Author: tirana

Drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo ka deklaruar se ka votuar gjithmonë Partinë Demokratike, edhe kur nuk ka qenë pjesë organike e kësaj partie. Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Garo foli për besimin që ka ajo te partia më e madhe opozitare dhe se si është të drejtosh komunikimin e kësaj partie, në një kohë aspak të qetë për këtë forcë politike. Teksa u pyet se përse Berisha edhe pse nuk është kryetar i PD, ulet në vendin e kryetarit, Garo tha se doktori mbart respektin, vlerat dhe meritën për t’u ulur…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka krijuar zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike. Drejtoresha e Komunikimit të ‘Foltores’, Floriana Garo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku shkruan “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike!”. Nga një vëzhgim i shpejtë krahasues, duket që kjo nuk është zyra që ka pasur në përdorim ish kryetari i partisë, Lulzim Basha. Ndërkohë që më herët, vetë Berisha ka deklaruar se do të kishte një zyrë të vetën në selinë blu. “Zyra ime do të jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar”,…

Read More

Nga Bardhyl Reso Pavarësisht kontributit të vyer të z. Pëllumb Xhufi si historian sidomos për periudhën e mesjetës, për fatin tonë të keq, si shumë shqiptarë e shumë historianë, as ai nuk i ka shpëtuar dot indoktrinimit komunist. Ky fenomen del më në pak sidomos kur ata merren me interpretimin e ngjarjeve historike të Shqipërisë në mënyrë të veçantë ndërmjet dy luftërave botërore. Si është e mundur që një personalitet i historiografisë shqiptare si z. Pëllumb Xhufi, të krahasojë një kriminel të popullit çeçen, Ramzan Kadyrov, që tradhtoi dhe kauzën e babait të tij në luftën kundër gjenocidit rus, një…

Read More

Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja në Greqi që detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija mes minjve, buburrecave dhe skamjes. Shqiptarja ka rënë në prangat e policisë në fillim të muajit prill, pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti i saj grek me te cilin jetonin të ndarë. Ai u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij 2 dhe 3 vjeç pasi 6-vjeçari është nga lidhje e mëparshme e shqiptares. Shqiptarja u dënua me tetë vjet burg pa lirim me kusht, me akuzën e ekspozimit të të miturve…

Read More

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit pas deklaratave të lëshuar nga Flamur Noka i cili tha se bashkimi i demokratëve po pengohet nga Enkelejd Alibeaj. Teksa pyetej nga gazetarët për këtë tematikë ai tha se demokratët duhet të bëhen bashkë për të mundur regjimin e Edi Ramës. Nga ana tjetër Pampuri shprehet se Flamur Noka po gënjen dhe mashtron në emër të deputetëve të PD-së. Sipas Pampurit, çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos…

Read More

Gazeta Express ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj 14 zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin e njohur “Pika 2”, nën dyshimet për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria pretendon se rreshteri policor R.K., ka qenë në dijeni se vartësit e tij janë duke pranuar shuma të ndryshme të parave në formë të ryshfetit, por i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në drejtim të ndalimit të kësaj veprimtare, përkundrazi është përfshirë edhe vetë në ndarjen e shumave të parave. Prokuroria Speciale pretendon se rasti…

Read More

Teksa reperi Gjiko po përballet me akuza të shumta pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur, bashkëshortja e tij, Elita Rudi ka treguar se është në mbështeje të burrit të saj. Mediat kosovare kanë publikuar vazhdimisht detaje për ngjarjen e abuzimit seksual të ndodhur disa vite më parë ku reperi akuzohet se ka droguar dhe më pas ka përdhunuar një vajzë, ndërsa thuhet se ekziston dhe një video. Theksojmë sedyshja Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve. Por moderatorja ka preferuar të mos reagojë publikisht për këtë skandal. Ajo…

Read More

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare. Sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 2019 lekë për litër që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 18:00. Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i…

Read More

Dosja e gjykimit ndaj ish-gjyqtarit të kushtetues Fatos Lulo u rikthye sot për hetime të mëtejshme pranë SPAK-ut nga Gjykata e Posaçme. Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi gjyqtarja paraprake, Flora Hajredinaj është shprehur se hetimi i bërë deri më tani ka shumë mangësi. Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se vetëm pak muaj më parë, SPAK i sekuestroi pasurinë gjyqtarit Lulo, pasi nga deklaratat dhe të dhënat që ai ka paraqitur nuk e justifikon atë. Në sekuestron e vendosur nga SPAK ndaj tij u përfshi një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në Kryeqytet.

Read More

Qeveria ka vendosur që të rrisë çmimin e energjisë elektrike për një kategori të familjeve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj. “Kryeministri nuk e ka thënë të pasur dhe të varfër, nuk mund t;’i ndajmë kështu. Nuk kemi ndonjë synim që ti klasifikojmë kështu. Kryeministri i referohet personave që konsumojnë më shumë energji. Ne po bëjmë një studim se sa kilovat orë i duhet familjeve normale për të konsumuar.…

Read More