Një aksident automobilistik ka rezultuar fatal për një 20-vjeçar shqiptar në Itali. Nga ajo që thuhet në mediat italiane, viktima është identifikuar si Kaizer Alizoti. Ai ishte duke udhëtuar me një motorr kur fatkeqësisht u përplas me një furgon, çka i mori edhe jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos. Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident.
Dëmtimet e marra ishin aq të rënda sa as mjekët që shkuan për ta ndihmuar nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria. Ndërkohë, policia italiane po rindërton skemën e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
