Përderisa fliste dhe i përgjigjej pyetjeve të gazetares, diçka e papritur ka ndodhur. Presidentes i është ndalur rrjeti i internetit dhe intervista është ndërprerë. “U ngri lidhja”, tha Amanpour, duke vazhduar me informacione të tjera që nuk lidheshin me Kosovën. Megjithatë, Presidentja Osmani foli për disa minuta lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë. Ajo po ashtu ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte Ministër i Informatave në qeverinë e ish-presidentit Slobodan Millosheviq. Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe krimet…

Read More

Turqia është ende duke punuar në organizimin e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të enjten ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për kanalin turk të lajmeve NTV. “Ne e dimë se temat kritike do të vendosen në nivel lideri, kështu që ne do të përpiqemi t’i bashkojmë liderët,” tha ai.Cavusoglu tha se Turqia vazhdon t’i qaset negociatave me “optimizëm të kujdesshëm”, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit të krimeve të supozuara të luftës në Bucha dhe Irpin, të cilat “ndikuan negativisht në proces”. “Imazhet çnjerëzore nga rajone si Bucha dhe Irpin,…

Read More

Shtetet e Bashkuara nuk e marrin lehtë mundësinë që Rusia të kërkojë të përdorë një armë bërthamore taktike në Ukrainë, ndërsa Moska vazhdon të përballet me vështirësi në fushën e betejës, tha të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns. “Duke pasur parasysh dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur ushtarakisht deri më tani, askush prej nesh nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e paraqitur nga një mjet i mundshëm ndaj armëve bërthamore taktike ose armëve bërthamore me rendiment të ulët”, ai tha në komentet publike në Institutin e…

Read More