Qeveria ka vendosur heqjen e biletave fizike në transportin urban ndërqytetas dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe vendimi.
“Do ndalem një prej vendimeve të rëndësishme që prekin transportin, është projekti për disa ndryshime dhe shtesa të VKM për përcaktimin e rregullave për prodhimin , shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta të transportit rrugor. Kjo sjell disa risi, ku hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes e-transport” u shpreh Balluku.
