Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në një konferencë me mediat për deklaratat që kanë qarkulluar se mund të ketë arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit. Sipas Berishës, “këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor”.Pyetje: Mediat raportojnë se në takimet që Lulzim Basha ka zhvlluar ka theksuar se po bën gjithë përpjekjet për të shtyrë Kuvendin e 30 prillit dhe sipas mediave gjatë kësaj kohe do të ketë arrestime brenda Komisiont të Rithemelimit, e pas kësaj Basha do rikthehet fuqishëm. A keni një koment lidhur me këto deklarata?Sali Berisha: Gjërat duhet t’i shohim në…
Author: tirana
Një aksident automobilistik ka rezultuar fatal për një 20-vjeçar shqiptar në Itali. Nga ajo që thuhet në mediat italiane, viktima është identifikuar si Kaizer Alizoti. Ai ishte duke udhëtuar me një motorr kur fatkeqësisht u përplas me një furgon, çka i mori edhe jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos. Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident. Dëmtimet e marra ishin aq të rënda sa as mjekët që shkuan për ta ndihmuar nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria. Ndërkohë, policia…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Ngjarja ndodhi të hënën në rrugën e Kavajës, ku një i panjohur i është futur të riut në makinë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të vijojë rrugën duke i thënë se do ta vriste. Rreth një orë më pas, i riu ka mundur të shpëtojë nga pengmarrësi, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të kriminelit, raporton ABC. Studenti 20-vjeçar ishte duke pritur një mikun e…
Ka ka përfunduar seanca për marrjen në pyetje ndaj Lefter Kokës. Koka ka dhënë të gjitha deklarimet e tij përballë prokurorit Dritan Prenci, lidhur me procedurat e dhënies me koncesion të inceneratorit të Fierit. Kujtojmë se Koka akuzohet se ka marrë nga shoqëritë tregtare që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij.
Një person është gjetur i mbytur këtë të premte në bregdetin e Durrësit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Lagjen numër 1 të qytetit Bregdetar, pranë shëtitores Taulantia, ku trupi i pajetë është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës. Deri më tani nuk dihet akoma asnjë informacion në lidhje me gjininë apo identitetin e viktimës. Uniformat blu ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e viktimës.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ësht% duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, ku po i jep disa përgjigje direkte për akuzat e kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, Berisha thotë se Edi Rama nuk mund të bëjë dot pazare me të dhe as të tallet e të tërheqë zvarrë opozitën. “Çfarë e shty Ramën të organizojë një kongres të tillë, jo kërkesat e qytetarëve dhe problemet e shëndetit. E shtynë ineteresat e klaneve mafioze të drogës. Interesat e klaneve të drogës. Çfarë e shtyn tjetër Ramën të ecë në këtë drejtim? E shtyn tmerri që ka nga opozita…
Ish kryeministri Sali Berisha e ka sulmuar sërish sot Prokurorine e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK, duke e quajtur “pjellë e PS”. Sipas Berishës, retorika e Ramës gjatë Kongresit të PS ndaj SPAK ishte se “e dua në burg Berishen dhe ne djall opoziten”. “Përveç kësaj, Kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-s, aty nuk u caktuan killer që do lanin hesapet me kundërshtarët e klanit qeveritar, aty u përzgjodh SKAP-i, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje e dyshim se po abuzohej duke e quajtur SPAK-un si SPAK i partisë, u gjetën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur Edi…
Një zjarr ka rënë në një shtëpi në Kombinat para pak minutash. Mesa mësohet, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka lëndime në njerëz. Zjarrfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se rasti po hetohet.
Qeveria ka mbledhur 30 miliardë lekë më shumë të ardhura krahasuar me 1 vit më parë . Kjo bëhet me dije në raportin e publikuar nga Ministria e Financave, i cili i referohet 3-mujorit të parë të vitit, janar-mars. Me anë të një postimi në “Facebook”, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri publik edhe grafikun e të ardhurave totale të periudhën janar-mars 2022 në Shqipëri. 139 miliardë lekë janë të ardhurat që janë mbledhur nga Qeveria këtë tremujor. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tretë të vitit 2022, arritën në rreth 117.1 miliard lek. me një realizim…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar sot një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të ri. Balla kërkon që Konferenca e Kryetarëve të thirret më 29 prill, me rend dite fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit, për të cilën propozojnë datën 4 qershor. Në shkresë thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj, duke qenë që Ilir Metës…
Në një qytet shqiptar të quajtur dikur “Qyteti Stalin’ për nder të diktatorit sovjetik Jozef Stalin, dhjetëra avionë të prodhuar nga sovjetikët dhe Kina ndryshken në ajër të hapur në një bazë ajrore ish-komuniste, disa me goma të shfryra, të tjerë të mbuluara me pluhur. Vendi që tani quhet Kuçovë, po transformohet në një bazë ajrore moderne të NATO-s, një simbol i zhvendosjes së Shqipërisë drejt perëndimit dhe një pikë e rëndësishme ushtarake në Evropë, ndërsa Rusia po bën luftë në Ukrainë. Projekti i rinovimit u ra dakord në vitin 2018 nga shteti ballkanik dhe NATO, e cila tashmë ka…
ARRSH ka njoftuar devijimin e rrugës nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas përgjatë një javë në datat 15 prill deri në 22 prill në fashën kohore 22:00-06:00 të mëngjesit, më kuadër të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtimi Rruga Mbikalimi TEG”. Në njoftim thuhet se mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës. Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”. Mjetet e rënda e…