Author: tirana

Ministria e Drejtësisë paralajmëron shtim të kontrollit ndaj profesioneve të lira në kuadër të masave për parandalimin e pastrimit të parave. Po ashtu, pjesë e nismës është edhe gjurmimi jashtë kufijve i transaksioneve të dyshimta. Lufta kundër pastrimit të parave do të thellohet përmes ndjekjes së transaksioneve të dyshimta e letër-prorosive me partnerët e huaj, por edhe përmes shtimit të kontrollit në vend veçanërisht sa i përket profesioneve të lira. Zëvendësministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni ka paraqitur këtë të mërkurë plan-veprimin e Qeverisë në luftën kundër pastrimit të parave, i cili parashikon një seri ndryshimesh ligjore, gjurmim në kohë reale…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED. Sipas KPA, Islamaj është shkarkuar padrejtësisht, dhe se në të treja kriteret, pasuri, integritet dhe profesionalitet, ka rezultuar se është i pastër.

Read More

Leku po vijon edhe këtë javë të fitojë gradualisht terren ndaj Euros në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro zbriti përsëri poshtë nivelit të 121 lekëve dhe u këmbye me 120.98 lekë. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro/Lek që prej fundit të muajit janar. Kursi i këmbimit së Euros jo vetëm që e ka tejkaluar goditjen që mori në fillim të muajit mars, por tashmë po u afrohet sërish niveleve rekord që shënoi në fund të vitit 2021, kur preku vlerat më të ulëta të…

Read More

Gianluigi Buffon ka mbërritur në moshën 44-vjeçare, mirëpo portieri që tashmë aktivizohet në Serie B me Parmën nuk e ka ndërmend të ndalet. Madje, ish-gardiani i Juventusit së fundmi thekson se nëse Italia kualifikohej në Botëror, ai do të ishte gati për t’iu përgjigjur trajnerit Roberto Mancini, ndërsa shtoi se e meritonte të ishte pjesë e kombëtares. “Nuk e di nëse Mancini do të më grumbullonte për në Botëror, ndoshta jo. Por, besoj se nëse do të ishte çështje meritash, atëherë unë e meritoja grumbullimin. Megjithatë, e di që bëhen edhe shumë vlerësime dhe ka prioritete të tjera duke i…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot teksa në një seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i i disa projektligjeve, ndërkohë që në axhendë theksohet se është kërkuar një interpelancë nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj Rendi i ditës së sotme:Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 12.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi iditës është si më poshtë vijon:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 11.04.2022.(Neni 44,…

Read More

Luftimi i Ukrainës kundër agresionit rus nuk është vetëm në fushën e betejës, por edhe në fushën ligjore. Në të gjithë këtë vend të shkatërruar, po mblidhen dëshmi dhe prova për një qëllim që mund të vijë vetëm shumë kohë pasi armët të heshtin, që është drejtësia ndërkombëtare. Hetimet po drejtohen nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, e emëruar dy vjet më parë si gruaja e parë që mban këtë detyrë. Ajo pa zhvarrosjen e një varri tjetër masiv këtë javë, nën një kishë me kube ari në Bucha, ku u zbuluan mëkatet më të errëta, 10 viktima…

Read More

I-sh mesfushori i njohur kolumbian i Napolit dhe Real Madrid në vitet ’90, Freedy Rincon ka humbur jetën. Ish-futbollisti pësoi një aksident tragjik ditën e hënë, ndërsa po udhëtonte me një fuoristradë së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja tragjike ndodhi në një kryqëzim në qytetin e Cali, në Kolumbi, ku mjeti në të cilin ishte 55-vjeçari u përplas nga prapa prej një autobusi të linjës urbane. #ReporteEntérateCali Así fue el aparatoso accidente de tránsito en la calle 5ta con 34 en el que conducía el exfutbolista Freddy Rincón y se estrelló contra un bus del MIO. pic.twitter.com/udBFbwXtWj— Entérate…

Read More

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë një krizë botërore për ushqime. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dëshiron ta parandalojë këtë krizë së bashku me BE-në. Kjo është pothuajse e pamundur. Ukraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës. Nëse arat në Ukrainë nuk punohen tani, nuk do të ketë korrje dhe eksportet e grurit përmes porteve të Ukrainës do të mbeten të bllokuara për shkak të luftës, situata për shumë shtete dhe zona krize do të bëhet shumë kritike. Sipas drejtorit të…

Read More

Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajërore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 25 km/h…

Read More

Pak pas mesnatës së sotme, rreth orës 01:15, një makinë tip “fuoristradë u gjend e djegur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”. Sipas policisë, automjeti që është konstatuar duke u djegur ka qënë pa targa. Njoftimi i policisë: Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

Read More

Bllokohen shitjet e importuesve të vajit të lulediellit për furnizimet e reja. Bordi i transparencës të çmimeve të shportës për këtë javë mbajti të pandryshuar çmimet e shitjes të vajit të lulediellit në 321 lekë për litër, ndërsa importuesit pohojnë se për muajin prill çmimi i vajit të furnizuar nga Hungaria arriti 400 lekë për litër. Aktorë të tregut ngrenë shqetësimin se çmimet e tregjeve të huaja nuk po ndiqen me rigorozitet nga bordi i transparencës, me arsyetimin se në tregun e brendshëm po tregtohen furnizimet e muajit të kaluar, që janë blerë me çmim më të lirë. “Bordit i…

Read More

Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj ka bashkuar forcat me reperin Lyrical Son për këngën e radhës. Ata kanë publikuar pasditen e kësaj të mërkure, projektin e ri muzikor me titull “Ndalma”. Kënga është shkruar nga të dy artistët, ndërsa për pak minuta pas publikimit, ka arritur në mbi 20 mijë shikime. Kujtojmë që kënga e fundit që Albani ka lancuar ka qenë ajo e para 3 muajve, “Spektatore”, ndërsa Lyrical Son së bashku me MC Kreshën, publikuan në janar albumin “Muzikë e Alltisë”.

Read More