Pushtimi që po vazhdon i Rusisë në Ukrainë po i dëmton të gjithë në mënyra të ndryshme. Së pari dhe më kryesorja është numri i viktimave të luftës. Barra emocionale po shtrihet përtej kufijve të Ukrainës, siç u demonstrua edhe gjatë një transmetimi live të enjten në CNN. Gazetarja Brianna Keilar filloi të qante ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga Lviv për fëmijët e prekur nga lufta. Many Russians don't believe the pictures of these kids killed in Ukraine during the invasion are real. CNN's Brianna Keilar names the children who had their futures taken. pic.twitter.com/rHlnNeHWPM— CNN (@CNN) April 14, 2022 “Qeveria…
Author: tirana
Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona pasi janë kapur me drogë të llojit kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrethi”, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, arrestohen…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i cili u qëllua me armë zjarri më 15 prill të vitit 2005 nga persona të panjohur. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Enverin e vranë pas shpinës, në liri. “Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.” Më herë, Haradinaj është shprehur se është e vërtetë që disa shqiptarë vepruan, por që vëllai i tij…
Teksa ka marrë para pak ditësh detyrën si kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë edhe vendimet e para në krye të saj, duke shkarkuar nga detyra Altin Shabaj, administrator në njësinë administrative Postribë dhe Gjovalin Drragjati, administrator në Dajç. Sipas ligjit, administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Pasi është njoihur me vendimin për t’u shkarkuar nga detyra që mbante me firmën e Bardhit, Gjovalin Darragjati ka reaguar përmes një reagimi në rrjete sociale, ku deklaroi se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi…
Modelja e njohur Beniada, ishte për disa ditë në Itali dhe mori pjesë në emisionin Tiki Taka nga Piero Chiambretti. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Beniada tregoi se i dridheshin këmbët, por ishte eksperiencë shumë e bukur. Ndër të tjera tha se pas përfundimit të Big Brother VIP, Beniada tha se po i merr gjërat me ngadalë. Beniada: Jam shumë e lumtur, është një periudhë shumë e bukur për mua pas Big Brother. Më kanë ftuar te një nga programet më të vjetra në Itali ku flasin për sportin dhe kam bërë fotoshooting. Ishte hera e dytë…
Shkencëtarët po paralajmërojnë botën se shumë shpejt mund të përballen me një virus tjetër. Bëhet fjalë për virusin Zika, që në vitin 2016 shkaktoi alarm botëror, me mijëra foshnje që lindën me dëmtime në tru, pasi nënat ishin infektuar gjatë shtatzënisë. Nëse një grua preket nga Zika ndërkohë që po pret fëmijë, mund të dëmtohet zhvillimi i bebit, duke shkaktuar mikrocefali (kokë e vogël) dhe dëmtim të trurit. Zika përhapet nga pickimi i mushkonjave Aedes, që gjenden në Azi dhe kontinentin amerikan, përveçse në zonat ku është shumë ftohtë. Shkencëtarët amerikanë thonë se një mutacion i vetëm i virusit është…
Roma ka bërë një paraqitje të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme duke shuar përfundimisht makthin Bodo/Glimt në stadiumin “Olimpik”. Verdhekuqtë arritën një fitore me “poker” golash, duke demonstruar edhe njëherë se janë një favorit potencial për të triumfuar në Conference League, e cila do të luhet në “Air Albania”. Megjithatë, para finales së Tiranës ka edhe një pengesë të vetme, e cila quhet Leicester, skuadër me të cilën kryeqytetasit e drejtuar nga Jose Mourinho do të përballen në fazën gjysmëfinale. Fillimisht ishte Abraham ai që kaloi kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 5-të për i lënë më pas stafetën Nicolo…
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, vlerësoi popullin e tij për vendosmërinë që kanë treguar që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt dhe për marrjen e “vendimit më të rëndësishëm të jetës së tyre, atë të luftimeve”.Në fjalimin e tij të natës, Zelensky u tha ukrainasve se ata duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus, kur pushtuesit “na dhanë maksimum pesë” ditë. Rusia do të rrisë numrin dhe shtrirjen e sulmeve me raketa ndaj objektivave në Kiev në përgjigje të sabotimit në territorin e saj nga forcat ukrainase, raporton Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.…
Mbrëmjen e djeshme, disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në afërsi të fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi. Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar se është duke ndërmarrë veprime. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, foli për “Gazetën Express”, ku deklaroi se deri tani nuk dihet nëse të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë apo i Kosovës. Po ashtu, ai garantoi se të shtënat nuk lidhen me ndonjë rast policor. “Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë…
Gjetjet e një studimi britanik janë befasuese për sa i përket performancës seksuale të burrave dhe grave bazuar në profesionin e tyre. Sondazhi u krye nga kompania britanike e lodrave epike Lelo, e cila u kërkoi 2000 burrave dhe grave në Mbretërinë e Bashkuar të thoshin disa gjëra për jetën e tyre seksuale. Cili profesion duket se ka performancën më të pasur epike? Në radhë të parë janë fermerët, të cilët duket se bëjnë seks më shumë se gjithë të tjerët. 33% e tyre thonë se bëjnë seks të paktën një herë në ditë, ndërsa 67% thonë se performanca e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Niklës në Fushë Krujë, ku është qëlluar me breshëri arme në drejtim të një mobilerije. Burime bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me automatik drejt mobilerisë në pronësi të shtetasit Myslym Karaj. Ky i fundit ka shkuar për të hapur dyqanin mëngjesin e sotëm, kur ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë. Menjëherë është njoftuar policia, e cila po kqyr të gjitha provat në vendin e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se Karaj nuk ka pasur konflikte të mëparshme, që mund…
Përmbaruesi i arrestuar nga policia është identifikuar si Fatos Alimadhi dhe rezulton se është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar. Fatos Alimadhi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Më konkretisht, mësohet se një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Por kur ndërron jetë një person në një situatë të tillë, kredinë supozohet që ta mbulojë siguracioni i jetës, mirëpo Alimadhi u bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit, madje pa i lajmëruar. Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan po ashtu penalisht në gjendje të lirë…