Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa vendi prej 24 shkurtit po përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit.
Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid, shkruan Sky News.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes”.
