Author: tirana

Paraditen e sotme, një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen muzeale të Gjirokastrës. Sipas policisë, flakët e zjarrit kanë shkrumbuar banesën e shtetasit S.M.,në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër. Dyshimet paraprake janë se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila kaprobleme të shëndetit mendor. Policia njofton: Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M. Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nuk ka persona të dëmtuar.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kashar, ku për pasoë një 57-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet F. N., rreth 57 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë. Policia njofton: Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

“Vendi ka nevojë për opozitë dhe të orientohet nga e ardhmja”, ky ishte mesazhi që ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf tha për ‘luftën’ që po zhvillohet brenda PD, ku një person ‘non grata’ si Sali Berisha tenton të vendoset në krye të partisë. Nga Korça, ambasadori Zingraf tha në një intervistë për Report Tv se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe ligjërisht të pastra para se të zgjedhë udhëheqësin e saj dukë lënë të kuptohet se duhet pritur edhe vendimi i Apelit lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës që miratoi statusin e Berishës. Zingraf tha…

Read More

Dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit janë kapur nga Policia e Spanjës, e cila u sekuestroi gjithashtu 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës. Nga ky operacion i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë. Ms të prangosurve rezulton të jetë edhe një shtetas shqiptar, i cili konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për vitin 2021. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia. Ky rrjet i shkatërruar tashmë nga policia spanjolle ishte përgjegjës jo vetëm për futjen…

Read More

Sipas asaj që shkruan “BBC”, zyrtarët e qytetit të Mariupol janë shprehur se forcat ruse kanë nisur të zhvarrosin trupat e Madje, ata nuk po lejojnë banorët që të përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Nga Ukraina thonë se ekzistojnë 13 krematoriume të lëvizshme në Mariupol dhe dyshimet e autoriteteve janë se pushtuesit po përpiqen të fshehin krimet e tyre të luftës. BBC nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet, por shtatë javë bombardime të pamëshirshme ruse, uria dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mijëra viktima në Mariupol.

Read More

Televizioni shtetëror rus, “Rossiya 1”, ka thënë gjatë një transmetimi se Lufta e III Botërore sapo ka filluar. Gazetarja Olga Skabeyeva u tha shikuesve se ofensiva e përshkallëzuar mund të quhet me plot gojë Luftë e III Botërore. “Ne patjetër që po luftojmë kundër infrastrukturës ushtarake të NATO-s, edhe pse jo drejtpërdrejt me aleancën. Kjo duhet pranuar”, tha Skabeyeva. Kjo deklaratë sipas medias britanike Mirror, vjen pasi u bë e qartë nga Moska se ka humbur një agjent të inteligjencës në Ukrainë, duke i dhënë një goditje të madhe spiunazhit elitar të Kremlinit. Kapiteni Alexey Bogomolov, i regjimentit të 25-të…

Read More

Pas letrës për largim nga detyra, flet administratori i Postribes, Altin Shabaj. Ai shprehet se letra i ka mbërritur përmes një shoferi të dërguar nga kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, ndërsa vete kryebashkiaku nuk ka denjuar që se paku t’ja komunikojë drejtpërdrejtë vendimin. “Dje u njoha me shkresën nga kryetari. Ishte një shkresë që duhet të largohesha, pa njoftim paraprak. Një vendim i pritur, kur bashkinë e merr një forcë tjetër politike. Por shkresë pa njoftim, pa pasur burrni me të dhënë se; nuk do punojmë bashkë. Sa i përket Njësisë Administrative Postribë, për PD ka pasur rritje votash, dhe…

Read More

Këtë të premte, një shtëpi që ndodhet në Sarandë dhe një lokal në qytetin e Himarës janë sulmuar të cilave u kanë thyer xhama e dritare. Burime pranë policisë bëjnë me dije se të dyja kanë qenë në pronësi të dy grave të cilat kanë bërë denoncime në polici. Policia njofton: Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë,…

Read More

Vajza e këngëtarit Sabian Medini, i njohur ndryshe si Sabiani, Keisi Medini, njihet për foto e saj seksi në rrjetet sociale, duke u shfaqur shpesh provokuese. Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungonë as postimet me babin e saj, me të cilin ka një raport shumë të mirë. Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem.” “Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”-…

Read More

Uniformat blu në qytetin e Gramshit kanë arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij. Shtetasi i arrestuar u identifikua me inicialet E.P. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.” Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

“Dimri” pritet të na vizitojë sërish javën e ardhshme. Duke filluar nga pasditja e të hënës, temperaturat në Shqipëri do të zbresin me disa gradë, madje nëpër parashikohen edhe reshje dëbore. Sipas asaj që konstaton “Windy”, dita më e ftohtë e javës së ardhshme do të jetë e marta, ku në Ersekë temperaturat pritet të ulen deri në -5 gradë celcius. Megjithatë situata parashikohet të përmirësohet në fundjavë, ku pritet që të kemi një mot të mirë dhe ngrohtë. Temperaturat e ajrit, sipas sinoptikanëve, mendohet se do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Read More

Midis shumë pikëpyetjeve rreth luftës katastrofike të Rusisë në Ukrainë, një nga pyetjet kryesore ka të bëjë me tensionet në rritje midis presidentit rus Vladimir Putin dhe shërbimeve të tij të sigurisë dhe ushtrisë. Lufta filloi kur Putin mbajti para kamerave një takim të këshillit të sigurisë, në të cilin ai poshtëroi Sergei Naryshkin, shefin e shërbimit të inteligjencës, për entuziazmin e pakët që ai po tregonte për pushtimin. Dy javë më vonë, ndërsa forcat ruse po përballeshin me shumë humbje dhe me një rezistencë të papritur nga ukrainasit, Putin vendosi në arrest shtëpie 2 gjeneralë të Shërbimit Federal të…

Read More