Sporti është një nga fushat e super paguara, ku sportistët më të spikatur kanë fitime marramendëse. Për shembull, Michael Jordan është një nga atletët më magjepsës të të gjitha kohërave dhe përveç asaj q= ai dhuron në parket, kjo u vërtetua edhe një herë kur seria e përbashkët e dokumentarëve ESPN/Netflix The Last Dance numëroi dhjetëra miliona shikues anë e mbanë botës. Popullariteti madh ndërkombëtar që ka krijuar Air Jordan, e ka kthyer ikonën dhe markën në një brand absolut, ndërsa e kanë shdnërruar Jordanin në një miliarder dhe atletin më të paguar të të gjitha kohërave.
Një gjë e tillë shihet edhe në një raport të fundit të publikuar nga “Sportico”, një platformë dixhitale që mbulon industrinë sportive prej 500 miliardë dollarësh. Sipas saj, fitimet e karierës së Jordanisë, të rregulluara me inflacionin, arrijnë në 2.62 miliardë dollarë, me një pjesë të madhe të këtyre parave që vijnë nga pagesat e vazhdueshme të licencës nga Nike. Në vitin fiskal të përfunduar më 31 maj 2021, gjigandi i veshjeve sportive me bazë në Oregon shiti mallra me vlerë 4.7 miliardë dollarë nën markën Jordan, me fitimin vjetor të MJ që arrin në më shumë se 100 milionë dollarë sipas vlerësimeve nga Forbes.
Jordan nuk është i vetmi basketbollist në top 10, me trashëgimtarin e tij LeBron James renditet i 7-ti me fitime në karrierë prej 1.17 miliardë dollarë. Është interesante se tre lojtarë të golfit u renditën në top 5 në listën e Sportico-s, me Tiger Woods të vetmin atlet përveç Jordanit që ka arritur pragun e 2 miliardë dollarëve. Superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë gjithashtu në top 10, së bashku me Roger Federer, Floyd Mayweather dhe Michael Schumacher, i cili u plagos në një aksident tragjik me ski në 2013 dhe gjendja aktuale mjekësore e të cilit nuk dihet për publikun.
