Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është goditur nga Policia e Tiranës. Blutë kanë arrestuar administratorin e kësaj qendre, A.B. 29 vjeç. Qendra ndodhej në rrugën “5 Maji” dhe ishte i regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh. Por në këtë ambient ushtrohej edhe prostitucion. Lidhur me këtë hetim të koduar “Double”, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe 37-vjeçarja E.M. për veprën penale të prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Author: tirana
Këtë të premte, ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka doli para prokurorëve të SPAK-ut reth orës 10:00, ku për më shumë se 2 orë dha shpjegime mbi dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit. Në dëshminë e tij, Koka mësohet se ka hedhur poshtë çdo akuzë të bërë nga prokuroria, me pretendimin se ka zbatuar vetëm ligjin. Prokurori që ka marrë në pyetje Kokën ishte Dritan Prençi, ndërsa procesi u krye në prani të avokatëve mbrojtës të ish-ministrit. Nga sa kemi mundur të mësojmë, Koka ka treguar se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension…
Shqipëria pësoi rënien më të fortë të popullsisë në historinë e vet të njohur gjatë vitit 2021, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike dhe numri i lindjeve ra. Por rënia u shkaktua në pjesën më të madhe nga vendimi i mbi 42 mijë shqiptarëve që të emigronin. Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara të premten bëjnë të ditur se në 1 janar të këtij viti, popullsia rezidente rezulton të jetë më pak se 2.8 milionë banorë, me rënie 1.3% nga vlerësimi i popullsisë më 1 janar 2021. “Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje)…
Gjatë konferences së mbajtur për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cilësoi si banale thirrjet se SPAK duhet të hetojë personat e shpallur non grata duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra këto nga kryeministri I vendit, Edi Rama dhe ish-kreut i PD Lulzim Basha. “Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës…
Për Presidentin Ilir Meta nuk ka rëndësi se kujt forcë politike do ti përkase pasi të lërë mandatin e Kreut të Shtetit. Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se ajo që ka rëndësi është shpopullimi i Shqipërisë, pasi të rinjtë që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen dhe ata që janë kërkojnë të largohen. “Kjo është e parëndësishme për momentin dhe do të ketë rëndësinë e saj në momentin e duhur. Tema për të cilën folëm është alarmuese që reflektohet edhe në të dhëna të tjera. Sipas studimeve 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë nuk pranojnë të kthehen…
Ushtarët në pikën e kontrollit kontrolluan me kujdes pasaportat tona, më pas na e bënë me dorë. Ne ishim brenda në territorit të godinës që përdorej si seli e rezistencës kundër pushtimit rus. Telat me gjemba, minat dhe montimet e mitralozit rrethojnë ndërtesën. Ushtarë të armatosur rëndë ishin kudo, personi që do të takoja ishte një burrë me të cilin kisha folur. Kremlini do të donte të shihte Volodymyr Zelensky të vdekur dhe qeverinë e tij të zëvendësohej me një regjim kukull të instaluar nga Moska. Por gjatë 50 ditëve të kësaj lufte, rezistenca e Ukrainës ka mahnitur botën. I…
Të gjithë tek Southampton, madje dhe tifozat presin dhe luten që Armando Broja të rikthehet në formën e tij më të mirë në përballjen e radhës kundër Arsenal në kampionat, me “topçinjtë” që po e vëzhgojnë prej kohësh sulmuesin kuqezi. Brojës i mungon goli që nga sfida me West Ham në FA Cup, në të cilën shënoi një gol fantastik. Në fakt, jo vetëm Arsenal por edhe shumë skuadra të tjera duan shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare. Megjithatë, pengesa më e madhe që ekziston për klubet europiane që duan të blejnë sulmuesin mbetet Chelsea, skuadër që ka në pronësi…
Gazmend Bardhi ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Sali Berishës mbi një drekë të konsumuar mes Lulzim Bashës dhe Aqif Rakipit, i cili është përballur së fundmi me sanksione nga Thesari Amerikan. Bardhi shkruan se Berisha nuk ka komentuar sanksionet e SHBA-së për Rakipin, por drekën me Bashën duke aluduar për një bashkëpunim mes ish-kryeministrit dhe ish-deputetit gjatë procesit të Foltores. “Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por…
Gjatë një konference për mediat, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur se deputeti i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-deputeti Aqif Rakipi të cilit SHBA i ka vendosur së fundmi sanksione kanë drekuar dhe darkuar së bashku. Kjo sipas Berishës, ka qenë me qëllim që Basha ta angazhonte në koalicion me PD-në. Sali Berisha: Biseda periodike është kjo, por unë kam shprehur qartë dhe hapur mendimin tim para gazetarëve, por ndoshta nuk keni qenë ju aty. Pyetje: A jeni dakord me pretendimet e tij se ai ka blerë votat në bashkëpunim me krimin? Sali Berisha: Jam, kam qenë dhe do të mbetem gjithënjë…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi i 20-vjeçarit në kryeqytet ku është zbardhur edhe dëshmia e të riut. 20-vjeçari u mor peng të hënën në Rrugën e Kavajës, teksa kishte parkuar anash rrugës me bllokazhin e ndezur dhe po priste një shokun e tij. Por në një moment, në makinë është futur një i panjohur dhe duke i drejtuar armën i ka kërkuar të lëvizë makinën. Në dëshminë e tij në polici, i riu rrëfen se: Kisha ndaluar me makinën time tip BMW X3 në rrugën e Kavajës, përballë (….. … ….. Bank). Dyert e makinës ishin…
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan theksoi se në komunikimin me presidentin Aliyev, në kulmin e krizës së karburanteve, është biseduar mes të tjerash edhe për mundësinë e ndërtimit të një rafineri të re, për të sjellë sa më shumë investime nga Azerbajxhani në vendin tonë, sikundër edhe për të forcuar më shumë fushën e furnizimit me gaz. “Kemi folur edhe për t’u ulur së bashku me ekspertët tanë, me ekspertët azerë dhe me ekspertët turq, për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafineri të re”, tha Rama. Më tej Kryeministri shtoi se: “Ashtu sikundër kemi…
Më 7 mars, më pak se dy javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një furrë buke në Makariv, afër Kievit u godit nga forcat ruse. Në fillim njerëzit shpresonin se askush nuk ndodhej atje në momentin e sulmit. Por në fakt, në momentin e sulmit, 13 persona humbën jetën. Nëntë ditë pas sulmit në furrën e bukës, forcat ruse vranë disa civilë ndërsa po prisnin në radhë për bukë në veri në Chernihiv. Qyteti ishte nën bombardimin e forcave të shumta dhe më vonë i rrethuar nga forcat ruse, por për sa i përket ushqimit nuk kishte asnjë dyshim që qytetarët…