Romantizmi është tashmë një element zhdukjeje, pasi herë pas here konsiderohet dobësi në karakterin e një personi. Nëse i përkisni kategorisë së njerëzve, shigjetat e dashurisë së të cilëve nuk ju trembin, por, përkundrazi, mbani “pendët tuaja me push” për të fluturuar lart në çdo moment të ditës, shenja e mëposhtme do të jetë shpirti juaj binjak dhe do të mishërohet më elemente më romantike se çdo anëtar tjetër i zodiakut . Edhe e gjithë kjo deri në atë masë sa që asnjë grua nuk mund ta divorcohet lehtë. Ata mund të betohen dhe bëhet fjalë pikërisht për Dashin. Edhe…
Author: tirana
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Europa nuk mund të zëvendësojë naftën dhe gazin rus. Ai është shprehur se Europa nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të përdorë energjinë ruse. Putin gjithashtu ka paralajmëruar pasoja ekonomike të forta në rast se do të përpiqen të zëvendësojnë furnizimin e tij me naftë dhe gaz. “Një zëvendësim për Europën thjesht nuk ekziston”, ka thënë Putin. Nga ana tjetër liderët në Europë po bëjnë përpjekje për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse.
Buxheti i shtetit ka mbledhur më shumë ta ardhura në tre muajt e parë të këtij viti. Në total janë rreth 248 mln euro. Efektin kryesor e ka dhënë rritja rekord e çmimeve e shënuar sidomos gjatë muajit mars. Një litër karburant arriti në nivele rekord duke u shitur deri në 270 lekë për litër. Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve shënuan shtrenjtimin më të madh në dy dekada ndërsa inflacioni kërceu në 5.7%. Treguesit fiskal të ministrisë së financave tregojnë se gjatë periudhës janar-shkurt –mars buxheti i shtetit ka arkëtuar 139,2 mld lekë ose 30 miliard më shumë nivel…
Koloneli Oleksandr Motuzianyk, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha të premten se bombarduesit rusë me rreze të gjatë goditën qytetin e rrethuar të Mariupolit. “Më 14 prill, dy bombardues të rëndë strategjikë rusë Tu-95/-160 kanë lëshuar raketa lundrimi duke goditur territorin e Ukrainës nga Krasnodar Krai i hapësirës ajrore të Federatës Ruse,” tha ai. “Gjithashtu për herë të parë që nga fillimi i agresionit të armatosur, bombat u hodhën nga një bombardues me rreze të gjatë Tu-22M3. Ky sulm ajror u zhvillua, duke goditur Mariupolin”. Më vete, Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, tha…
Tre shqiptarë akuzohen se përdhunuan në grup një vajzë. Mediat britanike raportojnë se njëri prej tyre e rrëmbeu të renë jashtë një klubi nate, natën e parë pas lehtësimit të kufizimeve të Covid në Britani. Viktima 23-vjeçare kishte dalë për darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street kur Genti Hyka iu afrua, por ajo u largua me shoqen e saj. E reja dhe shoqja e saj u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë kur ecën në drejtime…
Është rritur sërish çmimi i tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend. Vendimi u mor këtë të premte nga Bordi i Transparencës. Bordi ka miratuar çmimin tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 235 Lekë/litri për gazoilin; 211 Lekë/litri për benzinën; “Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, thuhet…
Një aksident tragjik i mori jetën 24-vjeçares nga Kavaja, Daiana Galicaj në Itali. Kjo humbje ka shkaktuar shumë dhimbje tek i fejuari i vajzës së re. Djali ka bërë dedikime prekës për vajzën që e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës. Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë, ai shkruan: “Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në…
Pas lajmit në median gjermane “Der Spiegel” për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin në qeverinë shqiptare, Endri Fuga. “Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, thotë Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin Endri Fuga. Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise…
Media gjermane “Spiegel.de” shkruan sot se policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama “pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit në avionin e Lufthansa”. Media gjermane shkruan: “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia”. “Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt…
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku u dogj mjeti i kryeplakut të këtij fshati. Ngjarja ndodhi më 10 prill. Burime zyrtare bënë me dije se kanë zbuluar autorin e zjarrëvënies duke djegur mjetin në pronësi të shtetasit Prekë Vukaj, ndërsa bëhet fjalë për 60-vjeçaren me inicialet L.Sh. Kjo e fundit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. NJOFTIMI I POLICISE Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e…
Gjykata Apelit të Posaçëm ka vendosur për të konfiskuar pasurinë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish deputetit socialist Arben Ndoka. Rreth një vit më parë shkalla e parë vendosi të konfiskoi një pasuri prej gati 55 milionë euro të një grupi që akuzohen për shpronësimin e pronave në Shëngjin. I pranishëm në këtë seancë është edhe prokurori i SPAK Dritan Prençi.
Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale. Për ditën e Diel moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në…